“Mining” në Kosovë

Cryptocurrency (kryptovaluta) është një nga temat me “trendy” ne boten e ICT në Kosove gjatë vitit të fundit. Po mundohem që sa më thjeshtë ti jap disa sqarime dhe ide në lidhje me këtë industri.

Për ta kuptuar kryptovaluten duhet ta sqarojmë pak valutën ne përgjithësi. Kryptovaluta nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me valutën klasike si jemi mësuar të funksionojmë ne dhe sistemi ekonomik financiar ku jetojmë. Valuta që përdorim ne, apo si njihet ndryshe FIAT është valute e centralizuar dhe e kontrolluar. Valute paraqet çdo para në qarkullim në ekonomi që përdoret për të blere një produkt apo shërbim. Ajo paraqet një vlere të caktuar varësisht nga ekonomia dhe “prodhuesi” i saj (institucioni qe e jep). Qe një kohë të gjatë, kjo valutë e centralizuar nuk është e varur nga diçka konkrete. Nuk është e varur nga rezervat e arit apo prodhimit të energjisë e as bilancit tregtar. Vlera e saj është e varur nga oferta dhe kërkesa për para.

Një pjese e vogël e të gjithë valutës botërore ekziston si valute e shtypur, bankënotë apo metalike. Rreth 95% e saj është digjitale. Është vetëm një vlere apo e dhëne ( data ) në sisteme të mëdha bankare. 
 Të gjitha këto valuta të shtypura ( kesh, cek, bankënotë te ndryshe) si dhe ato digjitale janë valuta të centralizuara dhe të kontrolluara. Ekziston një “administrator” i cili kontrollon çdo transaksion si dhe kontrollon krijimin apo shkatërrimin e këtyre valutave. Për çdo transaksion (blerje, shitje, transfer) ekzistojnë dy probleme te mëdha. Kontrollimi nga vet institucioni dhe sulmi (apo gabimi) i njohur si Double-Spending.

Kryptovalutat jane valuta te decentralizuara. Ky është dallimi kryesor. 
Egzistojne numër i madh i kryptovalutave ne botë. Numri të saktë nuk ka sepse ato krijohen dhe shuhen kohë pas kohe por janë së paku 700 lloje të ndryshme sot ne treg.

Top 10 Cryptovalutat — 16/5/2017

Kryptovaluta e parë e decentralizuar është Bitcoin. Është krijuar nga Satoshi Nakamoto (nuk ka të dhëna të sakta se a është një person apo grup njerëzish) dhe fokusi nuk ka qenë të krijoj kryptovalute por një sistem elektronik te pareve te bazuara ne Peer-to-peer teknologji. ( Napster për Muzike apo bitTorrent në filesharing). Qëllimi ishte të mënjanoj dy problemet e mëdha që shfaqen te valutat e kontrolluara: sulmet e quajtura “double spending” që bëhen në sistemet digjitale klasike bankare si dhe kontrollin nga një autoritet qendror.

Funksionimi i këtyre valutave të distribuara bazohet në një baze të të dhënave ( nëse mund të quhet ashtu) që njihet si Blockchain. Këtu mbahen të dhëna mbi transaksionet digjitale. Ato transaksione organizohen në blloqe më të vogla që në mes tyre janë të lidhura me Hashe (funksione per mappimin e të dhënave në madhësi arbitrare me ato të fiksuara). Dmth çdo bllok e njeh dhe e identifikon bllokun paraprak duke krijuar kështu një zinxhir të blloqeve prej ku edhe emri Blockchain (bllokzinxhiror).

Për ta shpjeguar këtë më thjeshte po e marr një shembull. Një grup i individëve, biznese apo institucione merren vesh për të krijuar një valute te re dhe e quajnë atë p.sh Xcoina. Merren vesh se do ta përdorin ketë valute ne mes tyre për te bërë pagesa të ndërsjella (transfere, blerje, shitje). Për çdo transfer, sistemi ( blockchain) duhet i tregoj te gjithë të involvuareve se ka ndodhur një ndryshim ne sasinë e Xcoinave te palës përkatëse. Për ta konfirmuar ketë transaksion, duhet të kryhen operacione të komplikuara matematikore. Njerëz nga gjithë bota, mund të përdorin kompjuterët e tyre për të kryer këto operacione. Nëse dikush e përfundon me sukses ketë operacion ai e validon edhe transaksionin. Si shpërblim, ai merr Xcoina. Ky proces është i njohur me termin Mining ( Mihje).

