Ëndërr

Vincent Van Gogh.

U zgjova nga ëndrra në mes të natës,

Nuk di se cfarë pashë,

Më duket një portret.

Të ishe vallë ti?

Dhe unë që kisha menduar se të harrova.

Në mes të nates,

Midis portretit tënd dhe pamjes time të zgjuar,

Nuk dija kë të besoja.

Ti nuk duhej te vije,

Sepse unë kisha vendosur që të harroj.

Por ëndrra nuk e njihte harresën,

Ajo po e sfidonte arsyen.

Ti fitove,

Por unë nuk e pranoj këtë.

Të paktën sa jam zgjuar,

Në ëndërr bëj cfarë të duash.

A. Fetoshi

Like what you read? Give Albana Fetoshi a round of applause.

From a quick cheer to a standing ovation, clap to show how much you enjoyed this story.