Përpjekje për zbardhjen e prejardhjes së shqiptarëve sipas studimeve gjenetike

Lulezim Blaka
7 min readAug 16, 2016

--

(plotësuar me 29.11.2018)

Studimet gjenetike, do të mundësojnë në kthjellimin e kësaj teme, pasi që historia si shkencë e vetme, është e vështirë të jap sqarim të qartë. Përderisa është diskutuar gjerë e gjatë rreth prejardhjes së shqiptarëve, ku janë dhënë teori të ndryshme (pellazge, ilire, trake dhe kelte), gjenetika, kjo shkencë relativisht e re, por në kulminacionin e saj, po e vërteton se shqiptarët e sotëm janë pasardhës te Pellazgeve, ndërsa vet pellazgët, janë formuar nga 4 grupime gjenetike. Këto grupime gjenetike, të ngulitura në Ballkan në periudha të ndryshme parahistorike, gjetën strehë tek njëri tjetri dhe krijuan një civilizim të vetëm, ku shqiptarët janë trashëguesit kryesor (gjuha, tradita, kultura), ndërsa edhe kombet e tjera të Ballkanit, morën elemente të tyre përmes ndikimeve të fqinjësisë apo edhe asimilimit.

Pellazgët, pothuajse në të gjitha periudhat historike ishin të ndarë në 3 mbretëri: Iliria, Maqedonia dhe Molosia (më vonë e quajtur Epiri). Ata gjithashtu iu nenshtruan asimilimit, e një pjesë e tyre bashkë me ardhacakët e parë nga Karpatet, formuan fiset helene, të cilat u vendosën në bregdetin e Egjeut. Në ndërkohë, trakasit, vetëm se kishin filluar simbiozen me Pellazgët, ku sipas të dhënave historike, fisi i famshëm dardan, të ardhur nga Thesalia, janë bashkuar me disa fise trake. Pellazgët kanë pësuar edhe helenizimin, romanizimin dhe sllavizimin, ku dhe kanë humbur shumë territore, banorët e të cilave u asimiluan.

Helenët ishin një popullatë indo-europiane që erdhi nga mbi-Danubi dhe u vendosën në brigjet e Egjeut. Ata bashkjetuan me pellazgët që I gjetën aty, asimiluan një pjesë të tyre dhe krijuan civilizimin e njohur Helen. Ata themeluan qytetet-shtete të tyre, për qëllime tregtare edhe në territorin pellazg, ku patën ndikim të madh kulturor-politik.

Romakët, erdhën me dhunë, shkatërruan mbrëteritë dhe bashkimet e ndryshme të fiseve pellazge e trake dhe themeluan institucionet e veta, të cilat ndikuan në jetën shoqërore-politike të Ballkanit. Popullata pellazge, u ndikua shumë nga ky proces, një numër i konsiderueshëm u romanizua tërësisht, duke e zvogëluar dukshëm territorin pellazg.

Serbët, një fis sllav i mbi-Danubit, që filloi plaçkitjen e trojeve pellazge që nga shekulli 6, u vendos përfundimisht në gadishull në shekullin 8. Duke shfrytëzuar rënie-ngritjet e Bizantit dhe Bullgarisë, ata krijuan mbretëritë e tyre, e më vonë edhe Perandorinë Serbe, e cila nuk i njohi shqiptarët si popull shtetformues. Një numër i madh iku në malet e sotme të Shqipërisë Veriore, e një numër shumë i madh u serbizua. Në kohën kur Perandoria Serbe po dobësohej, nga rrezistenca e shqiptarëve nga Jugu e deri ne Veri, por dhe shkaqe të tjera, shqiptarët u njohën si popull shtetformues. Por atëherë ishte shumë vonë: Osmanët ishin futur në Evropë.

Ideologjitë nacionaliste, pretendojnë në pastërtinë e popujve. Në fakt, edhe vet pellazgët, kishin përbërje të përzier gjenetike, varësisht nga lëvizjet e njerëzve të parë. Të dhënat gjenetike të shqiptarëve deri më tani, nuk përfshijnë numër të madh të mostrave. Deri në kohën kur po shkruhet ky artikull janë 769 mostra të shqiptarëve, nga studimet e ndryshme (136 nga territori i Republikës së Shqipërisë, 114 nga Republika e Kosovës, 64 nga shqiptarët e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe 455 mostra të Projektit shqiptar për ADN). Është bërë dhe një studim me 223 mostra të Arbëreshëve të Italisë, që ka të dhëna shumë të përafërta me shqiptarët e Ballkanit (dallimi +-2%). Por të dhënat po plotësohen dita ditës me studime të ndryshme, e do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, të ndermarin në mënyrë institucionale një studim të përbashkët, ku do të përfshihen më shumë mostra, në mënyrë që të dhënat të jenë sa më precize.

