Rri e vështroj
Aug 29, 2017 · 1 min read

Se si njeriu poshtëron njerinë.
Ndonjëherë edhe çuditem,
Vërejë gra të lodhura nga shtypja jo vetëm klasore.
Në skenat e inskenuara për barazi gjinore
Turma gënjehet,
Beson në barazi nën dritat e kamerave që servojnë përfaqësim.
E ajo poshtërohet përditë,
Nga burri që beson se di më shumë.
Nga fakti se nuk ka punë
Sepse dikush e la pa të.
Shoh luftën e turmës dhe vdekjen e turpit
Ku i dobëti shtypet e barazi nuk ka.
E megjithatë ajo qëndron e fortë,
Është bota ajo që duhet të trembet.
