Per ça bohet hiphop-i?

Neper intervista qe jane shfaqe ne televizionet tona, kena degjue repere te cilet thone se bojne “real hiphop”. Masa asnjehere nuk e ka kuptue se cilet jane “real”, dhe cilet jane “fake”. Kur thom masa, kam fjalen ata qe nuk degjojne hiphop muzike. Kam parasysh, ne vendin tone hip-hop’i pelqehet vetem nga te rinjte.

Ata qe e percjellin kete rryme te muzikes jane te fascinuar jo vetem nga instrumentali qe e degjojne. Percjellesit e vertete te hiphop-it, jane ata qe analizojne çdo fjale, duke e pyete veten “ku e ka qite kete fjale?, kujt?, per ke?, per ç’arsye?, perveç tjerash percjellin stilin e veshjes, stilin e te folurit, menyren se si arriti suksesin etj.

Hiphop-i asht sub-kulture qe ka nise ne Amerike ne vitet 1970. Ajo ka nise ne rruge. Ne vitin 1986, kur reperi RUN DMC, beri nje kange per patiket/atletet e tij te preferume adidas, me kangen e quajtun “My adidas”, atekohe hiphopi u komercializua. Kompania Adidas, percolli nejen e tij dhe me pas nenshkroi me te nje kontrate, per ti bere reklame asaj. 7 vjet me heret, me 1979, grupi “Sugarhill Gang” kur bene kangen “ Lincoln Continental and sunroof Cadillac,” atekohe ishte e pamendueshme nga reperet, te benin kontrate me brende te famshme. Por qe me vone reperet u vetedijesuan, çdo emen qe lancohej ne muzike nga ta mendohej si para/perfitim. Pra e benin muziken dhe tekstin dhe çdo gje per te shitur nje produkt te caktuar.

Po hiphopi shqip?

HipHop-i shqip, rralle e hiq, ka pase perkrahje nga brendet ne vend. Ne tekstet e repereve degjojme qe permendin fjale te brendeve te huaja dhe nganjehere dhe ato te vendit, por qe nuk i sjellin perfitime financiare.

Ne vitin 2006, grupi nga peja “Eki-Nox” publikon albumin “Dark”, te cilet ben nje kange te quajtun “Birra e pejes”. Dyshoj, ata me shume e ben per krenari qe vendi i tyne ka pije, se qe asht’ pague financiarisht. Grupi Eki-Nox nuk asht’ aktiv me.
Mc Kresha ne vitin 2010 publikon albumin e tij “Patikat e mija”, ku ne ballinen e albumit ka nje pale atlete “Nike”. I cili sigurisht nuk asht’ financue nga ky brend i huaj.
Getoar Selimi i cili asht’ njani prej njerezve qe njohin me se miri industrine ne vend, ka shume kang ne te cilat ne tekstet e tij permban brende te njohura 
Gucci, Loui vuitton, Versace, Prada”. Sigurisht, nuk paguhet nga keto brende, ai i perdore per luks. Dhe shume repere te tjere. E shume videoklipe nga artiste shqiptare qe permbajne ne vete reklame falas per brende te njohura boterore. Por nuk dua te ndalem ketu, shkrimin per videoklipe ndoshta ne nje shkrim te radhes.

Kush ben Fake hiphop? dhe kush real hiphop?
Real hiphop cilesohet çfaredo qe e shpreh ne kanget e tua, e qe ti e posedon ate dhe e jeton ate. Dhe çfaredo qe pretendon se e ke, e ne te vertete nuk asht’ ashtu siç e thua, ti je fake/fallc. Te rrefej jeten reale ne nje kenge, dhe te mos perfitoj artisti asgje, nuk ia vlen. Askush nuk e ben kete.

Sipas meje ne hiphop nuk ka fake dhe nuk ka real. Te gjithe qe hyjne/jane ne industri luftojne qe te mbijetojne ne skene. Hiphop-i ka lind me gjana qe nuk i ka, por me kohen i ka bere. Dhe pothuajse çdo repere qe ka thene gjana qe nuk i ka para 2–3 viteve, sot i ka. Te rinjte duhet te bejne art, dhe perfitim.

Ju duhet te keni parasysh, hiphop-i asht’ muzike. Muzika asht’ art. Arti shitet. Shitja te ndihmon per me mbijetue. Bej ate qe don me bo’. Mos u ndal ne ate qe s’e ke.

Show your support

Clapping shows how much you appreciated Kremtim Selimi’s story.