Në mënyrë private, një grup të rinjsh shqiptarë, profesionistë e entuziastë të gjenetikës, kanë filluar një studim, ku kanë mbledhur deri më tani 455 mostra në Projektin shqiptar për ADN. Sapo të arrihet një numër më i madh i mostrave, ne do të përfshijmë edhe këtë studim në statistikat e shqiptarëve. Vlen të ceket, se rezultatet janë shumë interesante, pasi që ky është një studim shumë i avansuar, si dhe jep detale edhe për prejardhjen gjenetike të Fiseve Shqiptare.

Historia e perberesve gjenetike te shqiptareve — 4 haplogrupet kryesore

Haplogrupi I2a1: Është variant i haplogrupit I2, një haplogrup shumë i vjetër, origjina e të cilit nuk është përcaktuar definitivisht. Janë 2 teori: teoria e origjinës evropiane (që ky gjen është i popullatës së parë që erdhi në Evropë) dhe teoria e origjinës anadollake-kaukaziane. Sido që të jetë, varianti që gjendet tek shqiptarët është i kohës së Neolitit dhe ka shtrirje sidomos në Shqipërinë e Jugut dhe Dalmaci. Ky gjen ka vjetërsi në trojet shqiptare rreth 20.000 vjet.

Haplogrupi J2B: Te shqiptarët është i përfaqësuar me degën e tij J2B2-L283 me vjetërsi 9100 vite. Ama e ketij haplogrupi J2B2-M241, ka origjinen në Anadoll para 14.000 vitesh, aty ku u zhvilluan civilizimet e para dhe bujqesia. Në kohët e hershme të Neolitit (para 10 mijë vitesh), ndahet në dy degë, ku njëra migron në Azinë Jugore, e tjetra në Ballkan. Kjo degë shumë e vjetër ballkanike, para 5800 vitesh ka pësuar kulminacionin e rritjes, zhvillimit dhe shpërndarjes.

Haplogrupi R1B: është i shpërndarë në tërë Evropën Perëndimore me përqindje të mëdha në Francë, Angli, Gjermani e të tjera. Si grup është më i vonshëm në Evropë e Ballkan, pasi që ardhja e tij daton në periudhën e hershme të Bronzit. Te shqiptarët përfaqesohet me variantin R1B-M269 dhe ndarjet e hershme të tij para 6400 vitesh. Një kohë të gjatë ky gjen është llogaritur “Kelt”, por, me përparimin e gjenetikës, shihet qartë se varianti që gjendet tek shqiptarët është i ndryshëm nga varianti kelt R1B-L51.

Haplogrupi E1B: Në Ballkan dhe Evropë, është i përfaqësuar me degën e tij që vazhdimisht e gjejmë si E1B-V13. Një teori i jep origjinë ballkanike të para Neolitit, ndërsa teoria më e përhapur tregon se mutacioni V13 ka ndodhur ne Levant, para 8 mijë vitesh, prej nga ka ardhur ne Ballkan në kohën e Neolitit. Mostra me e vjetër është gjendur në Spanjë dhe daton 7000 vjet. Kjo popullatë, ka pasur shtrirje masive para 4300 vitesh, gjatë periudhës së hershme të Bronzit, ku është zgjeruar dhe shpërndarë.

Perberja gjenetike e shqiptareve

Deri më tani nuk është bërë analizë gjithpërfshirëse e tërë shqiptarëve, por ka analiza të ndara, që janë bashkuar në këtë artikull me kujdesin më të madh. Studimet janë berë nga Semino (viti 2000 me 51 mostra shqiptarësh), Pericic (viti 2005 me 114 mostra te shqiptareve te Kosoves), Bosch (viti 2006 me 30 mostra nga Tirana), dhe Battaglia (viti 2008 me 55 mostra nga Shqipëria dhe 64 mostra të shqiptarëve të IRJM). Këtu do përfshijmë dhe rezultatet e 455 mostrave të Projektit Shqiptar të ADN, “Albanian Bloodlines” (FamilyTreeDNA + YSEQ). Gjithashtu Sarno ne vitin 2015 ka bere nje studim me 223 mostra te arberesheve te Italise.

