Pastrimi i mëkatëve gjat abdesit

Po, e ndjej sa herë ofrohem para ujit, dhe kur vazhdoj ti pastroj duart ndjej lehtësi, sa herë ai uj kalon nga thonjët e mi më bën të kujtoj se mëkatet që më kanë mbuluar, dëshirojnë të dalin nga unë, po kur ai vazhdon në gojën time ndjej përgojimet, flliqësirat, banalitetin që flas gjat tër ditës dhe më bën të pendohem aq thellë sa filloj ta qortoj veten, por sërisht ato kan kaluar dhe e frenoj veten nga e ardhmja, ai kalon edhe në hundën time dhe më kujton bërimat në shtëpi kur dëgjoja erëra të pakëndshme, dhe tani jam penduar por ende vazhdoj ta kujtoj të kaluarën time të idhët, kur uji përshkruan fytyren time kujtoj sexhden, kujtoj vendin ku sa herë vendos fytyrën time ndjej përkushtimin tim të plot ndaj krijuesit tim, ndjej freskin në zemër dhe vazhdoj të qaj derisa lotet e mia shterrohen, më mallëngjen dashuria për krijuesin, dhe kur arrin te veshët, kujtoj zhurmat e ndryshme, fjalët e pista dhe ato më të pagdhendurat që i kam ndëgjuar, pendohem që isha në mesin e atyre njerëzve dhe nuk i këshilloja për gjëra të mira, por u bëja bashkëfajtor i tyre, uji lagu edhe këmbët e mia dhe më bëri të kujtoj fëmijërinë time, kur vidhja gjërat që i doja, por më e keqja nga këto vidhja shtëpinë time, qokoladet, sheqerat, subhanAllah kur më kujtohen gjitha këto, athua jam kaq mëkatar i madh unë sa Allahu s’do të më falë?! sa ndryshe isha, por tek kryej obligimin para obligimit ndjej freskimin nga mëkatet, e kaluara ime bëhet e pastërt dhe pendohem në thellësinë e shpirtit tim, pendohem ashtu siç një i vogël ka nevoj për dashurinë e nënës së tij.
Uji pra, marrja abdestit, akti më fundamental i një muslimani, largon mëkatet nga çdo bir i Ademit, nga çdo gabimtar, qoftë i zi, i bardh apo i verdh, sepse të gjithë jemi krijuar nga një pikë gjaku i ngjizur, para mbretëris së tij të gjithë jemi të njejt, ajo që na dallon, janë veprat tona, prandaj pendohu, pendohu, para se të jetë bër vonë, ndje pastërtin e shpirtit tënd dhe vazhdo me vepra të mira që të jesh i dalluar tek mbretëria e tij e jo tek njerëzit, që nuk e shohin pamjen tënde të brendshme por bazohen vetëm tek fiziku, pendohu para se të ket lindur dielli nga perendimi, sepse atëherë nuk do të jepet mundësia, atëherë të gjithë do mblidhen si turma, prandaj ndjeje pastërtin e shpritit dhe arrije gradën e besimtarit të drejtë që të jesh nga ata që mëshirohen nga mëshira e mëshiruesit.
Denis Mazreku

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.