Muzika shqiptare ne koncertin e Vjenes


Mediat shqiptare gjithandej po raportojne lajmin sensacional se ne koncertin e Vjenes kete vit “u luajt muzike me motivet me te bukura shqiptare” (Shqiptarja.com) Natyrisht, patriotet neper bote i dynden rrjetet sociale duke shperndare kete lajm me krenari. Keshtu arriti deri tek une. Me padurim fillova te germoj neper internet. Nese kjo ishte e vertete edhe une do te ndihesha krenare, me teper sepse me pelqen jashte mase muzika e Shkelzen Doli dhe jo thjesht sepse ai eshte shqiptar. Me sa kuptova une, ky segment ka qene pjese e transmetimit televiziv ne disa stacoine ne pushim te transmetimit live, por jo pjese e koncertit te Vjenes. Nuk e di nese gazetaret shqiptare jane kaq te afte per te kuptuar te verteten dhe aq te pacipe per ta shtrremberuar ate ne sherbim te patriotizmit, apo jane thjesht analfabete funksionale me diploma te blera qe nuk dine te dallojne therrimet nga pllaka e bukes… Turp per ata qe e ushqejne popullin me luge bosh dhe per popullin qe genjehet me te. Mjere artisti qe punon qindra ore per te perfeksionuar vepren e tij, vetem qe vlera artistike e saj te percaktohet njesoj si ajo e nje malli ne treg. Hajde karamele nacionaliste…mjafton te hash nje qe edhe ti te jesh “proud to be Albanian”


Ne videon e koncertit, Intermezzo fillon nje 38:35 dhe ne 38:44 trasmetimi nuk eshte live. Nuk me duket kaq e veshtire per tu deshifruar…