5 Mësime nga Viti 2015

1. Mëso të jesh mirenjohës edhe në kohë të vështira
2015 ka qënë vit suksesesh dhe dështimesh për mua personalisht dhe për shumë Shqiptarë. Ka qënë një vit ndryshimesh dhe shpesh herë ndryshimi i madh është i vështirë në fillim, por gjithmonë me një mundësi të fshehur para nesh…
Në kohë sfidash, kemi 2 zgjedhje, të jemi negativ ose pozitiv. Por si mund të jesh pozitiv në një kohë të vështirë? Mënyra më e mirë dhe më efektive që kam zbuluar deri më sot është “Mirënjohja”.
Sado përgjigjie e thjeshtë dhe naive që mund të duket, është e vërtetë.
Provojeni vetë dhe shikoni rezultatet.
Niseni një mëngjes duke kujtuar gjithë gjërat për të cilat jeni mirënjohës… Kjo mund të jetë dicka e thjeshtë si “Jam mirënjohës që njoha këtë person sot” ose dicka më e rëndësisshme për ju si “Jam mirënjohës për familjen time”.
Shpenzoni 5 minuta cdo mëngjes duke kujtuar gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe do zbuloni një nga teknikat më të fuqishme për të marrë ditën përpara plot konfidencë dhe energji.
2. Kërko ndihmë
Gjërat e mëdha nuk bëhen asnjëherë vetë. Dështimet e mëdha kanë nevojë për mbështetje dhe sukseset e mëdha kanë nevojë për aleatë.
Mos harroni asnjëherë që nuk jeni vetëm, sado të tillë t’ju duket vetja. Ka gjithmonë njerëz që duan t’ju dëgjojnë, ka gjithmonë njerëz që ju besojnë, që ju duan, që ndajnë të njëjtat objektiva me ju, njerëz që njohin dhe vlerësojnë botëkuptimin tuaj.
Problemi? Ndonjëherë duhet të lëvizni pak për ti gjetur këto njerëz… Ndonjëherë ju duhet të takoni njerëz të rrinj, të shkoni nëpër festa, evente apo organizime.
Ndonjëherë mjafton të shihni përballë jush… Por gjithmonë kërko ndihmë dhe ki besim tek njerëzit edhe sikur një ose dy të të zhgënjejnë.
3. Mos haro të shijosh jetën
Sado punë të kesh nëpër duar, probleme për të zgjidhur apo detyra për të përmbushur, mos haro se kush është funksioni më kryesor i joni si njerëz në këtë botë…
Të jemi këtu! Te jemi prezent, të jemi afër miqve tanë, të dashurve tanë, të shkëmbejmë të qeshura, diskutime apo qoftë dhe debate.
Eshtë shumë e rëndësisshme të jetojmë dhe ti japim ndonjëherë “pause” momenteve tona më të rëndësisshme.
4. Shiko gjithmonë përpara
E ardhmja, qofte kjo dhe 1 javë apo 1 muaj përpara mund të jetë shumë e bukur nëse vendosim ta shohim kështu.
Ka gjithmonë planë të mëdha për të arritur, eksperienca të bukura për të provuar dhe suksese të mëdha për të arritur.
Eshtë gjithmonë mirë të fillosh vitin e ri me një reflektim mbi veten dhe mbi planet që do të arrish në vijim.
Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është duke qënë 100% të sinqertë me veten. Cfarë duam më shumë se cdo gjë tjetër, pse duam atë që duam? Kush është objektivi më i rëndësisshëm për këtë vit, kush dua të jem këtë vit dhe pse, e me rradhë…
Sic e thashë më sipër, shijoni momentin por mos harroni të mendoni dhe për të ardhmen…
5. Sfido dhe zhvillo veten
Për ata që më njohin mirë, e dinë që e kam nisur edukimin tim praktik që në moshën 13 vjecare kur hapa 2 forume ndërkombëtare online.
Ndërkohë që reflektoj mbrapsht, deduktoj se në fillimet e mia, uria për të mësuar dhe për të zhvilluar veten ka qënë shumë më e lartë se sot.
Sigurisht edhe sot vazhdoj të lexoj shpesh, të ndjek programe trajnimi etj. por kur i kthehem prapa intensitetit të sfidave që i imponoja vetes në moshën 13–14 vjecare, më duket sikur kam ngelur pak prapa.
Kjo ishte një nga pikat të cilat mu desh t’ja kujtoja vetes në 2015. Së fundmi jam duke mësuar Gjermanisht dhe të programoj ndërkohë që po e shtyj veten sërish jashtë zonës së komfortit për të kapur objektiva totalisht të reja në jetën time, thjesht sepse mundem.
Uroj që këto konkluzione t’ju shërbejnë në një mënyrë apo një tjetër.
Duke ju uruar festa të mbara me njerëzit tuaj të dashur,
Suksese,
Laidi