‘Preserve’ si Mbrojtje dhe rëndësia e saj

Jora Kasapi
Jul 1 · 10 min read

Një përmbledhje e ligjërimit të mëngjesit në Creative Mornings Tirana mbi temën e muajit Maj , ‘Preserve’.

Gjatë muajit Maj që kaloi, pata mundësinë dhe kënaqësinë që të isha pjesë e një prej mëngjeseve te Creative Mornings Tirana, për të folur mbi nocionin e preservimit dhe përqasjes sime ndaj këtij nocioni, përmes një projekti apo procesi të caktuar kreativ.

©Enxhi Dyrmishi, Creative Mornings

Më poshtë është një përmbledhje e asaj çfarë u trajtua, në mënyrë të përmbledhur.

Preserve në përkufizimin e saj të përgjithshem, nënkupton ‘të ruash’ dicka në trajtën e saj origjinale apo ekzistuese. Të ruash në një stad të vecantë, në stadin e të ‘mbrojturit’. Të mbrojturit nga faktorë të caktuar, që duke u nisur nga forma te preservimit që njohim sot, faktorët mund të jenë natyrorë, atmosferik, koha, njerëzit , shkatërrimi etj.

Disa nga format e ‘Preservimit’-ruajtjes, që njohim, janë që nga preservimi ushqimor (nga proceset biologjike të degradimt), preservim të burimeve natyrore (të karakterit ambjental), preservim si një nga format e ‘Konservimit arkitektonik’. Në arkitekturë flitet për Konservimin në kontekstin e Trashëgimise Kulturore dhe veprave të listuara si monumente, konservim parandalues dhe kurativ ku në këtë të fundit ka shumë praktika që aplikohen Prezervimi, Konsolidimi, Restaurimi, Rikonstruksioni, Riprodhimi, Rehabilitimi.

Tipet e prezervimit

Pse është e rëndësishme të fokusohemi në Preservimin në Arkitekturë?

Arkitektura merret me modelimin e hapësirës dhe kur ajo bëhet në mënyrë harmonioze, përfaqëson artin e modelimit të hapsirës , veçanërisht hapësirat me të cilat lidhen ritet e jetes sonë të përditshme, ndaj automatikisht na modelon dhe ne. Duke qenë kaq e lidhur me ne dhe duke qenë në vetvete një art ‘utilitar’, i përdorshëm dhe i jetueshëm, kjo e bën atë një ndër artet më të brishta e delikate. Ndaj paraqitet e rëndësishme të flitet për rëndësine e ruajtjes së veprave arkitektonike dhe gjithashtu te zonave të catuara të pëlhurës urbane të një qyteti, ku raportet hapësinore që krijohen në to nga elementët e tyre urbane (rruget, banesat etj), janë ato që i japin karakterin dhe identitetin e vërtetë. Shembulli i ’Pazarit te vjeter’ te Tiranes, gjurme te te cilit ekzistojne dhe sot.

Pop-up card

Prezervimi (ruajtja) lidhet ngushtë me disa faktorë shumë të rëndësishëm:

Nocionin e Kohës, Memorien, Politikat, Nocionin e vlerës.

  • Koha është një faktor shumë i rëndësishëm. Të gjithë e dimë shumë mirë se çfare kursi një-kahesh i kohës i shkakton funksionalitetit, estetikës dhe qëndrueshmërisë së një ndërtese por ajo çka nuk dimë është çfarë i shkakton përqasjes, ndjesisë së njerëzve, për këtë ndërtesë, ndërkohë që këto proçese ndodhin.

Çdo ndërtesë ka një cikël jetësor të caktuar: Faza e prodhimit, ku materialet bruto përpunohen e i nënshtrohen proçeseve të caktuara per të përftuar materialet e ndërtimit. Faza e transportit në sheshin e ndërtimit, faza e ndërtimit, faza e funksionalitetit të ndërtesës (operacionale), e përdorimit si dhe faza e shkatërrimit ku një pjesë e materialeve rifuten në një cikël tjetër përdorimi (në rastin më të mirë )një pjesë shkarkohen neper landfille. Në qoftë se realizohen mirëmbajtje sistematike gjatë fazës së përdorimit, (operacionale), evitohen nevoja për restaurime të mundshme, adaptime si proçese me kosto dhe mjaft të komplikuara dhe zgjatet kjo fazë në ciklin jetësor të ndërtesës, për të cilën përdoruesi është veçanërisht i interesuar.

