Të bashkuar do ti ndalim

Nga historia e dimë se regjimet sa here që ndodhen në panik, bëhen të pamëshirshëm duke i dhënë goditjet e fundit madje edhe duke mos zgjedhur mjete. Që nga momenti kur u bë e ditur se rezistenca qytetare kishte filluar ti ndalte marrëveshjet e dëmshme për asociacionin dhe demarkacionin dhe kur u pa se kesaj qeverie shtypëse po i vinte fundi filloi një trysni e pararë ndaj subjektit më të madh opozitar Lëvizja VETËVENDOSJE!. Prej momentit të hyrjes në mënyrën më të dhunshme në objektin e subjektit më të madh opozitar ku u arrestuan mbi 100 aktivist politik nën tytat e armëve, me të vetmin qëllim që ta arrestojnë aktivistin me politik Albin Kurtin, sepse me ketë qëllim mendonin që ta shuanin zërin kundërshtues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e deri te burgosja e fundit e aktivistëve gjoja për sulm ndal kuvendit, rast i montuar për ti përsekutuar aktivistët e opozitës. Ata donin ta ndalnin zërin opozitar. Ai zë opozitar nuk u ndal asnjëher, as nuk u ndalën aktivistët të cilët vazhduan me organizim te protestave e mobilizim në terren, nuk u ndal as zëri i Albinit i cili shkruante nga burgu I Dyzit, burg në të cilin është dashur të ishin pushtetarët të zhytur në krim e korrupsion.

Rasti i fundit i humbjes tragjike të jetës së Astrit Deharit është kulmi i këtij regjimi. Si ka mundësi që një aktivist politik vdes në burg dhe tash e sa ditë askush nuk jep përgjegjësi për këtë rast. Madje kemi deklarata kontradiktore të institucioneve shtetërore lidhur me rastin. Duke pasë parasysh që kemi deklarata të tilla kontradiktore për një rast kaq tragjik, këto institucione e kanë humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë qytetare.

Angazhimi politik mbi 10 vjet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u ka vështirësuar jetësimin e projekteve të dëmshme për Kosovën pushtetarëve, e deri në ndalimin e e këtyre të fundit , pra asociacionin dhe demarkacionit. Sigurisht që këto dy marrëveshje, pra jetësimi I tyre, do të ishte garancë e qëndrimit të tyre në pushtet, prandaj e kanë të vështirë të heqin dorë prej tyre, prandaj po duan që ti jetësojnë ato, dhe si pasojë e kësaj po kemi nje terrorizim të pashoq të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sidomos viteve të fundit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! u tregua e vendosur që ti ndal marrëveshjet dhe njëmend arriti që ti ndal ato, ndërsa regjimin në pushtet e kapi një panik i pararë.

Por fundja, të gjitha regjimet të tilla janë kur fillojnë të bien. Po vije dita e clirimit nga ky regjim, te gjithë njerëzit po rreshtohen kundër tij.

Të bashkuar do ti ndalim. Të bashkuar do ta shpëtojmë vendin.

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.