5 rregulla për të qënë i/e lumtur.

Laidi Ferruni
123al
Published in
3 min readNov 9, 2017

1. Urrejtja prodhon vetëm emocione negative.
Mos ushqe një emocion që është plotësisht i panevojshëm për ty. Mos urrej, thjesht duaj më shumë. Fokusohu tek e gjithë dashuria që është e disponueshme për ty në këto momente.

2. Mos u shqetëso.
Një pjesë e madhe e gjërave që ndodhin në jetën tonë, janë eventualitete të cilat nuk janë në dorën tonë. Në cdo situatë dhe cdo moment që ka potencialin të krijojë shqetësim, bëji këtë pyetje vetes. A mund të bej dicka për ta përmirësuar këtë situatë? Nëse po, vepro, nëse jo, atëher mos u shqetëso për dicka që nuk është në dorën tënde për të ndryshuar. Një shëmbull i thjeshtë i kësaj është moti. Nëse moti është i keq sot, a ke mundësi të bësh dicka për ta ndryshuar? Përgjigjia është jo, sigurisht, atëher fokusohu në atë çfarë mund të kontrollosh, si psh. cfarë mund ta bëjë këtë ditë më të bukur.

3. Dhuro më shumë.
Dhe këtu nuk flasim për dhurata apo për objekte materiale. Shumë ekspertë botëror dhe njerëz të arritur bien dakort në këtë pikë, që një nga sekretet e jetës është të bësh dhe të japësh sa më shumë. Në shoqëri, në familje, tek ato që kanë nevojë etj. Sa më shumë fokusohesh të japësh dhe ti shërbesh dickaje më të madhe se vetja, aq më shumë do zbulosh se sa i/e lumtur mund të jesh. Edhe një pikë shumë e rrëndësisshme ama. Të japësh duke pritur dicka në këmbim, nuk quhet dhënie, quhet shkëmbim. Bëj dhe jep më shumë dhe mos prit asgje në këmbim.

4. Ki më pak pritshmeri.
Të kesh më pak pritshmëri do të thotë të besosh që në fund të ditës vetja jote është burim më se i mjaftueshëm për lumturi. Të presësh që të tjerët të sillen në një mënyrë të caktuar, të presësh që jeta të jetë më e thjeshtë, të presësh që shefi të të jap një bonus, të presësh që dikush të ta shprehi dashurinë në atë mënyrë specifike që ti do etj. Të gjitha këto janë pritshmëri të pa nevojshme dhe të dëmshme për psikollogjine e brëndshme. Mëso të presësh vetëm nga vetja dhe do zbulosh një botë surprizash dhe kënaqësish që nuk mund ti provoje më parë. Kur mëson të presësh vetëm nga vetja, atëher cdo gjë që ndodh përgjatë ditës tënde është thjesht një dhuratë e bukur që ta bën ditën akoma edhe më cilësore.

5. Jeto thjeshte.
Edhe Ajnshtajni e ka thënë shumë qartë. Nëse do të jesh i lumtur, bëj një jetë të thjeshtë dhe modeste. Nuk është filozofi shumë e vështirë, por megjithatë shumica nuk e kuptojnë. Shumica mendojnë që të jesh i lumtur duhet të arrish x ose y, që duhet të kesh makina luksoze, që duhet të kesh një shpi luksoze, që duhet të jesh milioner etj. Kjo është shumë larg nga e vërteta. Lumturia nuk vjen nga gjërat materiale dhe nga arritjet, por nga mënyra se si jeton jetën dhe psikollogjia që i ushqen mëndjes tënde. Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm, shumë mirë, por mos haro që nëse objektivi që ke është të jesh i lumtur, ka shumë mënyra më të thjeshta për ta arritur atë.

Ju pëlqen ky artikull,

Ndajeni me dikë që ka rëndësi për ju!

--

--