Keni dyqan online? Nëse jo… Lexoni këtë artikull informativ dhe mësoni se si të përgatisni biznesin tuaj për të pasur sukses në botën dixhitale…

Po afron 2018…

Mbi 1,5 Milion përdorues në Facebook në Shqipëri…
Mbi 770,000 në Instagram…
Ermal Mamaqi, ka 778,000 ndjekës në Instagram dhe mbi 2 milion në Facebook.
Në Kosovë, emosione si “Kafeneja Jonë” po marrin mbi 200,000 shikime për episod vetëm nëpërmjet rrjetit online Gjirafa Video.
Opinion në Facebook merr me dhjetra mijëra shikime për cdo video që poston

Cfarë shprehin këto shifra?

E mbaj mënd mirë para 7–8 vitesh, kur flisja me bizneset rreth fuqisë dhe potencialit të internetit, ndërsa shihja skepticizmin e tyre të shprehur drejt-përdrejt ndaj meje.

Ishte e kuptueshme. Ishte shumë herët për të pritur ndërgjegjësim në atë kohë, por fakti është që tani jemi shumë vite më vonë dhe gjërat kanë ndryshuar shumë.

2017 ka qënë vit fondamental për avancimin e internetit dhe teknologjisë…

Qindra avancime spektakolare në fushën e teknologjisë, internetit dhe marketingut online dhe megjithatë, adaptimi i bizneseve ndaj këtyre teknologjive len shumë për të dëshiruar.

Si një internet marketer prej më shumë se 14 vitesh, detyra ime gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë të gjej dhe rafinoj mënyra për të gjeneruar sa më shumë të ardhura për bizneset nëpërmjet internetit.

Të ardhurat mund të vijnë nga lloj lloj burimesh, mund të vijnë nga marketingu indirekt, mund të vijnë nga shitja e drejt-përdrejtë e produkteve apo shërbimeve online, apo qoftë edhe nga marketingu i drejtpërdrejtë.

Të ardhurat mund të vijnë edhe ne formën e aplikacioneve, si rasti i Baboon (Aplikacion Shqiptar), që ndërmjetëson (me hamëndje) me qindra paketa ushqimore nga restorantet më të mira në Tiranë cdo ditë.

Ajo cfarë nuk mund të përjashtohet sot, është impakti dhe penetrimi i thellë i internetit në cdo aspekt të jetës tonë.

Filloni numëroni me gishta personat që njihni që nuk zotërojnë një smartphone dhe më thoni deri në sa arrini…

Interneti është në mënyrë të padiskutueshme pjesë e jetëve tona dhe megjithatë bizneset në Shqipëri nuk po shfrytëzojnë as edhe 1% të potencialit që ka.

Nuk mund ti fajësoj. Gjërat po levizin me një shpejtësi aq të madhe saqe edhe për mua që merem drejt-përdrejt me këtë fushë, më duhet të mbaj veten të përditësuar gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të jem aktual me të gjitha teknikat dhe mënyrat e fundit për të marketuar.

Në këtë artikull dua të fokusohem tek një aspekt shumë i rrëndësisshëm i të bërit biznes online dhe kjo është shitja online e produkteve ose shërbimeve.

Duke qënë se nëpërmjet fushatave dhe strategjive që kam implementuar gjatë viteve, kam mundësuar të gjenerohen miliona euro në xhiro online për klientët e mi dhe pjesërisht për bizneset e mia, brënda dhe jashtë vëndit, mendoj që kam nja dy mendime për të ndarë me ju.

Le të fillojmë me disa fakte:

  • Më pak se 0.1% (shifër jo-zyrtare e parashikuar dhe bazuar në një mini-studim tregu vetjak) e bizneseve të vogla në Shqipëri zotërojnë një dyqan online (hapësirë tregtare online ku klientet mund të porosisin drejtpërdrejt)
  • Ndërkohë që sic e përmënda në fillim të këtij postimi, ka mbi 1.5 Milion përdorues Shqiptar vetëm në Facebook.
  • Edhe më pak se statistika e mësipërme, janë biznese që kanë ndërtuar aplikacione mobile për t’ju përshtatur klientëve të vetë.
  • Ndërkohë që klientët Shqiptar porosisin mijëra pako cdo ditë nga faqe të huaja si AliExpress.com, Ebay.com e me rradhë.
  • Mund të numërohen me gishta bizneset të cilat i përdorin të gjitha teknikat e marketingut që ofron Facebook aktualisht, në Shqipëri.

