Exhibition “Light of Freedom” in Zurich,February 2016
Ekspozita ime ne Cyrih ishte nje eksperience e jashshtezakonshme.

****FJALIMI IM NE EKSPOZITE*********
Dua të them se jam i lumtur që gjindem këtu dhe më pëlqen të them që Zvicrra ka lindur me artin,pasi që jo vetëm se në ktë vend kan lindur dhe kan dhënë më të mirën e tyre disa nga emrat më të mëdhenj te artit siç jan Paul Klee,Max Bill,Sofie Tauber,Pia Fries etj…,por kan pranuar dhe kulturat e popujve tjerë duke i mirepritur ato ne menyrën më të mirë të mundshme,dhe unë mendoj se kjo natë është një shembull mjaft i mirë i asaj që sapothashë.Siç e dime se një numër i madh i Shqipëtarëve jetojnë në ktë vend të mrekullueshëm,unë jam krenar që jam Shqipëtarë dhe natyrisht se mundohem që vendin tim ta prezantoj në mënyrën më të mirë të mundshme.Me ekspozitën time po mundohem ta ndaj mesazhin tek njerëzit se pa mar parasysh se ku jeton mund ta shohim dritën dhe ta ndjejmë lirinë brenda nesh,edhe kur të gjitha rrugët janë të bllokuara,ne nuk duhet të dorëzohemi,ne mund të luftojmë,mund ta ndërtojmë një rrugë dhe mund të jemi inspirim për gjeneratat që do të vijnë.Do të doja shumë që të ketë evente te ngjashme më shpesh jo vetëm unë si fotograf por gjithashtu edhe artist të tjerë të fushave të ndryshme sepse Shqipëria ka me të vërtetë një pasuri Kulturore dhe Historike.Shpresoj që mund ta gjeni veten në fotografitë e mia pasiqë ato janë bërë plot me passion,dashuri dhe emocione.
Falenderoj Zotin që na bëri të mundur ta jetojmë dhe shijojmë ktë moment të mrekullueshëm.Një falenderim special për prinderit e mi dhe gjith familjes për dashurine, mbeshtetjen e pandalshme dhe besimin e vazhdueshëm ne mua.Falenderoj poashtu dy xhaxhallarët e mi që kanë qenë nje inspirim i vertetë për mua.Një falenderim special për vëllaun tim i cili është një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj në botën e artit tim që kam bër deri më tani,ai është modeli pothuajse në të gjitha fotografitë e mia.Gjithashtu dua të falenderoj të gjith shoqerise,mbeshtetesit per besnikerine e tyre.Padyshim një falenderim i madh për grupin e mrekullueshem Brezi Yne,për eksperiencën e mrekullueshme dhe ndihmën e tyre.Poashtu falenderoj organizaten Rainca per donacionin e dhënë.Perfundimisht falenderoj Qendrën Kulturore të Kosoves që na bëri të mundur të prezantoj punimet e mia këtu me ju.Falenderoj Digitalbin dhe Albinfon.Dua ta mbyll fjalimin tim me një thënje nga Jimmy Dean “Nuk mund ta ndryshoj drejtimin e erës,mirepo mund ta drejtoj lundrimin tim që çdoherë të arrij destinacionin e duhur”.
Zoti ju bekofte.
Traileri i ekspozites





















