MUNIM

Sa her bjen shi nuk kom qadër, e kur nuk bjen shi normal që e kom me veti. E njejta vlen edhe për palloma, bash kur t’vyn nuk i ki me veti.
Paramendo n’ligjerata kur t’shkojnë hunt, edhe ngat teje osht ulun naj femën, çfar munimi me i ngreh hunt ashtu si zotni kadale, ani kaniher t’doket që t’pikën edhe e prek me gishta si shpejt, amo jo, s’ka kurgjo. Ton kohën tu e majt kryt si nalt që kishe mos me t’shku shumë, amo osht edhe osht inati se krejt ligjëratën e ki fokusin te huna.
Po ndërkohë e gjen ni pallomë n’xhep qe t’ka met prej vitit t’kalum, asi pallome si kore e bukës, po n’qato momente t’doket si palloma më e bukur në botë, e nxjerr si kadale që mos me ta pa tjert, edhe e zbut pak me dorë. Tash e qet te huna, edhe s’je qe i fryn hunve, po veq i ndrydh pak nalt edhe vazhdon te poshtë qe kishe krejt me i qit n’pallom, po qfar, sen s’ke bo. Pallomën n’xhep e hunt hala full, vazhdon kishe me ngu ligjëratën, se marre me nxjerr edhe niher pallomën se veq sa i fshive, pret nja 10 minuta deri sa t’bohen që me nxjerr apet, po apet njejt s’bon sen.
E në ato momente tmerri t’kujtohet oborri i shpisë, ëndërron sikur të jesh aty dhe ta pozicionosh gjoksin pak përpara e ti fryesh me sa ke fuqi, ti fryesh sikur s’po te mjafton oksigjeni, sikur je nën oqean dhe nuk po mundesh të marrësh frym dot, ti fryesh sikur është fryerja jote e fundit, ehhhh sikur të mundja…..

Show your support

Clapping shows how much you appreciated Egzon Bahtiri’s story.