Nga dalin gjithë këto kontraste? Si ka mundësi që në një hapsirë kaq të gjërë njerëzish online, ka kaq pak biznese që punojnë efektivisht në këto ambjente?

Arsyeja është e thjeshtë. Mungesa e aftësisë për tu adaptuar me ndryshimin dhe mungesa e madhe e informacionit.

Për të shtuar edhe më shumë arsye, bizneset janë të lodhura duke shpenzuar gjithë energjinë e tyre vetëm për të qënë “OK” me letrat, shtetin, me shërbimin e tyre etj. Si mund të pritet që të ndjekin edhe teknikat e fundit për të bërë biznes online!?

Thjesht nuk munden dhe e besoj plotësisht kur më thonë që nuk kemi kohë, nuk kemi para, ose nuk dimë nga t’ja nisim.

Prandaj dhe objektivi im me këtë artikull është të thyej disa mite të krijuara nga mungesa e informimit:

Miti #1 — Të krijosh një dyqan online, do shumë para, shumë kohë, njerëz të aftë, njohuri teknike dhe një kazan të madh me nerva
Miti #2 — Marketingu online është i komplikuar dhë konsumon shumë kohë/energji
Miti #3 — Njerëzit nuk blejnë online. Duan ta shohin produktin fizikisht :)

Fillojmë me numrin 1:
Kjo mund të ishte e vërtetë para disa vitesh, por kohët e fundit, gjërat kanë ndryshuar shumë. Sot mund të hapësh një dyqan online, pothuajse ashtu sikur hap dhe një llogari Facebook. Me pak mundim, informacion dhe dëshirë, mund të ndërtosh një infrastrukturë për biznesin tënd për të shitur nëpërmjet internetit brënda dite.

Vazhdojmë më numrin 2:
Marketingu online është në fakt shumë i thjeshtë në parim. Pse? Sepse të gjitha platformat si Facebook dhe Instagram, duke pasur qëllimin distribucionin e mjeteve të tyre në sa më shumë biznese, e kanë thjeshtësuar procesin jashtëzakonisht shumë. Gjithashtu sot kanë dalë dhe aplikacione inteligjente që krijojnë një strategji dhe e implementojnë atë për ju 100% automatikisht.

Përfundojmë me numrin 3:
Ky është miti më i gabuar dhe i pa-saktë nga të gjithë të mësipërmet. Nuk e mbaj mënd që kur e dëgjoj këtë justifikim totalisht të pa-bazë nga bizneset apo biznesmenët. Shënojeni në mëndjen tuaj që klienti është klient, nëse dicka i prezantohet në mënyrën e duhur, nuk përbën diferencë nëse produkti është online apo jo.

Po të kisha ndjekur këtë llogjikë, nuk do kisha mundur të shisja mbi 150,000 Euro ora dore online në pak vite vetëm në Shqipëri.

Dhe të thuash që ora është justifikimi perfekt për të thënë që produkti duhet parë fizikisht. Atehër si ka mundësi që kaq shumë vetë porosisin online?

Jashtë shtetit ka edhe më shumë cudira.

Në mungesë të së drejtës për të ndarë informacione sensitive të markave ndërkombëtarë të cilave i kam menaxhuar marketingun online, po ju përmënd disa marka të cilat i kanë shifrat publike (për t’ju dhënë një shëmbull):

MVMT Watches (markë orash ndërkombëtare): Mbi 80 Milion $ në vit xhiro online (www.mvmtwatches.com)
Daniel Wellington (markë orash ndërkombëtare): Mbi 200 Milion $ në vit xhiro online (www.danielwellington.com)
Cluse: Miliona Euro xhiro në vit (një nga promocionet e fundit për black Friday, kishte gjeneruar mbi 2,000,000 Euro brënda një dite, sërish online nëpërmjet dyqanit të tyre dixhital tek -> cluse.com).

