Gjilpërat tokësore

GJILPËRË f.
3. Gyp shumë i hollë metalik me majë të mprehtë që vihet në shiringë e ngulet në trup për të futur një bar të lëngshëm për mjekim; bised. bari që futet në trup me këtë mënyrë.

Kuptimi i gjilpërës është i figurshëm. Në rastin tonë gjilpëra nuk u përdor për mjekimin e trupit, por për ta tjetërsuar atë. Dështuan. Gjilpërat u kthyen në thika dhe lanë dy plaga prapa që nuk u shëruan kurrë, por janë të dukshme për të gjithë.

Rasti ynë ka të bëjë me një njësí tokësore dhe ajo sot quhet Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. IRJM ka numëruar banorët e saj për herë të fundit në 2002-shin.

Shqiptarët përbënin 25,2 % të popullsisë at’here. Në hartën etnike të komunave kemi zënë 3873 km² ose 15,1 % të IRJM-së. Po ku janë gjilpërat tokësore? Ato shfaqen kur i bashkon:

  • komunat shqiptare
  • komunat fshatarake ku nevoìtet një mund i vogël për t’i kthyer në shqiptare
  • komunat me shqiptarë ortodoksë
  • komunat me shqiptarë myslymanë me kombësí
Para 14 viteve ne ishim 75 % në këtë territor. Sot mund të jemi mbi 85 % — pra ky territor është etnikisht gati homogjen.

Titulli është në shumësin sepse na shfaqen të paktën dy gjilpëra të futura në trupin shqiptar.

  • Gjilpëra e vogël qytetore kalon nga Shkupi dhe shkon deri në kufí me Republikën e Dardanisë. E kam pagëzuar ‘qytetore’ sepse ‘gypi’ i gjilpërës është shumë i hollë, është një gypth.
  • Ndërsa gjilpëra e madhe fshatarake ndodhet në jugperëndim të IRJM-së dhe ka një ‘gyp’ më të gjerë sepse përshkon vise të shumta fshatarake.

Prejardhja dhe arsyeja e gjilpërave

Sipas Sax, 1876

Prejardhja e gjilpërës së madhe është kryekëput kishtare. Në hartë e vitit 1876 kjo gjilpërë ishte poashtu fshatarake (përveç Ohrit) por goxha më e hollë se ç’është sot. Ajo përshkonte një ngushticë tokësore me fusha, mandej kodra dhe pastaj male vetëm e vetëm për të arrítë në Ohër.

Një zë asnjanës mund të thotë se kjo çështje ka dy versjone. I pari thotë që bullgarët e zunë atë rrip toke me vetëdíe për ta marrë Ohrin. I dyti thotë që shqiptarët i zunë tokat përreth këtí rripi. Duke marr parasysh se shqiptarët në atë kohë nuk vepruan nën ombrellën e një diçkaje kombëtare dhe pa príës kombëtar mund të pohohet versjoni i parë. Si duket pra, ishte kisha bullgare që qartazi synoi Ohrin me kishat e tí të shumta.

Përfundimi është që ka patur një organizim nga ana e kishës bullgare për të shpërngulë bullgarë në krahinat shqiptare. Meqë i sistemuan bullgarët kryesisht në kohë paqeje (sundimi) në krahinat tona, mendoj që synimi i kishës ishte popullimi i krahinave shqiptare. Kisha ua dha pastaj stafetën dhe ideologjinë strukturave shtetërore. Këto të fundit bënë të njëjtën gjë dhe madje i bashkuan synimet kishtare me ato ushtarake bullgare apo serbe dhe kríuan qëllime (të fshehura) politike. Tashmë krahas popullimit të krahinave shqiptare u përpoqën gjithashtu për zvogëlimin e tyre në hartë. Pra dalim prapë ke gjilpërat tokësore.

Si u populluan krahinat tona dhe çfarë ishte rasti më ideal i synimit të ri?

Për t’u përgjigjur kësaj pyetje të ndarë në dy pjesa i kushtojmë respektivisht dy nëntituj. Pjesa e parë shtjellohet me anë të ekstremit Draçevë-Studeniçan pastaj pjesa e rastit ideal shpjegohet me anë të Komunës së Brodit.

1. Ekstremet Draçeva dhe Studeniçani

Draçeva ka 20 mí banorë bullgarë dhe ndodhet në verí të hartës ndërsa Studeniçani i cili është qyteza fqinje ka 6 mí banorë shqiptarë dhe është poshtë vísë së verdhë. Për hir të së vërtetës duhet të them se Draçeva nuk është e sajuar tërësisht, madje madhësía e pjesës së vjetër të qytetit është po aq i madh sa Studeniçani. Hileja fshihet në veríperëndim të Draçevës, në pjesën e rrethuar me ngjyrë të kaltër në hartë. Duket qartë se lagjja-shtojcë ka shumë rrugë paralele dhe drejtkëndore. Lagje të tilla u bënë nga struktura shtetërore. Por ky nuk është një rast i ndershëm për zhvillim hapësinor sepse banorët të kësaj lagjeje janë 99% bullgarë. Vendi që zgjodhën ndodhet në gjilpërën qytetore dhe më e interesantja është afërsía dhe fakti që bullgarët janë lindor ndërkohë që kjo lagje ndodhet më në perëndim se ç’është Studeniçani që është një fshat me shqiptarë rrënjës dhe anas. Ky ekstrem i madh dhe ky ngut për të zhvendosur një popullatë e një kombësíe të vetme në një vend të tillë është shumë i dyshimtë.

2. Komuna e Brodit dhe Brodi

Qyteza e Brodit ka 3500 banorë dhe Komuna me të njëjtin emër gjithsej 7000. I bie që gjysma e komunës të banojë në këtë qytezë. Them të sajuar sepse mbi 80 % e saj është e ndërtuar posaçërisht për pritje të një numri të madh njerëzish. Komuna ka një territor prej 889 km² ndërsa gjysma e banorëve të këtí territori banojnë në të njëjtin kilometërkatrorëshin të komunës. Të shpallësh komunën e tretë për nga sipërfaqja të tërën si bullgare është sajimi më ideal që kanë mundur të bëjnë për t’i përçarë krahinat shqiptare në hartë. Është e vërtet që numri i shqiptarëve në atë komunë është e papërfillshme, por është tipari i terrenit të komunës që bën të ketë pak njerëz atje. Duke e shndërruar atë ‘shkretëtirë’ në komunë e lanë përshtypjen sikur kufiri etnik shqiptar është në gjatësinë e Uskanës sepse nuk i llogaris askush shqiptarët në komunat e Zhelenikovës, Çashkës, Dolnenit e Krushevës. Në 2002-shin përqindjet e përbërjes etnike ishin respektivisht 62–30, 57–35, 36–27, 63–22 me bullgarët shumicë. Në 2002-shin! Besoj se sot shqiptarët mund të jenë shumicë në Çashkë e në Dolnen. Si përfundim, kufiri etnik shqiptar u shtyj deri në lindje të këtyre komunave dhe nuk ndodhet në perëndim të Brodit.

Pika e zezë është Brodi dhe njolla e madhe e bardhë përreth është Komuna e Brodit i cili përbëhet me një sërë fshatrash me nën 200 banorë. Raporti i sipërfaqeve midis Brodit dhe komunës është 1:889 ndërsa ai banor është 1:1.
One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.