Religjioni për miqtë ateist

Si çdo njëri, ne jemi qenie që kërkojmë udhëzim dhe kuptim për jetën tonë prandaj dhe kjo është një rrugëtim që ndoshta nuk do të ket fund. Dita ditës mendojmë për jetën dhe kuptimin që ajo ka, për esencialistin jeta ka kuptimin të shkruar diku lartë prandaj themi që jeta e tij është e predertiminuar por ekzistencialistët kalojnë jetën duke kërkuar apo duke tentuar që për jetën e tyre të gjejnë kuptimin e duhur. Normale që ata fillimisht kanë shfletuar librat e filozofisë, letërsis, psikologjisë dhe shpesh neglizhojnë religjionin mbi bazën që ajo është një dogmë apo një opium i rrezikshëm për racion njerëzore ngase bota është e ndarë mes atyre që besojnë dhe atyre që nuk besojnë. Nuk dua të i futëm debatit shumë shekullor në atë se a ekziston zoti dhe religjioni apo nuk ekzistojnë, nuk dua sepse debate të tilla janë të mërzitshëm dhe sterile ngase nuk sjellin asnjë përparim real.
Por unë dua të hedh një shikim të rri mbi religjionin për miqtë ateist, religjioni duhet shikuar si një byfe idesh dhe konceptesh ku ju duhet të bëni vjedhjen e disa ideve që ju pëlqejnë dhe ju japin zgjidhje për ca problemet që mundet të shfaqen. Në këtë artikull do flasim për disa ide dhe koncepte bazë që vijnë nga byfeu i religjioneve botërorë si Islami, Krishterimi, Hebraizmi dhe fete tjera.

Edukimi dhe arsimimi — Në prizmin modern dhe kapitalist fusha e arsimimit sidomos në sytë e politikanëve dhe prindërve shikohet si institucione që krijojnë vende pune dhe siguri për ata që studiojnë. Pra arsimimi tek elita politike dhe prindërit shihet në prizmin teknik ku emocionet e brendshme që ka studenti gjatë procesit të edukimit thjeshtë neglizhohen. Pse parashtrohet pyetja shikohet individi si një vegël por jo si një qëllim në vetvete? Mendoj se arsyeja shkon në përputhje me humbjen e rëndësisë së religjionit. 
 Më lejoni të shpjegoj: Në shekullin e kaluar nga largimi i Otomanëve nga trojet Ballkanike kemi një sistem të rri arsimor. Me një shoqëri tepër e më tepër laike parashtrohej pyetja me çfarë do të zëvendësohet religjioni? Përgjigjën për shumë më herët e kishin dhënë mendimtarët Evropian si John Stuart Mill dhe Matthew Arnold ata sugjeronin që Skriptet fetare të zëvendësohen me Kulturë. Ku esetë e Platos, shkrimet e Shakespearit dhe novelat e Ismail Kadaresë do të jenë një substitut të skripteve fetare. Dua të them, imagjinoni nëse keni shkuar në ndonjë universitet, në Shqipëri apo edhe kudo jashtë në botë, të themi se keni shkuar në Harward me sa duket universiteti më i mirë dhe keni thënë: “Shikoni, kam ardhur për të studiuar në Harward “Sepse dua të gjej një kuadër moral.” Unë kam nevojë për udhëzime etike. “Më duhet të mësoj se si të dua, të jetoj dhe të vdes”. Njerëzit e administratës do të fillojnë të shikojnë në mënyrë të çuditshme, ata do të informoni zyrën e psikiatrisë për ju. Reagimi është i kuptueshëm ngase institucionet arsimore e konceptojnë që ata nuk merën me këtë biznes, shumë e thjeshtë institucionet presin që ne si qenie racionale në forma autodidakte do të mësohemi si të jetojmë, dashurojmë dhe përfundimi i jetës (emocionet).