Pra të dashur miq ky ështe realiteti i të bërit biznes online dhe kjo e parashtruar me një nga llojet e produkteve teknikisht më të vështira për tu shitur online.

Shitja online nuk është më një mit.

Në fakt, është një praktikë biznesi të cilën nëse nuk mësoni ta zhvilloni sa më parë, do riskoni të dëmtoni biznesin tuaj në mënyrë fatale.

Kjo duke filluar nga fakti që bizneset e tjera (konkurentët tuaj) do përshtaten me trendin e të shiturit online para jush.

Pyetja është. A jeni të gatshëm të prisni deri atëher për të vepruar dhe marrë në kontroll frenat e biznesit tuaj?

Unë personalisht e di shumë mirë përgjigjien që do jepja.

Ok, tani që e parashtruam kontekstin e bisedës, le të kalojmë tek disa njohuri praktike.

Në vijim po listoj përgjigjiet për disa nga pyetjet kryesore lidhur me shitjen online.

1. Si mundet një biznes i ri të hapi një dyqan online?

Për këtë ka shumë zgjidhje. Nëse vizitoni shumicën e agjensive të marketingut apo të zhvillimit në ëeb do ju thonë që ju duhen mijëra Euro, muaj për të ndërtuar një infrastrukturë, kosto mirëmbajtje e vazhdueshme etj etj…

Këto janë pjesërisht të vërteta nëse e bazon dyqanin online në një nga platformat të cilat kanë nevojë për programues si puna e Magentos, ëoocommerce, Prestashop etj.

Nuk dua t’ju ngarkoj me emra që nuk ju duhen, por po i përmënd thjesht për t’ju shpjeguar që ka shumë platforma të gatshme që programuesit përdorin për të ndërtuar dyqane online.

Ajo që unë ju sugjeroj është ti harroni këto platforma dhe të injoroni cdo person apo kompani që ju thot që duhen mijëra euro, kosto mirëmbajte etj etj. dhe të bazoheni tek mënyra e re e të hapurit dyqan online.

Sugjerimi im kryesor -> Shopify.com

Nëse keni pak durim dhe dëshirë për të eksploruar këtë mënyrë, nëpërmjet platformës Shopify mund të hapni një dyqan online në kohë rekord pa pasur nevojë për programues, mirëmbajtje mijëra euro etj etj.

Është realisht mënyra më e mirë për të hapur një dyqan dixhital në ditët e sotme dhe jo vetëm për bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha.

Më sipër ju përmënda rastin e MVMT watches. Kompani që gjeneron mbi 80M$ në vit online dhe po ashtu një kompani që është e bazuar 100% në Shopify.

Shopify është për të gjitha llojet e bizneseve në të gjitha nivelet dhe për cdo vënd të botës.

Kosto bazë për të hapur një dyqan online në Shopify është 29$ / muaj + 2% për cdo transaksion, kosto që për nivelin e shumicës së dyqaneve në Shqipëri, është më se mjaftueshëm si paketë (pasi ka dhe paketa më të avancuara) dhe plotësisht e përballueshme si kosto.

Për t’ju dhënë një shëmbull të prekshëm për Shqipërinë. Një nga faqet që kam hapur dhe menaxhuar personalisht për disa kohë në Shqipëri është www.tufina.al. Ora Gjermane — Dyqan Online!

Kjo faqe është 100% e bazuar në Shopify.

Nuk mund të ndaj shifrat me ju për cështje konfidencialiteti, por ju siguroj që dyqani është plotësisht fitimprurës dhe ndryshe nga dyqane të tjera orash në Shqipëri, nuk ka nevojë të paguajë mijëra euro qera muaj për muaj për pasur një dyqan fizik në TEG, Myslym Shyr, apo Bllok.

Gjithashtu nuk ka nevojë të mbajë as stok fizik, pasi malli porositet nga baza në Gjermani sa herë që një klient blen ose porosit orën.

Ka dhe shumë shëmbuj të tjerë që mund t’ju jap, por besoj se e kuptoni idenë.

