Shqipëria: Parashikime kryesore për 2016

Jemi ne prag te 2016. Cfare mendoni se na pret kete vit? Krize, lek, mungese lekesh, zhvillim, mungese zhvillimi? Secili duket se ka teorine e vete per kete ceshtje por idete nuk kane fund…

Ne kete artikull dua te ndaj me ju disa parashikime personale per vitin 2016, bazuar ne tendencat dhe eventet qe kam veshtruar gjate 2015.

Pyetja kryesore, jane parashikime pozitive apo negative? Ajo cfare kam vene re, jo vetem tek te tjeret por edhe tek vetja ne momente te caktuara eshte se, sa e thjeshte eshte qe te fokusohesh ne aspektet negative te zhvillimit.

Mediat, lajmet dhe njoftimet e shumta qe marim neper Facebook, jane me se mjaftueshem per te na bere te besojme se sa keq do shkojne gjerat, por pikerisht per kete arsye, eshte e domosdoshme per te gjithe ne qe te mbajme nje mendje pozitive dhe optimiste.Pa humbur kohe, ja disa parashikime pozitive per 2016 dhe si mund ti shfrytezoni per te miren tuaj:

1. Rritja e formalitetit dhe efekti i saj

Po e nis me kete duke qene se ka qene nje aksion qe na ka afektuar te gjitheve kohet e fundit. Aksioni i qeverise per te “ndeshkuar” bizneset e vogla me gjoba nese nuk respektojne rregullat, duke filluar nga i famshmi “leshim i kuponit tatimor”, ka qene shume agresiv dhe shume biznese te vogla kane vuajtur nga keto aksione, por a ka nje te mire e gjithe kjo remuje?

Edhe pse ka qene e veshtire, dhe momentalisht e dhimbshme per shume biznese ti nenshtrohen gjobave, rregullave te forcuara dhe zakoneve te reja per te bere biznes, duke filluar nga fakti qe duhet ti maresh nje fature tatimore cdo shitesi me te cilin ke partneritet (ndryshe malli qe ke blere nuk vlen), kur ujerat te qetesohen, i gjithe ky aksion do filloje te jap efektet e saj pozitive…

Rregull, disipline dhe rritje te njohurive financiare (qe kane qene shume problem per shume biznesmen te vegjel). Sigurisht nuk dua te debatoj per menyren e perdorimit te fondeve qe mblidhen nga qeveria, pasi kjo eshte teme tjeter, por rregulli ne vetvete do krijoje shume efekte pozitive, duke filluar nga zhvillimi i fuqishem i bizneseve inovative te cilat ushqehen nga formaliteti.

Shumica e ideve me inovative boterore, jane shnderuar ne superfuqi ekonomike per arsye se mbeshteten mbi nje infrastrukture formale dhe te blinduar me rregulla, pa te cilen nuk do kishin mundesine te vepronin sic duhet.

Nje nga impaktet kryesore qe do krijohet nga formalizimi i metejshem i ekonomise eshte terheqja e investitoreve te huaj drejt sektorit privat (bizneseve dhe individeve si une dhe ti)…

Si ta shfrytezoni kete ndryshim: Filloni mendoni pertej momentit. Mendoni per te gjithe idete e biznesit te cilat mund te ushqehen vetem nga nje ekonomi formale dhe te rregullt (une personalisht kam menduar nje numer te madh rastesh te tilla).

2. Zhvillimi i komunitetit te Startupeve

2015 ka qene nje vit monumental per industrine e teknologjise, internetit dhe bizneseve te reja ne kete fushe. Me dhjetra organizata te reja kane hyre ne treg per te ndihmuar dhe asistuar bizneset e reja (startupet) ne kete fushe. Startup Grind, Startups.al, Garazhi, Startup Weekend, Startup Live Tirana, Startup Albania e me rradhe…

Jo vetem kaq, shume vende bashkepunimi (co-working spaces), ku mund te maresh zyre me qera per me pak se 100 Euro ne muaj, iniciativa qeveritare dhe jo-qeveritare te zhvilluara per te shperblyer bizneset e reja, investitor potencial qe kane shfaqur interes per vendin, seminare javore dhe nje zhvillim radikal i komunitetit te startupeve dhe frymes se bashkepunimt midis aktoreve te shumte ne kete fushe…

Te gjitha keto zhvillime kane ndodhur vetem ne 2015.

