Koniunktura e kontrasteve të kanalizueshëm

Nga përdoruesi skeeze në Pixabay.

Kjo foto është shkrepur pranë detit gjatë ditës, me qiell të vrenjtur. Në paraskenë shihet një djalë duke lozur me një anije ushtarake lodër. Aty ku ndodhet ai, uji shkon deri në gju. Në prapaskenë shihet një anije e madhe ushtarake, e ngjashme me atë të djalit, por prej së vërteti e me madhësi shumëfish më të madhe.

Fotoja është mendim-nxitëse — shkakton prodhim mendimi. Kontrasti është i përciptë: Anija e vogël, anija e madhe, anije ushtarake, anije lodër; dhe i thellë: Djali kontrollon anijen e tij lodër përmes pultit, kush e ka pultin për anijen e madhe?, ose Cilat janë qëllimet e djalit në lojë e cilat ato të përdoruesit të anijes ushtarake?

Siç mund të shohim, ka dy intensitete kontrastesh. Intensiteti i parë fillon e mbaron te shqisa pak a shumë, ndërsa intensiteti i dytë të shtyn të veprosh.

Foton e gjeta pa titull. Rrjedhimisht, shumicës që iu bie në sy kjo foto do të mendonin menjëherë kontrastin e përciptë sepse lyp më pak mendim. Çështja është të instrumentalizohet kjo foto përmes nxitjes së mendimit që veprimi pasues mund t’i shkojë përshtat interesit tonë, pra të kanalizohet.

Dallimet e qëlluara që prodhojnë ngjyrime të thella, pra të kanalizueshme, të japin koniunkturë.

Një subjekt i ri (lëvizje) në RSh duhet të promovojë të gjithë kontrastet e saj ndaj kundërshtarëve politikë. Si për qeverisjen, ashtu edhe për opozitarizmin. Si në ligjëratë, ashtu edhe në veprim. Duhet të vihen në vend ndarjet e drejta të kompetencave shoqërore, duke mos i përzier me ato politike. Duhet të vihet në vend një lëvizje në bazë të vullnetarizmit, parimit e vetëformimit. Gjitha ato të duhurat që nuk u bënë nga partitë e vjetra, do të bëhen nga lëvizja e re. Nëse këto vjet nuk u pyet askush për nevojat e tyre, atëherë lëvizja do t’i pyes, shënojë e sanksionojë. Nëse ngjitësi i bazës me strukturat në partitë e vjetra këto vjet ka qenë paraja e mashtrimi, atëherë në lëvizje do t’i ngjitë vullneti i mirë e bashkëpunimi me qytetarët.

Subjekti i ri duhet ta krijojë veten kundrejt të tjerëve që janë një, janë bërë njësoj. Lëvizja duhet ta krijojë identitetin e saj kundrejt të gjithë atyre të vjetër. Praktikat e tyre jo të moralshme, lëvizja nuk duhet t’i ndjekë.

Këto gjërat e bëjnë prapavijën e lëvizjes shumë të fortë. Ndërsa aspekti i medies, që diti të baltoste shumëkënd të ri në të kaluarën në politikë deri në dështim të tyre në zgjedhje, në rastin tonë jo vetëm se do të jetë mburojë e jona por gjithashtu do ta forcojë prapavijën tonë.

*e papërfunduar*

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.