27 e 28 prilli 2017

Rrëfim konstruktiv ndjenjash e parimesh

Mendim shoqërues përgjatë leximit: Pleksja e ngjarjeve egzistoi për shkak të ndarjes njësore të Shqipërisë.

Fillojmë nga mbrapa

Më 28 prill 2017, Ilir Meta zgjidhet kryetar shteti nga kuvendi i RSh-së. Partía “PD” nuk mori pjesë në votim, “Libra” votuan kundër e Metën e solli në krye të shtetit partía “PS”. Unë për vete nuk mora vesh para 26 prillit që u konsumuan 3 raundet e para për zgjedhjen e presidentit. Kandidatura e Metës u përfol vetëm një ditë para zgjedhjes së tí e të nesërmen u zgjodh president i shtatë i Republikës parlamentare të Shqipërisë. Asnjë protestë. Heshtje.

Midis 27 e 28 prillit u bë një përpjekje për grusht shteti në Republikën e Maqedonisë nga partía antishqiptare. Shkaku ishte se më 27 prill u zgjodh një shqiptar kryetar kuvendi. Antishqiptarë të tërbuar kanë hyrë lirshëm në kuvend e kanë sulmuar ligjvënës shqiptarë e përparimtarë. Kjo vala e madhe e krimit kundër njerëzve dhe kundër rendit shoqëror dhe shkaktarët e tí u dënuan ashpër vetëm nga forcat përparimtare shqiptare. Nga këto nuk qe asnjë pjesë e dy qeverive shqiptare.

Më 27 prill u kthye ish-ushtaraku Ramush Haradinaj pas mbajtjes gati 4-mujore në Francë për shkak të aktivizimit të një fletarrestimi serb dhe procedimit të tí në gjykatë. Haradinaj u shpall i pafajshëm e lufta e UÇK-së nuk u baltos nga Perëndimi.

Më 27 prill kuvendi i Malit të Zi voton që të kríohet komuna e Tuzit. Tuzi ka për të qenë komuna e dytë me shumicë absolute e të deklaruar shqiptare në Mal të Zi.

Gëzim-trishtimi

27 prilli filloi gëzueshëm për shqiptarët. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm për të tretën herë rishtazi e do të kthehej në Prishtinë. Tuzit iu dha miratimi për t’u bërë komunë më vete. Dhe në Shkup u zgjodh pas një kohe të gjatë zvarritjeje procesi kryetari i ri shqiptar i kuvendit të atjeshëm.

Kjo është njëra faqe e këtyre 48 orëve. Dhe dikush u sigurua që faqja e tjetër të jetë dramatike e një mësim i rreptë për ata breza shqiptarë që janë ende të aftë të kuptojnë drejt e të mësojnë me trurin e tyre.

Në Maqedoninë që është ndërtuar pjesërisht mbi dhe shqiptar dhunohen horizontalisht nga foshnjat deri te të moshuarit e vertikalisht nga qytetarë të thjeshtë deri te të zgjedhurit e popullit. Kjo e fundit u dëshmua pra në mbrëmjen e 27 prillit. U shfaqen të gjithë ksenofobitë e mundshme ndaj shqiptarëve e kulmoi me atë të plagosjeve të ligjvënësve shqiptarë.

Me 28 prill u zgjodh qetësisht një kriminel shumëvjeçar në skenën politike të RSh-së. Kaloi në heshtje nga populli shqiptar.

*e papërfunduar*

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.