2016 ka te gjitha gjasat per te qene viti i nje revolucioni te vertete nga ana dixhitale dhe e biznesit. Fonde te reja investimi, qeveritare dhe private, dhjetra biznese te reja me potencial lokal dhe boteror, vende te reja pune te krijuara dhe me shume…

Si te perfitoni nga ky trend:

Keshilla kryesore qe ju jap, ndiqni sa me shume seminare, organizime dhe aktivitete te fushes… Shumica jane pa lek ose pothuajse falas. Mos humbisni asnje prej tyre, takoni sa me shume njerez dhe filloni te zhvilloni njohurite tuaja ne kete sektor.Ju garantoj qe kushdoqofte sfondi juaj ne kariere, ka nje menyre per ta lidhur me ate cka po ndodh ne fushen e internetit dhe startupeve.

3. Shqiperia pertej kufijve

Hapja e kufijve dixhital dhe formalizimi i ekonomise kane impakt edhe te metejshem, i cili do te shfrytezohet efektivisht nga ato qe i shohin keto evente me optimizem.

Shume shpejt, do fillojme te shohim biznese te bazuara ne Shqiperi, te cilat tregtojne pertej kufijve dhe online. Ide inovative biznesi te cilat targetojne tregje te zhvilluara si Europa, Amerika etj.

Zhvillimi i brendshem eshte vetem nje gje, keto biznese me impakt te madh do kene aftesine dhe mundesine per te krijuar mijera vende pune ne vend dhe ndikuar ne rritjen e metejshme te ekonomise.

Gjithashtu do shohim shume individe (jo biznese) te cilet ofrojne ekspertizen apo sherbimet e tyre per kompani te huaja neper bote, duke shfrytezuar infrastrukturen dhe lehtesite e krijuara nga bota dixhitale (nuk po flas per call centers).

Pothuajse cdo profesion i mundshem ka aplikime nderkombetare dhe mund ti sherbeje dikujt jashte kufijve.

Si te perfitoni:

Nese doni te hapni biznes, filloni dhe studioni tregjet nderkombetare, shihni cfare mungon ne keto tregje dhe perpiquni te krijoni nje zgjidhje duke shfrytezuar mundesite e ofruara ne Shqiperi, duke filluar nga kosto e ulet e jeteses dhe punesimit. Nese jeni nje individ dhe doni te shfrytezoni aftesite tuaja, filloni duke pare faqe si freelancer.com, odesk.com etj. te cilat ju mundesojne te kontraktoni punen tuaj per njerez te ndryshem neper bote te cilet kane nevoje per ndihmen tuaj. Mesoni nje gjuhe te huaj nese nuk zoteroni nje.

4. Perhapja e trendit te investitoreve

Shkurtimisht e permendur dhe me siper, kjo pike meriton dedikimin e vete. Deri me sot, per individe si mua dhe ti, ka qene pothuajse e pamundur per te ngritur investime ne Shqiperi, per te zhvilluar nje ide te re.

Per te ngritur nje investim ne ditet e sotme ne Shqiperi, duhet te kesh njohje shume te fuqishme dhe miqesi me njerez te pasur ose kontakte me njerez te fuqishem ne qeveri.

Akoma sot (fatkeqesisht), duhet te korruptosh njerez ne pozicione kyce per te fituar tendera, etj… Por kjo do ndryshoje dhe ka filluar te ndryshoje.

Duke pare zhvillimin e startupeve dhe shume tendenca te tjera, mendoj qe 2016 do jete viti i cili do ti hap rruge investitoreve te huaj, ato institucional dhe ato privat.

Pothuajse ne cdo vend te zhvilluar te botes ka fonde specifike te grumbulluara nga grupime investitoresh (Venture Funds), ashtu si dhe investitore privat te cilat jane te gatshem te investojne shuma nga me te voglat (duke filluar nga 10 dhe 20,000 Euro) deri ne shifra te medha me miliona Euro.

Karakteri i investimeve ne Shqiperi ne kete moment eshte shume personal, qe do te thote nese dikush te jep 10,000 Euro apo 100,000 Euro per te investuar ne biznesin tend, pergjegjesia qe ke ndaj ketij investimi eshte shume e madhe dhe ne rast se biznesi nuk ecen mire, shumicen e rasteve ka komplikime te medha midis investitorit dhe sipermarresit (jo gjithmone sigurisht).

Ardhja e investitoreve profesional ne Shqiperi do te thote qe nje biznes apo individ mund te mari investime pa vene kolateral jeten e vete per ta bere kete gje. Fondet e investimit (Venture Funds) e marin parasysh rastin e deshtimit per cdo biznes, nderkohe qe shpresojne se 1 ne 10 investime qe ato bejne te shkoje aq mire sa te kompensoje per te gjithe deshtimet.

