Korça, orakulli i Shqipërisë

Korça ka një veçantí kombëtare. Çfarë ndodh në këtë qytet, ndodh më pas në tërë Shqipërinë. Korça iu paraprí ngjarjeve në Shqipërí në këto raste:

Rilindja

Rrethinat dhe qyteti vetë ishin epiqendra e Rilindjes kombëtare. Qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth ishin pishtarët e parë të dritës së Rilindjes.

Dendësía e rilindësve ishte më e madhja nga gjithë Shqipëría.

Arsimi (7 mars 1887, 23 tetor 1891)

Shkolla e parë shqipe u hap me 7 mars 1887 e shkolla e parë shqipe për vajza ‘Shkolla e Vashave’ u hap me 23 tetor 1891. Ku popujve të tjera u deshën dekada të tëra, neve na u deshën vetëm 4 vjet, 7 muaj e 16 ditë për të kríuar barazí gjinore për shkollimin e fëmijëve. Që të dyja shkollat ishin shekullare dhe u hapën në Korçë.

Më vonë u përhapen shkollat në tërë Shqipërinë.

Mërgimet (prej 1896-ës)

Shqiptarët e parë që u larguan prej Shqipërisë për në Amerikë, Turqí, Rumaní e Bullgarí ishin korçarët. Zyrtarisht, të parët që u nisën drejt Amerikës ishin Koli Kristofori me 17 burra të tjerë në vitin 1896. Nga ‘Lëndina e Lotëve’ niste ikja, kur shqiptarët do të merrnin rrugët e mërgimit.

Prirja për mërgim u ndoq pastaj nga shqiptarët e mbarë Shqipërisë.

Ortodoksía (prej 1910-ës)

Themelohet Kisha ortodokse shqiptare në Korçë.

Pavarësía e rezistenca (1916 — 1920)

Edhe pse Shqipëría gjatë L1B ishte e pushtuar, në verí e në Shqipërinë e mesme nga austro-hungarezët dhe në jug nga italíanët, rrethina e Korçës mundi të shpallë një shtet të pavarur me bashkëqeverisje franceze. Rezistenca e madhe e popullit korçar me në krye Themistoklí Gërmenjin dhe Salí Butkën solli këtë mëvetësí në një kohë shumë të vështirë, kur liría e korçarëve u kanos jo vetëm nga francezët por edhe nga Kisha greke dhe ushtría greke të cilët u gjenden brenda Korçës respektivisht mbrapa kufirit në gatishmërí në Follorinë.

Rezistenca u përhap në mbarë Shqipërinë gjatë L2B me 1939 kur u shfaqen partizanët e ballistët, dmth 23 vite më vonë.

Projektet-pilot evropjanë

Zgjedhjet kombëtare

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.