Stupcat godasin fort
Skeçet e fundit nga grupi Stupca, te shfaqura ne televizionin KTV, me 31 Dhjetor, goditen fort nje pjese te caktuar njerezish, por jo te gjithe. M’u ata qe i percjellin dhe qeshin nga foret qe i bejne Stupcat, ata i goditen.
Ka vite qe nje skeç humoristik nuk ka goditur kaq forte shoqerine shqiptare. I gjithe ky reagim vije sepse mendohet se kjo video me titull “Plani strategjik” eshte nje realitet. Dhe per t’u bere me serioze, reagoi shoqata OVL, disa veteran, njerez qe mbrojne interesa te caktuar etj. Ne reagimin e tyre, kjo shoqate thote se ne kete skeç te realizuar nga grupi Stupca nuk asgje te vertete me UÇK-ne.
Dhe ne, njerezit e thjeshte, sikur filluam te besojme se ketu ka diçka te vertete. Por mbase ne e kishim gabim. Dhe une e dija, e verteta nuk mund te thuhet brenda 12 minuteve, dhe e verteta nuk mund te vije ne nje skeç humoristik.
Humori permban dashamiresi dhe thumbim njekohesisht qe godet nje te mete, por nuk e lendon ate.
[Ne dijeni se je i informuar ne lidhje me keto skeçe, nuk i pershkrova se per çka behet fjale ne keto video.]