Viktima te patriarkalizmit jane edhe meshkujt

Viktima te patriarkalizmit nuk jane vetem femrat, por edhe meshkujt.

Kampanja “#takebackthenight” e hapi nje debat jo shume te permendur ma heret. Kur po i lexoj komentet e ndryshme nga femrat, po me duket sikur nuk jam tu jetu ne Kosove. Gjendjen te cilen po e pershkrujne po doket me i ngjasu nje kohe te egër lufteje, ku çdo mashkull i sheh femrat si cope mishi dhe i versulet atyre.
Po shpresoj qe kjo gjendje te jete pak ma e rritun se ajo realja, se nese eshte e vertete, atehere duhet nderrmar diçka urgjentisht.

Po e verej edhe nje tendence me i fut te gjithe meshkujt me nje thes. Nje fushate sa sensibilizuse aq edhe atakuse ne te njejten kohe. Çdo mendim ndryshe ndaj kesaj edhe menjeher futesh si “mashkull i flliqt” i cili spo e len rahat. Kjo eshte gabim.

Edhe nje gje po harrohet me u permend, qe viktima te patriarkalizmit jane edhe meshkujt. Madje edhe meshkujt paragjykohen e refuzohen shpesh per arsye tejet banale.
Qysh si femije, meshkujt mesohen me u bo “burra” e mos me qajt kur rrezohen e lendohen. Qysh ne momentin qe fillon me ece pak, e qet ne oborr edhe ja gjun nji top me lujt, tu e cilesu topin/futbollin si diçka mashkullore.
Kur vdes dikush e qan nje mashkull, krejt i thone “Bonu burr, mos qaj”.
Pra, me çdo kusht provohet me u ndrydhe emocionet te meshkujt, e me i shendrru ne makina, njerez te pandjenja.
Ma merr mendja pse ka ndodhe kjo. Historikisht meshkujt kane marr pjese ne luftera, e per te qene luftetar, duhesh me qene i forte, si fizikisht si emocionalisht. Andaj vazhdimisht eshte investu ne keto politika qe meshkujt me i shenderru ne robota te pandjenja, makina te lutes, e femrat me i bo vetem qenie riprodhuese.

Sot, edhe prej femrave cilesohet si i dobet kur nje mashkull qan. Po krejt njerezit nuk jane te njejte. Dikush eshte ma sensitiv se tjetri. Njerez jemi te gjithe, dhe te gjithe kemi nevoje me u dorezu para botes se eger, e me qajt me u çliru.
Kur nje qift ece rruges,zakonisht femra apo rrin ne anen e majt te mashkullit apo te dashurit. Shume pak raste gjen te jete e kunderta. Pra, burri ne anen e djathte, gruaja ne te majten.
Por, edhe kjo praktike eshte produkt i patriarkalizmit.
Ne Angline mesjetare kane fillu me ece keshtu. Kjo ka ndodhe per shkak qe mashkulli me pas gjithmone krahun e djatht te lire, ne menyre qe nese ndodhe nje duel i papritun, me pas mundesi me nxjerr shpaten leht prej milli.
E dashura ne krahun e majt, e krahu i djatht i rezervum per shpaten.
Kjo praktike eshte percjell me vite. Kete mundemi me pa edhe tek filmat Western. Kaubojet doren e djatht e kan pas ne gjendje gadishmerie per me nxjerr pistoleten. Kjo u trashegu edhe ne kohen moderne, por tash pa arme. Ka.mbet vetem si ‘ligj i pashkruar” qe te ecet qift ne ate menyre.

Zakonisht femrat zgjedhin dhe terhiqen ma shume nga meshkujt ma te gjate se ato. Ne Kosove, nje vend konservator e patriarkal, shume rralle gjen qifte jo proporcionale ne kete drejtim. Femra me qene ma e gjate se mashkulli. Ne vende te zhvillume has pak ma shume ne kesi raste, edhe pse gati se gjithkun eshte njejte. Mbase edhe eshte ligj i natyres.
Nese rastesisht ndodhe me u lidh nje qift i tille, atehere menjeher pasojne fjalet : E paska mar per pare, per letra, kumedit çka ka bo kjo femna qe e ka mar burrin kaq t’keq..etj etj.

Por, saher qe e shoh nje mashkull shume te gjate duke ia qit krahun te dashures ma te shkurte, disi me doket sikur ai po e cileson ate sikur trofe, sikur prone te veten. Sikur qe e ka nxane, edhe e ka blloku me krah, duke thene qe kjo eshte e imja. Edhe ne kete rast femra cilesohet si prone e dikujt, e jo qenie e pavarur.

Kam pare debate te ndryshme se si nje femer eshte refuzu per shkak te mbipeshes. Jane mbledhe grate feministe duke e kritiku mashkullin per shkak se nuk e ka vleresu per nga karakteri, por per nga dukja fizike. Ai mashkull eshte zhvesh nga çdo cilesi njerezore per kete gjest.
Por, a kish mujt me ndodh reagimi i njejt me rastin e kundert ?
Nese nje mashkull refuzohet nga nje femer per shkak te mbipeshes apo gjatesise, ajo thot “Nuk eshte tip i imi” edhe ketu perfundon debati. Respektohet mendimi i saj qe i pelqejn meshkujt me trup te mire e te gjate.
Ekziston nje hipokrizi ketu.
Meshkujt refuzohen e perbuzen per dite veç pse jane te plote e te shkurte, e askush nuk e ben te madhe kete pune. Jo gjithe meshkujt doken si Leonardo Di Caprio.