Keto institucione investimi, krijojne nje fryme te shendetshme tek sipermarjet e reja apo sipermaresit e rrinj, qofshin ato ide te cilat kane nevoje vetem per nje person per ti menaxhuar.

Si te perfitoni: Te bindesh nje investitor profesional te te jap para nuk eshte e thjeshte, por nese biznes modeli eshte i qarte, ideja ka potencial dhe eshte inovative per vendin apo jashte vendit, skuadra eshte e forte etj… Mundesite jane te pafundme. Filloni duke edukuar veten per aspekte bazike te tipit, si te krijosh nje biznes plan, si te rekrutosh skuadren e duhur, si te besh nje parashikim financiar dhe te tjera… Mos haroni te krijoni sa me shume eksperience, ndonjehere eshte me mire te mos paguhesh por te krijosh eksperience.

5. Zhvillimi i Edukimit

Ky mund te jete realitet i veshtire per tu pranuar nga shume vete, por edukimi tradicional nuk eshte me i mjaftueshem.

Ne fakt, sidomos ne Shqiperi, realiteti aktual i edukimit ka impakt te frikshem tek njerezit. Cdo vit, me mijera te rrinj diplomohen nga universitetet Shqiptare pa piken e idese se cfare rruge do zgjedhin per jeten e tyre apo se si do ti aplikojne ndonjehere njohurite qe kane mare gjate viteve te shpenzuara ne shkolle (nese jane te aplikueshme).

Niveli i edukimit eshte jashtezakonisht i ulet dhe i prapambetur ne shumicat e institucioneve te edukimit, gje qe krijon impakt shume negative ne shoqeri, por dhe kjo do filloje te ndryshoje.

Sot me shume se kurre vleresohet edukimi praktik dhe aftesite praktike.

Duke filluar nga 17 vjec kam punuar me qindra partnere ne biznes. Sot jam 26 dhe asnje prej tyre nuk me ka pyetur se cfare kam mbaruar.

Ata prej jush qe me njohin personalisht e dine qe kam shkuar ne shume shkolla, por nuk kam mbaruar asnjeren prej tyre.

Shkolla te ciles i kam besuar me shume se cdo gje tjeter ka qene edukimi i pavarur dhe serioz (sic permend shpesh babai im) dhe fatmiresisht sot jetojme ne boten e teknologjise…

Jetojme ne nje bote ku informacioni eshte i ofruar kudo dhe per kedo. Ne pak sekonda mund te kemi akses tek mendjet me te ndritura te botes.

Jo vetem kaq por tashme, fale zhvillimit te internetit, mund te kemi akses tek dhjetra mijera kurse te ofruara drejtperdrejt nga shkollat me prestigjoze ne bote, Harvard, Duke, Princeton, Yale e me rradhe… FALAS. E vetmja gje qe duhet te beni eshte te vizitoni faqe si coursera.com ku mund te ndiqni te gjitha klasat qe deshironi dhe ne fund te aplikoni dhe per certifikate.

Edukimi ne vitin 2016 nuk do jete me i limituar nga institucionet dhe dijet e prapambetura. Zhvillimi i edukimit do jete nje realitet i pa-evitueshem edhe per Shqiperine me popullarizimin e iniciativave te ngjashme.

Mbi te gjitha do jete falas dhe i hapur per kedo.

Si te perfitoni: Keni nje fushe ku doni te aftesoheni? Ndiqni faqe si coursera.com, edx.org etj. (me shume ketu: https://goo.gl/N2RhhE) per te zhvilluar veten tuaj ne ate fushe pa shpenzuar asgje. Ju mungon nje gjuhe e huaj, mesoni nepermjet faqeve si duolingo.com (serish, totalisht falas).

— -

Te siperpermendurat dhe shume tendenca te tjera pozitive do krijojne nje impakt te madh ne tregun Shqiptar dhe tek njerezit qe jetojne ne kete vend per te mire.

Konkluzioni kryesor qe mendoj se duhet nxjere nga ky artikull eshte se duhet te fokusohemi tek aspektet pozitive te zhvillimit dhe te pyesim veten, si mund ta shfrytezojme ate per te permiresuar pak nga pak jetet tona dhe te njerezve qe na rrethojne cdo dite.

Deri ne artikullin tjeter,
Ju uroj shume suksese,

Laidi Ferruni