2. Le të themi që e hapëm një dyqan. Si mund ta mundësojmë të gjenerojë të ardhura?

Në vijim, më poshtë do ju përmënd të vetmet kanale marketingu që ju nevojitet të njihni për momentin për të bërë dyqanin tuaj online të suksesshëm.

1. Facebook Ads

Facebook Ads, është platforma e Facebook për të lidhur bizneset me audiencën e tyre online. Pa asnjë pikë dyshimi, mund t’ju them që kjo është platforma më gjeniale dhe më e mirë e marketingut në histori. 
Pse? Për shumë arsye, por si fillim sepse mundëson 2 gjëra thelbësore në mëyrë më efektive se cdo platformë tjetër në botë: 1. Vëmëndjen e njeërëzve dhe 2. Mjetet për super targetim, të cilat të mundësojnë të shfaqësh reklamën apo materialin tënd para personave më të përshtatshëm dhe më të gatshëm për të qënë klienti juaj. Pa ju futur në shumë detaje shpjegimit, ajo cfarë ju sugjeroj maksimalish është që të gjeni kohën dhe të mesoni se si të përdorni këtë platformë. Nëse nuk e keni bërë, jëni që tani vonë, mos prisni deri sa të gjithë t’ja kenë marë dorën dhe cmimi i reklamave të jetë 10-fishuar.

2. Instagram Ads

Instagrami, së bashku me Facebook dhe Snapchat, janë platformat që kanë maksimumin e vëmëndjes së njerëzve sot dhe vëmëndja = para. Kjo është një platformë e cila nuk mund ta nënvleftësoni në asnjë mënyrë. Reklamat e Instagramit mund ti realizoni po ashtu brënda platformës së Facebook, duke përdorur të njëjtën mënyrë si dhe për facebook.

Ja disa pamje të brëndshme statistikash nga Instagrami im personal për t’ju dhënë një ide se sa fuqi ka Insta. Vini re shikueshmërinë e postimeve dhe të “stories” që kam publikuar në faqe.

3. Messenger

Nëse më në fund keni filluar të kuptoni rëndësinë e marketingut me emaile, tani unë po ju them që jeni ende shumë mbrapa. Ndërsa emaili vazhdon të jetë pjesërisht efektiv, Messenger është platforma më e nënvleftësuar e momentit. Ajo cfarë duhet të kuptoni nëse doni që biznesi juaj të ec përpara, është se messenger do jetë shumë më shumë se sa një kanal mesazhesh. Messenger do jetë platforma e cila njerëzit do përdorin për të bërë pagesa, për të kthyer para, për të blere produkte online, për të rezervuar orare me biznesin tuaj dhe madje do jetë edhe një asistent virtual për cdo person, i cili do jap këshilla dhe do bëj rekomandime.

Gjithashtu nëse nuk e dini ende, messenger do jetë një nga mënyrat më të mira për të reklamuar biznesin tuaj në mënyrën më efektive të mundshme tek personat që janë më të interesuar. Niveli i interaktivitetit dhe zhdervjellësisë së reklamave që do ofrojë dhe ofron kjo platformë, është e pakrahasueshme më asgjë tjetër për momentin.

Aktualisht ka shumë mënyra të cilat mund të përdorni për të reklamuar npërmjet messenger, këtu duke përfshirë mundësinë për të krijuar një listë me abonentë të cilët mund ti kontaktoni në cdo kohë për biznesin tuaj apo për mesazhe të ndryshme.

Nëse e keni marë këtë artikull nëpërmjet Messenger, atëher e kuptoni në mënyrë perfekte se për cfarë po flas, pasi është e njëjtë mënyrë që unë po përdor për të krijuar kontakt me ju.

Ndryshe nga Emailet, Messenger ka interaktivitetin dhe vëmëndjen më të lartë të cdo mënyre komunikimi për momentin, prandaj dhe nëse e shfrytezoni tani, mund të përfitoni jashtëzakonisht shumë.