Kultura Hollywoodiane prezenton per çdo dite aktore te pashem e me trup te mire dhe keshtu vendose standarte te veshtira per tu mberri nga te gjithe meshkujt.
Femrat per çdo dite postojn fotografi te djemve te pashem, duke e adhuru pamjen e tyre, e ne anen tjeter thojne qe ne nuk mundemi me u doke si Angelina e duhet me na pranu ashtu qysh jemi.
Pra, edhe ketu meshkujt jane viktima te patriarkalizmit, bashke me femrat te cilat e “luftojne” kete.

Levizja feministe ka qene nje levizje imperative per kohen. Ka qene e domosdoshme per fitimin e te drejtave te barabarta. Kur e analizon, e sheh se ne nje kohe femrat nuk kane pase te drejte vote, e sot pozita e tyre eshte permiresuar shume.
Kam bindjen qe levizja feministe ka fillu me deviju, dhe luften per barazi gradualisht po e shtyen drejt luftes gjinore.
Nje shoqe feministe me tha se djemt kur kan femra shume, llogariten si Don Zhuana e ne te vertete eshte debill, e kur nje femer ka pase shume djem, cilesohet si “kurve”. Me tha se ne nuk duhet me u cilesu ashtu, por duhet me u cilesu te barabarte, njejte.
Por ajo harroj me permend se ate mashkull e konsideron debill, e knej po don me u bo e njejte.
Per mendimin tim, nje djale qe lun me femra shume, ai nuk duhet me u cilesu si i “ forte” por si njeri i pa arsyeshem, madje as njeri nuk i kisha thone.
Nje djale qe luan me femra nuk duhet me u respektu. Por fatkeqesisht has ne shume raste kur ata ne fund perfundojn me femrat ma te mira,e ne fakt ata ishin dashte me u ndeshku per kete. E kam nje bindje qe femrat shkojn mas atij djali qe ka pase femra te bukura. Ketu ekziston nje gare e nenvetedijshme mes femrave.
Ndersa nje djale qe ska pas femer kurre, rralle her pranohet mire ne shoqeri. Zakonisht cilesohet i dobet. Por ne fakt ai ka vendose me e prit te duhuren e jo me eksperimentu me çdo kend.
Dikush tjeter eshte ma i turpshem dhe heziton me bo hapin e pare, dhe keshtu cilesohet si i dobet nga femrat.
Edhe ketu meshkujt jane viktime e patriarkalizmit.

Por eshte nje e vertete e madhe, qe disa meshkuj kane nevoje per ma shume edukim. Ngacmimet, ndjekjet e femrave jane shume gjeste te uleta. Duhet me u mesu me i respektu femrat, se tek e fundit edhe ata kane motra dhe nuk dojne qe me i ngacmu dikush ato.
Pa mare parasysh se çka veshe, duhet respektu vendimi i saj, ani pse shume prej neve munden me na u doke te pa hijshme.
Fatkeqesisht une kam pa femra ne Red Light District ne Amsterdam qe jane ma te veshura se sa disa femra te shtuneve mbrema. Nganjehere po kalohen edhe kufinjet e arsyes. Kete nuk e them vetem une. Por kete e pranojne edhe vet ato femra, me vet faktin qe kur martohen ose bejne te dashur, ato vendosin me u veshe ma ndryshe per me u doke ma serioze. Me nje menyre e pranojne qe disa gjana kane qene te pa hijshme.
Kur ne mbramje tane kohen del me e reklamu trupin atehere eshte e pritshme qe meshkujt me te dashte per trup e jo per karakter.

E mira e te mires eshte me respektu njeri tjetrin, me dashte njeri tjetrin. Njerez te pa edukate qe leshojne llafe ne rruge ka pase gjithe. Kjo u ndodhe edhe meshkujve. Me keta duhet me u punu ma shume.

Nuk bon me i fut gjithe me nje thes. Njoh femer qe i ka dal prej qefi simpatia veç pse ia ka pa patikat e zhytuna. Por ka edhe te tilla qe i kan qendru besnik burrit edhe pse ai i ka humb gjymtyret ne aksident.
Poashtu edhe meshkujt. Ka te tille qe tradhtojne edhe pse jane te martuar e me femije, por edhe te tille qe jep gjithçka per nje femer.
Kjo teme eshte shume e gjate dhe ka shume per t’u diskutu.

E sa i perket nates. Une si djale 25 vjeçar tutna me dale vet naten vone, e leje mo nje vajze atraktive.
Kjo eshte bota ne te cilen jetojme, e mire apo e keqe, gjithekund eshte njejte. Veç se te na dukshem je ma i/e sigurt,

Duajeni njeri tjetrin miq. Veç me dashni mundemi me shpetu boten

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.