AIESEC in Albania
Aug 31, 2018 · 3 min read

Keni dëgjuar mbi programin Global Talent nga AIESEC por do të dini akoma më tepër? Dëshironi të njiheni me fakte dhe përshtypje të reja akoma më interesante? Është koha për tu njohur me historinë e radhës.

Me ne ndan eksperiencën e saj në AIESEC Serma. Serma Gjeloka ka mbaruar Masterin Profesional për Mësuesi në Gjuhën Angleze në universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan. Falë Global Talent ajo bëri të mundur vënien në zbatim të profesionit për të cilin ajo kishte studiuar.

Për më tepër Serma thotë:

“Për AIESEC kam dëgjuar nga një e njohur dhe aty fillova të interesohesha për mundësitë që të ofronte kjo organizatë. Kur po shqyrtoja disa nga internshipet që ofroheshin jashtë shtetit , u ndesha me produktin Global Talent dhe një prej projekteve ishte dhënia mësim e gjuhës Angleze në Turqi. Mendova se ishte perfekti për mua dhe nuk hezitova të aplikoj. Në fakt aplikimi,intervistat,aprovimi u bënë në më pak se një javë dhe kjo gjë më habiti.

Kur shkova ne Turqi të them të drejtën kisha pak informacione mbi shkollën apo qytetin ku do të qendroja. Por gjithçka shkoi më së miri. Akomodimi ishte falas i siguruar nga AIESEC, gjë që më ka ndihmuar vërtet. Stafi i shkollës ishin shumë mikpritës dhe të sjellshëm me mua. Padyshim ambientimi në një vend të huaj në fillim është i vështirë por realisht kam njohur njerëz që më kanë ndihmuar shumë në çdo vështirësi që mund të hasja.

Gjithshtu kam patur fatin të punoj, jetoj dhe takoj njerëz jo vetëm nga Turqia por edhe nga vende te tjera te botës. Jam njohur me kultura, mendime, opinione të ndryshme dhe kuptova se sa të përbashkëta apo ndryshime kemi me njeri-tjetrin..mbi te gjitha krijova miqësi të reja.

Nga e gjithë kjo eksperiencë kam përmirësuar dhe shumë gjëra nga vetja, kuptova sa potencial kisha,u rrita profesionalisht dhe moralisht.

A ishte gjithcka e lehtë? Padyshim që jo.. A ja vlejti? Hell yeah!

Dhe sigurisht që nuk do ta lë me kaq, kam ndërmend të bëhëm pjesë e projekteve të tjera të AIESEC akoma edhe më sfiduese!

Shumë faleminderit!”

Ashtu si Serma ,protagonisti i radhës në Global Talent mund të jesh ti! Hapi drejt një eksperience të paharrueshme ndërkombëtare është vetëm një klikim larg. Apliko tani në aiesec.org!

Welcome to a place where words matter. On Medium, smart voices and original ideas take center stage - with no ads in sight. Watch
Follow all the topics you care about, and we’ll deliver the best stories for you to your homepage and inbox. Explore
Get unlimited access to the best stories on Medium — and support writers while you’re at it. Just $5/month. Upgrade