Kombinojini të gjitha këto njohuri bashkë, me dyqanin tuaj online dhe do keni një platformë që prodhon para për ju gjatë gjithë ditës, pa pasur nevojë për shitës apo për dyqan fizik.

Folëm për hapjen e një dyqani online dhe folëm dhe për marketingun. Praktikisht 2 pikat kryesore të zotërimit të një biznesi online.

Shpresoj që deri tani keni krijuar një ide të mirë të mundësive që ju ofron bota dixhitale.

Nuk ka rëndësi a jeni biznes shërbimi apo produktesh.
Nëse nuk keni një dyqan online, jeni duke humbur para. Jam duke folur për miliona lek potencialisht të humbura cdo muaj.

Ajo që mund të parashikoj për ju është që në pak vite (3–5 vite), nuk do ketë biznes që nuk do ketë një dyqan online dhe nëse ndiqni pak llogjikë elementare, besoj e arsyetoni dhe vetë, që koha më e mirë për të fituar avantazh ndaj konkurencës është adaptimi përpara se dicka të bëhet e njohur nga të gjithë.

Në fakt do jem po unë dhe dega e kompanisë time Irlandeze në Shqipëri që me shumë mundësi do realizojë mbi 1000 dyqane online brënda 1–2 viteve në vijim, vetëm për tregun vendas.

Dyqanet online do jënë norma dhe si rrjedhojë shumë biznese do fitojnë shuma të konsiderueshme parash duke aplikuar strategjitë e nevojshme. Një pjesë madje mund të kthehen si rrjedhojë në marketliderat e viteve në vijim, duke ndjekur këtë rrugëtim.

Dua ta mbyll me një argument të fundit përsa i përket arsyeve se pse duhet të hapni një dyqan sot.

KOHA!

Nëse mund të keni besim tek një gje e vetmë, është që njerëzit duan të kursejnë kohë. Prandaj dhe blerja online do falimentojë më shumë dyqane fizike se në cdo kohë tjetër në histori, në vitet në vijim.

Nuk dua të jem dramatik, dua thjesht të parashtroj realitetin për ata që refuzojnë të besojnë që gjërat po ndryshojnë.

Njerëzit duan të kursejnë kohë dhe si rrjedhojë do zgjedhin të shtypin një buton në celularin e tyre, krahasuar me kohën e nevojshme për të shkuar dyqan mbas dyqani për të gjetur veshjen e tyre ideale.

Së fundmi, po. Shanset që njerëzit do vazhdojnë të shkojnë në qëndra të mëdha tregtare si TEG janë të larta, por kjo është për arsyen e vetme sepse të vajturit në këto qëndra është eksperiencë dhe argetim, jo domosdoshmërisht dicka utilitare.

Pyetja është, si do afektohen dyqanet e tjera fizike nga ky avancim? Ato që nuk paguajnë mijëra euro qera tek Tegu? Këtë le t’ja lëm kohës.

Për momentin po ju lej vetëm me një këshillë të fundit.
VEPRONI! SOT!.

Për një vit të suksesshëm në vijim,
Laidi Ferruni

Shënim: Nëse keni nevojë për ndihmë profesionale për të ndërtuar një imazh, dyqan online dhe strategji shitjesh online, më kontaktoni mua drejtpërdrejt nëpërmjet messenger ose facebook -> www.facebook.com/laidiferruni123/

Kjo vlen më shumë për ato që nuk duan të shpenzojnë kohë për ti zbuluar të gjitha gjërat vetë nga e para dhe që kanë nevojë për asistencë profesionale.

Mund t’ju ndihmoj të:

> Hapni dyqan online me Shopify brënda pak ditësh, me opsione të avancuara dhe të përshtatur për Shqipërinë
 > Të krijoni një imazh që i përshtatet markës tuaj 
 > Të implementoni një strategji marketingu për të gjeneruar shitje
 > dhe t’ju jap një mal me këshilla nga eksperienca ime me dhjetra dyqane të suksesshme brënda dhe jashtë vëndit.

Sugjëroj të më kontaktoni nëse keni biznes ekzistent ose një produkt konkret për të shitur, në mënyrë që dhe unë të kem një mënyre konkrete për t’ju asistuar.

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.