Mining (Mihja e kriptovalutave)

Për te bere Mihje, ti duhet te përdoresh kompjuterin tënd ( CPU dhe GPU) ose ASICs (Aplication Specific Integrated Circuit). Këto pajisje duhet të jene të lidhura në internet dhe të ndezura 24/7. Për shkak se çdo ditë rritet numri i përdorueseve dhe bitcoins (dhe cryptovalutave tjera), rritet edhe numri i transaksioneve. Kjo e komplikon procesin e Mihjes dhe e bën më të vështire ketë proces çdo dite e më shumë.

Edhe pse Mihja mund të bëhet për shumicën e kryptovalutave, sot bëhet kryesisht Mihje e Bitcoins dhe Etherum. Mihja e Bitcoins në vitet e fundit është bëre aq e komplikuar saqë nuk ia vlen te merresh me Mihje si individ. Shpenzimet për blerje të pajisjeve dhe energjisë elektrike janë më të mëdha se fitimi. Sot më së shumti Mihje ne Bitcoins bëjnë kompanitë e mëdha qe kane ne dispozicion me mijera ASICsa ( AntPool, Bitfury, F2Pool etj qarkullojnë miliona euro duke bere Mihje.) 
 Për ndihme dhe sugjerime se cilën Kriptovalute ia vlen te behet Mihje, përdore portalin www.whattomine.com.

Mihja ne Kosovë

Mihja ne Kosove ka filluar qysh te fillim kur janë krijuar Kryptovalutat por në sasi mjaft të vogla. Për shkak se e gjithë bota e kryptovalutave është mjaft private dhe e sigurt, nuk ka të dhëna të sakta për Mihjen në Kosovë. Në bazë të disa hulumtimeve (sasinë e ASIC të importuara, sasinë e GPUve, përdorimi i Peyoneer dhe kartelave të ngjashme, trafiku i madh i internetit në portale si coincap, coinbase etc) Mihja në Kosovë është duke përjetuar rritje ekstreme. Në krahasim me Mihjen që bëhet në Botë, Kosova megjithatë është e pa konsiderueshme.

Gjatë vitit 2016 dhe sidomos në vitin 2017 është rritur shumë Mihja në kryptovaluten e quajtur Ethereum. Ethereum përdorë një Hash algoritëm të quajtur Ethash. Ky algoritëm e bën të papërshtatshme përdorimin e ASIC për të bëre Ether Mihje. Për të bërë Mihje në Ethereum përdoren pajisje kompjuterike me disa GPU që njihen me emrin Set. Konfigurimi i një paisjes së tille për të filluar Mihja zgjatë përafërsisht disa orë ( Instalimi i Mist, downloadimi i Blockchain, hapja e Wallet etj)

Ekzistojnë shume portale që ta lehtësojnë kalkulimin e investimit në Mihje. Ato përmes disa parametrave që duhet ti fusësh ( llojin e GPUve, Hashrate, çmimin e rrymës etj) te tregojnë përfitimin mesatare ose të pritshëm nga Mihje. Sa për ilustrim :

Sot në Prishtinë, një Set me 7 GPU RX580 kushton, në tregun e zi, rreth 2500 euro. Ky set i ofron rreth 180 Mega Hash për Sekond ( MH/s). Kthimi duke llogari edhe shpenzimet e rrymës ( 220w x 7gpu x 0.06 cent ) është përafërsisht 460 euro në muaj.

Shembulli i mihjes per nje Set

Ne Kosovë përafërsisht janë duke u mihur rreth 80 Bitcoina në muaj ( nëse e kthejmë edhe Ethereum në Bitcoin). 
Po flitet se shumë kompani private të mëdha janë duke investuar çdo ditë e më shumë në Mihje. Këtë muaj pritet që një nga distributoret më të mëdhenj në vend të hap një Mihje me vlere prej 1 milion euro.

Është shumë e qartë se shtetet në të cilat është “përqafuar” kjo teknologji, janë shtetet më të zhvilluara në botë. Në SHBA është numri më i madh i përdoruesve të Kryptovalutave. Danimarka është duke kaluar komplet ne valuta dhe pagesa digjitale. Në Estoni, blockchain teknologjia po përdoret në shëndetësi, në sisteme bankare e po ashtu edhe në qeveri. Në Estoni ka edhe shumë ATM bankomate të bazuara në Bitcoin. Në Holandë, e posaçërisht në qytetin Arnhem, mund të jetosh pa problem vetëm me Bitcoins, duke përfshire këtu blerjen e ushqimit, derivateve, biçikletave dhe akomodimin.
 
 Kosova duhet që sa më shpejt të krijoj një “taskforce” e cila do të merret me përgatitjen e vendit për të ardhmen digjitale në FinTech në përgjithësi. Kjo teknologji është e ardhmja dhe nuk ka të ndalur.