Rezultati i 769 mostrave, të shqiptarëve nga Ballkani është me sa vijon:

E1b = 32.5%

J2B = 20.8%

R1b = 19.9%

I2 dhe I1= 13.4 %

R1a = 5.9%

Tjera = 7.5%

Perberja gjenetike e disa shteteve fqinje

Maqedonia — i (30.5%); E1b1b (21.5%); J (16%); R1a (13.5%); R1b (12.5%), G (4%), T (1.5%), Q (0.5%), N (0.5).

Mali i Zi — i (37%); E1b1b (27%); R1b (9.5%); J (9.5%); R1a (7.5%); G (2.5%), Q (2%), N (1.5%)

Serbia — i (42%); E1b1b (18%); R1a (16%); J (8.5%); R1b (8%); G (2%), N (2%), Q (1.5%), T (1%).

Greqia — J (26%); E1b1b (21%); i (14.5%); R1b (15.5%); R1a (11.5%); G (6.5%); T (4.5%)

Turqia — J (33%); R1b (16%); E1b1b (11%); G (11%); R1a (7.5%); i (5.5%); dhe te tjera 16%.

Analizat në Greqi janë me mbi 1000 mostra, Turqi, Serbi dhe Maqedoni arrin në rreth 1000 mostra, dhe në Mal te Zi me rreth 500 mostra.

Gjenetika vërtetoi por dhe sfidoi historinë

Fakte interesante, nxjerren nga studimet e deritashme gjenetike që qartësojnë disa probleme të pazgjidhura nga historianet:

- Populli shqiptar është formuar nga popujt e vjeter proto-ballkanik: Pellazget dhe Trakët. Gjuha shqipe, është formuar në një proces shumëshekullor dhe është vazhdimësi e gjuhës proto-ballkanike Pellazgishtes. Kjo gjuhë është folur nga Dardanet, Pellazgët dhe Trakët në Boeti, Thesali, Trojë, Iliri, Epir, Maqedoni e Traki, dmth gjuha e parë e njohur e njerëzve të bardhë (Prima Lingua). Gegërishtja, që është gjuhë Njërrokëshe, është vazhdimësi direkte e gjuhës së vjetër pellazgishte. Toskërishtja si dialekt shumërrokësh, u zhvillua nga Gegërishtja, si fazë kalimtare e formimit madej, të gjuhëve evropiane. Për ta fshehur vazhdimësinë e Gegërishtes nga gjuha pellazge, gjuha pellazge me pa të drejtë nga disa studiues quhet: dialekti aeolik helen.

- Shqiptaret nuk janë të vetmit pasardhës të proto-ballkanikëve. Pas shpërnguljes masive të helenëve dhe sllavëve të jugut, popullata nga Danubi e deri ne Vardar, Dalmacia, Bosnia, Hercegovina, Sllovenia dhe Greqia e sotme, iu nënshtrua një procesi të asimilimit, ku një pjesë e madhe bashkjetoi dhe u shkri me ardhacakët, per te formuar fiset e popujt që më vonë u formuan si kombe sllave e greke që jetojnë në Greqi, Serbi, Kroaci, Bosnje, Slloveni e IRJM.

- Përbërja gjenetike e popullit të IRJM, Serbisë dhe Malit të Zi, tregon se gjeneza sllave e tyre është minoritare, pasi qe ata u rritën e u zhvilluan në dëm të popullsive të vjetra pellazge (ilirëve, maqedonëve, epirotëve dhe trakëve).

-Shqiptaret ngjajnë gjenetikisht më së shumti me helenët: 87% e heleneve, kanë gjenet e njëjta me shqiptarët e sotëm. Fakt ky që e tregon shkallën e lartë të asimilimit.

- Grupi që më së shumti i rrezistoi asimilimit sllav, ishte J2B2, i cili mund të themi se ne Ballkan është ekskluzivisht te shqiptarët e sotëm dhe grekët.

- Secili grup gjenetik, pasuroi dhe ndërtoi mentalitetin e sotëm shqiptar. Haplogrupi E1B përfaqëson kulturën e civilizimeve të vjetra afrikane-egjiptiane; haplogrupi J2B2 kulturën e shtetformimit dhe hapjes ndaj vlerave univerzale njerëzore; haplogrupi R1b përfaqëson shkollimin, përparimin e zhvillimin; ndërsa haplogrupi I2a1 mentalitetin e luftës, mbrojtjes dhe sigurisë. Që të gjitha këto, na bëjnë komb të pasur, të kompletuar, por edhe diskutues, kritikues dhe analizues për situatat që do të na paraqiten në të ardhmen.

--

--