Eksperienca ime e parë që më bëri të kuptoj rëndësine e Preservimit si formë parandaluese për shumë probleme dhe vështiresira të tjera, ka qenë Kampi i Restaurimit të Gjirokastrës gjatë periudhës së studimeve, që ka qenë njëkohësisht dhe prezantimi im i parë me qytetin ikonik të Gjirokastrës. Duke qenë restaurimi shume proçedure delikate që përfshin përdorimin e materialeve vendase e teknikave specifike, përbën një seri ndërhyrjesh me shumë përgjegjësi, që mjaft mirë mund të evitohen, nëse do sigurohej një mirëmbajtje më sitematike, ndër vite.

Facade restauration of Kikino House (Monument of Second Category), Gjirokaster.
  • Kur flas në lidhje me memorien nënkuptoj memorie pasive dhe memorie aktive.

Fakt mjaft kurioz është që Memoria nuk është gjë tjetër veç Imagjinate pasive , nderkohe Imagjinata aktive nuk është gjë tjetër veçse aplikimi mbi memorien, i krahasimit, arsyetimit, të kuptuarit dhe të dyja këto imagjinata janë shumë të rëndësishme në proçesin e krijimit. Juhani Pallasma në The eyes of the skin , thote: ‘We are what we remember’.

Memoria për Tiranën si memorie kolektive e përbashkët mbi qytetin, është shumë e rëndësishme veçanërisht në një qytet si Tirana, shumë heterogjen në përbërje popullsie dhe me një arkitekturë të pasur nga përzierja midis arkitekturës me karakter oriental otoman, asaj fashiste italiane, dhe arkitekturës pak më rigjide të Realizmit socialist. Në këtë situatë, e ka shumë të rëndësishme ruajtjen e memories kolektive. Ky miksim arkitekturash, ky eklektizëm, atmosferash është ajo që e bën të dashur të veçantë dhe për turistët.

  • Preservimi është shumë i lidhur gjithashtu me politikat, përmend këtu shembullin e qytetit të Bolonjës i njohur ndryshe si ‘The compact city’. Bolonja, duke pasur një regjim komunist nga vitet 70–90’, me një frymë që synonte të ngrinte në piedistal të përbashktën, bëri që të aplikohet një ‘Ligj preservimi’, përmes së cilit u arrit të ruhet me fanatizëm arkitektura e të gjithë ndërtimeve brënda mureve histrik të qytetit , në një masë shumë të madhe. Ky fakt e bëri Bolonjën sitin më të mirë-ruajtur në të gjithë Italinë, duke u marrë gjithashtu si referencë dhe nga shumë vende të tjera europiane, specifikisht me mirëmbajtjen e lartësisë specifike në kate, sistemin e portikëve , fasadat me tonalitete të ngrohta ngjyrë-okër, ‘Bolonja e kuqe’.
‘The Compact City’, Bolonja
  • Nocioni e Vlerës së një objekti.

Deri në momentin që rashë në kontakt me ‘Indispensable Eyesores: An anthropology of Undesired Buildings’ nga antropologia hollandeze M.Van Der Horn, nuk kisha pasur mundësinë të mendoja mbi nocionin e vlerës. Fillova të mendoj dhe të kuptoj se sa realisht ngushtë është i lidhur akti i ruajtjes së një ndërtese me menyrën se si ajo vlerësohet. Van der Horn flet për ekzistencën e një boshti hipotetik të vlerës së ndërtesave dhe se si çdo ndërtesë ka një pozicion në këtë bosht, nuk flitet vetëm për vlerë negative dhe pozitive por ka një zonë shumë të pasur gri ndërtesash ndaj të cilave njerëzit janë indiferentë. Ndërtesat me vlerë pozitive, ku kategorizohen dhe monumentet ndërtesa që ruhen, promovohen nëpër libra arkitekture apo guida turistike si dhe ato me vlerë negative të cilat lidhen me një ngjarje të caktuar historike që i jep atyre nje konotacion negative. Shembull janë Piramida apo Burgu i Spaçit, ndërtesat e Kampeve të përqëndrimit etj. Pra përkatësia e një ndërtese në këtë bosht vlerash përcakton nëse kjo ndërtese do ruhet/prezervohet apo do lihet në harresë e më tej shëmbet.

