Prezantimi i projektit dhe website-it ‘Preservingtirana.city’ pranë ambjenteve të OpenLabs Hackerspace Tirana.

CC-BY-SA 4.0 Andis Rado

Ditën e Enjte, më date 10 janar, në hapsirën e Open Labs hackerspace ( www.openlabs.cc) u organizua aktiviteti i parë një event për prezantimin dhe promovimin e website-it e projektit Preserving Tirana dhe projektit pas tij. Open Labs përbën një komunitet aktiv që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, standartet e hapura teknologjike, privatësinë online, fuqizimin e domeinit publik dhe licensave alternative të veprave kreative si Creative Commons.

Më gëzoi fakti që aktivitieti kishte një interes të lartë në regjistrime si dhe me ndarje në rrjetet sociale. Gjithashtu eventi mblodhi pjesëmarrës të profileve të ndryshme arkitektë dhe urbanistë të rinj, profesionistë që merren me Trashëgiminë Kulturore, studentë si dhe banorë të Tiranës të interesuar vecanërisht për kauzën e risjelljes në vëmëndjen e komunitetit, qytetit dhe diskursit publik në tërësi të atyre veprave arkitektonike që kanë kontribuar në zhvillimin organik të Tiranës dhe identitetit të saj.

Prezantimi filloi me një përshkrim të mënyrës se si lindi idea e platformës ndërvepruese preservingtirana.city duke përmendur dhe artikullin artikulli që u bë shtysë për fillimin e projektit. Ngacmime të tjera nga gjëndja aktuale emergjente e krijuar në qytetitn e Tiranës si çështja e Muzeut të Shkencave të Natyrës dhe Teatrit Kombëtar u përmendën gjithashtu si katalizatorë të rëndësishëm.

CC-BY-SA 4.0 Andis Rado
CC-BY-SA 4.0 Andis Rado
CC-BY-SA 4.0 Andis Rado

U sqarua gjithashtu koncepti pas logos, brandimit të website-it, duke u futur më tej në mënyrën se si është e ndërtuar dhe funksionon struktura e website-it sëbashku me përmbajtjen e tij. U dhanë një seri informacionesh mbi disa prej ndërtesave te përfshira si dhe kriteret ku jemi bazuar për kategorizimin (përfshirjen) e tyre në website.

Dy platforma mbështetëse të website-it kanë qënë GITHUB , Wikimedia Commons ndaj një risi mendoj, ishte prezantimi i tyre si dhe i mënyrës se si mund të kontribuohet në to. Kontribuim i cili gjithashtu do të ndihmonte në zhvillimin e mëtejshëm të website-it.

U trajtua me një vëmendje të veçantë mënyra se si komuniteti dhe njerëzit e interesuar mund të kontribuojnë në përmirësimin dhe shtimin e të dhënave mbi këto ndërtesa.

E gjitha u konkludua me një diskutim të ndezur me pyetje dhe sygjerime në lidhje me gjëndjen aktuale në Tiranë dhe mënyrën se si mund të sigurohet mbarëvajtja e projektit me mundësinë e tij për ta replikuar mbase, në qytete të tjera me të njëjtën problematikë.

Për shkak të interesimit të veçantë dhe pamundësisë për ti mirëpritur të tërë si pasojë e mungesës së hapsirës fizike, u mendua që të organizojmë shumë shpejt dhe një event tjetër të ngjashëm por me karakter puntorie.

CC-BY-SA 4.0 Andis Rado
CC-BY-SA 4.0 Andis Rado
CC-BY-SA 4.0 Andis Rado
CC-BY-SA 4.0 Andis Rado