Era Istrefi në Sony Music, e cila kishte kontratë dhe me Michael Jackson

Këto ditë jemi informuar se këngëtarja nga Prishtina, Era Istrefi, iu është bashkangjitur produksionit të njohur muzikor Sony Music & Ultra. Pa dyshim që ky është një sukses, për një artist nga Kosova që synon tregun botëror. Menaxhmenti i Era Istrefit, që udhëheqin kompaninë “Nesër” kanë nënshkruar kontratë me Sony Music & Ultra për të realizuar albumin e saj të parë, në vlerë prej 1.5M dollarë. 
 
Era Istrefi, ka pasë 3 ofertues për të bërë kontratë me ta: Sony Music & Ultra, Island Records dhe Republic Records sipas Intv.al. Kjo e para me një çmim të majmë, e cila i ka shtyrë menaxhmentin të nënshkruajnë menjëhërë atë. 
 
Por e kam një pyetje, 
menaxhmenti i Erës, a janë këshillue me dikë për këtë kontratë? 
 — Ne kemi disa artistë me prejardhje shqiptare që kanë kontratë me kompani muzikore të inqizimit të albumit dhe të promocionit në UK apo Amerikë.

A është i informuar mirë se s’i funksionon tregu i muzikës jasht, duke mos përfshirë humbjen e integritetit të artistit, vlerat dhe moralin e njeriut (artistit) qe nënkupton shitjen e shpirtit për sukses dhe famë. 
 
Këngëtarja Kesha, së fundi ka pasur problem me këtë kompani, e cila dëshiron të largohet nga kontrata që ka me këtë kompani, të cilën shumë këngëtarë të famshëm i kanë dalë në mbrojtje asaj, si: Taylor Swift, Lorde, Lovato… me mbishkrimin “FreeKesha”.
Michael Jackson në vitin 2000/01 ka pasë probleme me Sony Music për shkak të konfliktit të interesit në shitjen e Albumit. […]. 
 
Dhe nëse hyjmë në konspiracion, Era asht e vetmja në Kosovë që do t’a promovojë Illuminatin, me kontratë.

Ps. 
Më e suksesshme do të ishte në Republic Records. Dhe më mirë i kish’ ra me nejt në tregun shqiptar. Shpresoj t’a shijojë këtë eksperiencë të re.

Pyetje: 
Sa dijmë ne shqiptarët për Tregun e huaj muzikor? — Jemi ne njohës të mirë, e dimë se ç’na pret, apo i hyjmë qorr-sokakut le të del ç’të del.

Burimet:
- Intv
- RollingStone
- Collective-Evolution
- Michael Jackson

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.