Kur flasim për vlerën e ndërtesave, jo detyrimisht flasim për vlerë të institucionalizuar, pra kur ndërtesat listohen si monumente nga Institutet përkatëse, proçes që në Shqipëri ka filluar pak vonë, pas Luftës së dytë botërore, në 1948 lista e pare me 107 ndertesa dhe në 1965 u krijua Instituti i Monumenteve.

Ka një numër shumë të madh veprash arkitektonike mbartëse të vlerave historike, kulturore dhe arkitektonike që nuk janë të listuara detyrimisht si monumente, pra nuk kanë një vlerë të institucionalizuar por zotërojne një vlerë që lidhet me memorien kolektive të komunitetit dhe autenticitetin si vlerë te shtuar për një qytet.

Eshtë shumë e rëndësishme që vecanërisht këto ndërtesa me vulnerabël të mbrohen. Mbi domosdoshmërine e këtyre ‘ndërtesave të vjetra’ për një qytet të jetueshëm, flet dhe aktivistja e gazetarja amerikane J.Jacobs ne ‘The Life and Death of the Great American cities, kur thotë që ‘Idetë e vjetra shpesh perdorin ndertesa të reja por idetë e reja duhet të përdorin ndërtesat e vjetra’.

Ilustrim ©Jora Kasapi , mbi boshtin imagjinar të vlerave të ndërtesave.

Pse duhet të ruajmë, pse preservimi është alternativë më e mirë ndaj shkatërrimit?

  • Ruajtja e Genius Loci-t të një vendi.

Shpirti I vendit’ (Genius Loci) lindi nga romakët e lashtë, lidhet realisht me besimin që ekzistonte atëhere, që çdo vend hapësire ka një shpirt gardian/ mbrojtes. Konotacioni që merr sot, në arkitekturë ka lidhje me karakterin e vendit, identitetit që e bën atë vend unik nga një tjeter. Dua të sjell rastin e Kishës së Gjelbërt në Gent (Bavo’s Abbey). Shembull se si mund të ruash shpirtin e një vendi. Eshtë një strukturë ekzistuese në lagjen ku une jetoja gjate studimeve ne Gent. Kishë e shek IIIX , e ndërtuar për të sjellë krishterimin atje . Në 1500 mbreti Charls V i Spanjës urdheroi shkatërrimin e saj për të ndërtuar një Kështjellë spanjolle në vend, gjë që më vonë nuk ndodhi, por Kisha u shkatërrua dhe sot kanë lënë të dukshëm gjurmët e mureve dhe paralel me to, kanë ngritur shkurre dhe bimësi rrethuese diku dhe në lartësi 5m për të risjellë konfigurimin e Kishës. Hapësira brënda përdoret për evente muzikore, pjesa e altarit. Kur kalon atje gjatë ditës , e ndodhur në mes të parkut të jep një ndjesi harmonie, qetësie, atmosferë kjo tipike për një vend kulti por muret tashmë janë shndërruar në gjelbërim.

Është e rëndësishme veçanërisht në një kontekst si ai i Tiranës që këto ndërtesa të ruhen! Ekzistenca e ketyre ndërtesave përmes preservimit dhe rehabilitimit të tyre, do shërbente tu trasmetojë banorëve të Tiranës ndjesinë që janë pjesë e një vazhdimësie dhe jo thjesht dëshmitarë të një qyteti që dita-ditës po ‘alienohet’.

Kisha e Gjelbërt, Gent (Sint Bavos Abbey), Belgjikë
  • Energjia e mishëruar në ndërtesë, më saktë në materialet e ndërteses.(Embodied energy)

Nga pikpamja e arkitekturës së qëndrueshme, shkatërrimi nuk është asnjëherë alternativë më e mirë e zhvillimit në kontekstin e efiçencës energjitike. Të gjitha materialet në një vepër arkitektonike janë mbartëse të një energjie që përfshin energjinë e nxjerrjes së materialit, energjia që shkon në proçesin e prodhimit të materialit të përdorshëm në ndërtim, energjia për transportin e tij në sheshin e ndërtimit, energjia e krahut të punës. Ndaj në momentin e shkatërrimit të një vepre arkitektonike, humbet gjithashtu e tërë kjo masë energjie që ka shkuar në ciklin jetësor të realizimit të një ndërtese. Pra Kostoja energjitike fatkeqësisht nuk merret asnjëherë për bazë kur vendoset shkatërrimi i një vepre.

