PreservingTirana: Si mund të kontribuoj?

Projekti PreservingTirana ka nisur dhe synon të funksionojë nën linjën e ‘Participatory Architecture’ dmth qëllimi në vetvete i projektit për ‘arkivimin bashkëveprues’ të këtyre ndërtesave të rrezikuara nga harresa dhe shkatërrimi, kërkohet të arrihet përmes pjesëmarrjes aktive të komunitetit, publikut, personave të interesuar në pasurimin, përmirësimin dhe shpërndarjen e projektit. Duke qenë të bindur, që gjithësecili prej nesh ka vullnetin dhe aftësinë për të kontribuar, po kanalizojmë më poshtë mënyrat se si kjo mund të realizohet:

Para se të ndajmë menyrat e kontribuimit do doja të theksoja që nuk është aspak e nevojshme që të kesh dije të avancuara teknike. Gjtihsecili mund të angazhohet duke filluar nga përmirësimi i teksteve, dokumentimi i mëtejshëm i ndërtesave që ka në fokus projekti, e deri tek kodimi (programimi) i website.

Ndihmë në lidhje me dizajnin

  • Propozime për Design stickerash

*Dokumentim i metejshem

  • Mund të ndihmosh në evidentimin e ndërtesave të tjera në Tiranë ( dhe vendodhjen) në stadin e ndërtesave të padëshiruara (në lidhje me kriteret orientuese pë këtë klasifikim lexo Ndërtesat e padëshiruara), regjistrohu në GitHub dhe shto një issue këtu : Issues
  • Mund të shtosh material përshkrimor mbi ndërtesat e listuara ose të sugjerosh ndryshime në informacione kur e gjykon të pasaktë këtu përmes Github
  • Mund të shtosh foto të ndërtesave në folderin në Github Foto të ndërtesave ose ne Commons.wikimedia.org duke dhëne te drejtën e autorit.

Editime/redaktime

  • Mund të ndihmosh me editime, redaktime të teksteve të përshkrimeve, gabime drejtshkrimore etj.

Programim

  • Përmirësim/shtim features për websit-in etj

Ndihmë financiare

  • Përmes paypal
  • Përmes kontribuimit me kriptomonedha Bitcoin në (BTC) : 15pA2y5htinuZVJ28ajygimvvNtCLpDk3m
  • platforma mbështetëse si https://www.patreon.com për kontribute të vazhdueshme

Ndihmë materiale dhe promovim

  • Promovim i websit-it në sa me shumë rrjete, persona e grupe interesi.
  • Printim i materialeve që promovojnë projektin si psh stickers etj.

Si dhe nëse dëshiron të informohesh për zhvillimin e mëtejshem të projektit? Regjistrohu në buletinin elektronik (newsletter): https://tinyletter.com/jorakasapi