Dashuria E Vërtetë

Është Shërim


Në fillim të karierës time me shkrime unë shkruaja për vdekjen dhe errësirën. Arsyeja që sot unë shkruaj për femrën është e dashura ime. Pasi isha lënduar shumë herë nga njerëzit, po thuaj se nuk besoja asnjë njeri, isha njeri i mbyllur, nuk kisha shumë shoqëri. Sot, unë jam një njeri tërësisht ndryshe, unë që dje isha një frikacak që kishte frikë të thoshte atë që mendonte, sot jam një poet dhe këshillues që shpërndaj mendimet me mijëra njerëzish. Faleminderit e dashura ime që të takova 2 vite më parë, me ty u rringjalla, ti më mësove më shumë për femrat, me ty po rritem, nga ti mësoj, me ty eci përpara, jam njeriu më me fat që kam një shoqe, partner, të dashur që më shtyen të arrij kulmet e ëndrrave që kam. Për mua je dhe do mbetesh ikona më e përsosur e femrës. Të dua❤

© Milot K Selmani

Për më shumë këshilla:

https://youtu.be/j13Od3vMMgU