Java diplomatike e Ministrit të Jashtëm Bushati: stabiliteti në rajon nuk duhet kërkuar në kurriz të demokracisë

Ministrat të Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendeve kandidate, Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn

Në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, Gymnich, që u zhvillua në Maltë, Ministri Bushati shprehu mbështetjen e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE-së për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe evidentoi kontributin dhe qasjen parimore të vendit tonë në përballjen e këtyre sfidave.

Nën dritën e përshkallëzimit të situatës në Maqedoni, Ministri Bushati vuri theksin mbi nevojën për një prani të shtuar të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe për një qëndrim koheziv të vendeve anëtare mbi mënyrën e tejkalimit të krizave të demokracisë në rajon. “Një qasje e tillë do të kontribuonte në kapërcimin e tensioneve, të shkaktuara nga rezistenca ndaj reformave që lidhen me sundimin e së drejtës. Sundimi i ligjit nuk mund të sakrifikohet në altarin e stabilitetit.”

Ministri Bushati diskuton mbi Procesin e Berlinit me organizata të shoqërisë civile të vendeve të rajonit

Ndërsa hedhim hapa drejt integrimit Europian, kam kënaqësinë të konstatoj se Procesi i Berlinit i ka dhënë një shtysë të re bashkëpunimit rajonal.

Gjatë tri viteve të fundit kemi shtrënguar duart më shumë se më pare, kemi mënjanuar disa nga nga stereotipet e së kaluarës dhe kemi filluar të bashkëpunojmë përmes projekteve të përbashkëta të ndërlidhjes. Shpresojmë se këto përpjekje do të sjellin prosperitet për qytetarët tanë dhe do ta ndryshojnë Ballkanin Perëndimor nga një rajon i copëzuar në një rajon të ndërlidhur dhe funksional.

Procesi i Berlinit ka potencialin të ofrojë një vizion afatgjatë të zhvillimit strategjik të rajonit, gjë që shkon përtej mandateve tona politike.


Intervistë e Ministrit Bushati me Ballkanin Evropian Perëndimor: Efektet politike të Procesit të Berlinit kanë qenë të qenësishme

Ekziston një dimension politik i Procesit të Berlinit që ka sjellë angazhimin e elitave politike në rajon deri në një nivel të ri. Ne kemi demonstruar vullnetin politik dhe udhëheqjen politike në një proces që, natyrisht, ka nevojë për shpirt politik. Gjatë tre viteve të fundit, ka patur diskutime më të kujdesshme rreth bashkëpunimit rajonal dhe projekteve të përbashkëta, dhe klima e përgjithshme është më e mirë se tre vjet më parë. Por, ne gjithashtu duhet të materializojmë në terma konkrete atë për të cilën kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit. Sot kemi një pakt lidhës, por na mungojnë instrumentet financiare dhe, në disa raste, kjo është shoqëruar me mungesën e kapaciteteve absorbuese nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

BEP: Ju jeni akuzuar kohët e fundit nga qeveria maqedonase për ndërhyrje në procesin politik në Maqedoni, gjë që krijoi një problem ndërkombëtar. Cilat mendoni se mund të jenë efektet e krizës maqedonase për rajonin?

DB: Unë mendoj se kjo është pjesë e valës së propagandës me të cilën ballafaqohemi në Ballkanin Perëndimor, sepse faktet janë të mirenjohura. Ju kurrë nuk do të gjeni një fqinj më miqësor ndaj Maqedonisë sa Shqipëria. Një fqinj që kurrë nuk ka vënë në pikëpyetje integritetin territorial të Maqedonisë, as gjuhën, as identitetin e saj, siç mund të kenë bërë fqinjët e tjerë. Ne i kemi nxitur gjithmonë autoritetet në Maqedoni që të krijojnë një klimë më të mirë ndëretnike në vend, e cila është e nevojshme, jo vetëm për stabilitetin demokratik të Maqedonisë, por edhe për rrugën e saj euroatlantike.

Ne u shqetësuam nga veprimet dhe lëvizjet e fundit të aktorëve politikë në Maqedoni, të cilët janë përpjekur ta transformojnë krizën aktuale të demokracisë në një krizë ndëretnike. Në një kontekst kaq të tensionuar, ne i kemi këshilluar miqtë tanë në Maqedoni të kapërcejnë dallimet politike, të përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e Ohrit dhe Prxhinos, sepse kjo është e vetmja rrugë që mund të sigurojë stabilitet dhe prosperitet demokratik në Maqedoni.

MPJ mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, Francë, për lirimin e Ramush Haradinaj

Ministri Bushati e përshëndeti vendimin e gjykatës franceze dhe përcolli urimet vëllazërore për të gjithë popullin e Kosovës duke u shprehur se: “Drejtësia vonon, por nuk harron! Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.

MPJ e konsideron vendimin si një fitore të të vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kane synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit.


Tuzi Komunë më vete

Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati me përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi
“Përfitoj nga rasti të uroj të gjithë shqiptarët në Mal të Zi për këtë arritje dhe shpreh besimin se ata do të dëshmojnë përgjegjësinë e duhur për të garantuar suksesin e kësaj komune të re”.

Një diskutim konstruktiv me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së gjatë vizitës së tyre vjetore në vendin tonë

Mes pyetjeve u ndje ankthi ivendeve anëtare që të shohin sa më parë zbatimin e reformës në drejtësi, si e vetmja rrugë që i siguron vendit stabilitetin demokratik që kërkojnë qytetarët tanë. Vetëm përmbushja e angazhimeve tona, të marra në menyrë konsensuale në korrikun e kaluar, dhe zbatimi i Vetting-ut, do ta rikthejë Shqipërinë në binarët e një pozite të favorshme në rajon dhe kundrejt partnerëve tanë strategjikë.

Dita e hapur mbi mundësitë për të studiuar jashtë vendit për të rinjtë e qytetit të Gjirokastrës

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro
“Nisma e lavdërueshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila këtë herë u zhvendos në qytetin e dijës dhe urtësisë, Gjirokastrën, nuk synon që t’i privojë vendit mendjet e saj, por pas akumulimit të eksperiencave në universitetet më prestigjoze botërore, ky grup studentësh ekselentë të rikthehen në vendin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.”

Java diplomatike e Ministrit të Jashtëm Bushati: stabiliteti në rajon nuk duhet kërkuar në kurriz të demokracisë

Nga Drejtoria e Diplomacisë Publike — Të gjitha materialet mund të gjenden lehtësisht në faqen web dhe kanalin You Tube të MPJ, Twitter, Facebook, Instagram dhe Flickr.

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.