Kostoja energjitike

Ndaj!

Idea e websit-it lindi vitin e shkuar në një kontekst në Tiranë ku po përhapej një valë e çuditshëm shkatërrimesh graduale të shume ndërtesave që ishin lënë ndër vite në harresë edhe pse ndodheshin brenda unazës, qëndrës së Tiranës, si dy vila në Rrugën e Elbasanit, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Teatri Kombëtar me Kompleksin Skenderbej, veçanërisht. Cënimi i këtyre ndërtesave më bëri më vigjilente ndaj kësaj tipologjie ndërtesash që ekzistonin në Tiranë , që thjesht ishin aty shumë të dukshme por gjëndja e tyre ‘In Limbo’ i bënte të mos bienin në sy. Nga vet-ndërgjegjësimi filloi një ndjesi frustrimi dhe pafuqie nga pamundësia për të pasur impakt mbi politikat, mbi keto ndërtesa apo dhe thjesht mbi mungesën e këtyre politikave.

Duke qenë se që të ndikosh globalisht dhe të kesh impakt në një shkallë më të madhe duhet të ndërhysh, veprosh lokalisht, mendova të bëj atë që kisha unë mundesi të bëja në një shkallë pak më të vogël, përmes biçikletës të shëtisja nëpër Tiranë, të kërkoja hulumtoja për këto ndërtesa të braktisura, fillova ti mapoj, të bëj foto, u bëra akoma më kurioze dhe fillova të kërkoj informacione mbi to, si duke folur me njerëzit rrotull apo përmes kërkimit në literaturë. Ky mapim sëbashku me mendimet e mia mbi këto ndërtesa, që unë i cilësova ‘të padëshiruara’ u pasqyruan në një artkull për një projekt me Institutin e Antropologjisë dhe Studimit të Artit.

Më tej duke menduar që këto ndërtesa janë asete kulturore të rëndesishme për të gjithë komunitetin dhe nga pamundësia për ta vazhduar vetëm hulumtimin, që rezultoi mjaft impenjativ , u iniciua projekti dhe website-i opensorce preservingtirana.city me miq nga Komuniteti OpenLabs Hackerspace, falë Sidorelës, Redonit, Borisit, Anxhelos dhe Sonias. Arritem përmes një pune grupi që i gjithë materiali i mbledhur të përfshihej në një platformë OpenSource, e hapur për marrje materialesh dhe pasurimin e mëtejshëm të websit-it nga gjithëkush që është i interesuar. Idea bazë e tij, është dokumentimi më interaktiv i këtyre ndërtesave të braktisura, të rrezikuara të Tiranës por që janë mbartëse vlerash arkitektonike, historike, kulturore etj. Websit-i përdor shumë platforma të tjera të rëndësishme opensource të dijes së hapur si Github apo Wikimedia Commons . Pra synon te jetë një platformë për të nxitur participatory architecture, ku gjithkush panvarsisht se mund te mos kete dijet e mjaftueshme, mund të kontribuojë që nga korogjimet drejtshkrimore të teksteve, redaktimeve, perkthimeve, pasurimin me foto të tjera, evidentimin /propozimin e ndërtesave të reja për website.

www.preservingtirana.city

Pse eshte i rendesishem ky dokumentim përmes Preservingtirana?

Evidentimi i vlerave të këtyre ndërtesave dhe të sjellurit të tyre në vëmendjen e komunitetit, i mbron ato nga harresa, gjë që përbën hapin e parë dhe shumë të rëndësishëm të Prezervimit të tyre duke krijuar gjithashtu, kushtet dhe mundësine për diskurse të tjera, mbi si mund te perdoret kjo e shkuar ne skenare te mundshem te se ardhmes, pasi sipas G.Orwell, ne 1984 ‘Kush kontrollon te shkuaren, kontrollon te ardhmen’…

©Enxhi Dyrmishi, tek Reja, Creative Morning Tirana
Jora Kasapi

Written by

Architect and designer based in Tirana, passionate about sustainable architecture, research on the urban, architectural illustrations, Interior design and more

Welcome to a place where words matter. On Medium, smart voices and original ideas take center stage - with no ads in sight. Watch
Follow all the topics you care about, and we’ll deliver the best stories for you to your homepage and inbox. Explore
Get unlimited access to the best stories on Medium — and support writers while you’re at it. Just $5/month. Upgrade