Ata e kuptojnë që biznesi i tyre apo veprimtaria e tyre bazohet në shpërndarjen e diturisë, por edhe në këtë spektër mendoj që ata gabojnë diçka. Kur religjionet duan të ndajnë dituri, informata ata mbajnë sermone apo predikime ndërsa kur universitetet duan të shpërndajnë dituri dhe informata ata mbajnë ligjërata. Dallimi mes predikimit dhe ligjëratës është që ligjëratat universitare duan të mbushin kokën vetëm me informata ndërsa predikimet duan që të ju ndryshojnë juve apo dhe të ju shpëtojnë shihet që religjioni çështjen e diturisë e merr me më shumë urgjencë se sa profesorët universitar. Sigurisht që nuk pajtohem apo pajtoheni me atë se çfarë predikohet por duhet bindur që bota laike dhe e shkencës ka këtu një hendek sa i përket formës së shpërndarjes së diturisë. Tani, duke ecur përpara, duke lëvizur pak gjatë këtij byfeu. Pyetja është se si është forma e ligjërimit në institucionet arsimore? … Keq. Por tani dua të diskutoj mekanizmat e shpërndarjes së arsimit me të cilat punojnë fetë. Unë mendoj se fetë mund të shihen si makina edukative jashtëzakonisht të suksesshme. Nuk ka pasur kurrë makina arsimore të kompletuara siç janë ata. Pra, le të shohim se çfarë bëjnë ata. Le të shohim se si vijnë ata. Epo, një nga konceptet e tyre është se qeniet njerëzore janë tepër të harraq. Mendjet tona janë si sitë. Fetë kanë qenë shumë të ndikuara në nga pikëpamja greke se ne vuajmë nga ajo që filozofët e lashtë grekë quajtën akrazi. Tani, çfarë është akrasia? ‘Akrasia’ përkthehet si ‘dobësi e vullnetit’. Pra, dobësia e vullnetit sugjeron se ka shumë gjëra që intelektualisht e dimë mirë, mirëpo ne nuk e praktikojmë apo nuk përmbahemi, sepse ne dekoncentrohemi nga dinamika e jetës ku kjo dinamikë ndikon në dobësimin e vullnetit. Dhe kështu, për fetë, çështja e parë ajo që duhet të bëni është që ta forconi atë vullnet në mënyrë që idetë të rrinë. Pra, për shkak se jeni kaq harraq të këqij, një nga gjërat e para që fetë rekomandojnë që të bëni është të përsërisni gjërat. 
Që të gjitha religjionet theksojnë përsëritjen, merrni për shembull Islamin me 5 kohërat e lutjeve gjatë ditës ku e njëjta është dhe në religjionet tjera. Bota laike përsëritjen e shikon si punë jo produktive apo sterile, por harron që mendja e njeriut është sikur një sitë. Shembull kur lexoni një libër apo kur shikoni një film që lëvizë emocionet tuaja përbrenda për ndryshimin e jetës suaj dhe ju menjëherë thoni sa të mbaroj librin apo filmin drejtë do të ndryshoj vetën por në darkën e javës ardhshme ju përveç që do të humbni atë vullnet ju dhe titullin e veprës do ta harroni. 
 Pedagogët mendojnë që të mbushin kokën e një studentes 20 vjeçare me informacione vitale për një jetë të mirë dhe ajo për një karrierë 40 vjeçare në kontabilizëm përsëri do të mbaj mend informacionet vitale. JO! Kështu nuk funksionon truri i njeriut, përsëritja është gjysma e mësimit prandaj them që religjionet këtë gjë mirë shumë e kanë kuptuar. 
 Ata janë të kujdesshëm me kalendarin dhe kohën. Tani, çfarë bëjnë të gjitha fetë, merreni shembull religjionet Abrahamike dhe theksin e tyre mbi vlerën e kohës. Agjendat tona janë të mbushura me shumë gjëra, por kur shikoni se çfarë janë të mbushur, ato janë të mbushura me emërimet kapitalistike shembull — një takim këtu, një takim biznesi, një konferencë dhe një koktell që të gjitha këta janë produktet e kapitalizmit. 
Ditarët apo agjendat janë të rëndësishme sepse mbajmë jetën tonë në koordinim dhe ekuilibrim kundër kaosit. Fetë nuk janë ndryshe, sepse dhe ata kanë ditarë — të gjitha fetë kanë ditarë — por ato vënë gjëra paksa të ndryshme në ato ditar. 
 Ata vënë gjërat që të kthejnë fokusin drejtë të mbrendshmës, drejtë vet-vetës. Pra, ata duan të japin strukturë paksa psiko-centrike dhe jo kariero-centrike. Kështu që çdo fe ka një strukturë të këtij llojit. Merrni katolicizmin, ju e dini, më 25 dhjetor, do të mendoni për Jezusin dhe cilësitë e tij të modestisë dhe durimit etj. Çdo ditë në religjione ka një ide, një koncept,një leksion të lidhur me të. 
Terminet fetarë do të ishte rituale ku fetë janë plot me ritualet. Çfarë është një ritual? Një ritual është një ngjarje shoqërore që ka si qëllim përfundimtar një transformim të brendshëm, disa transformime psikologjike. 
 Këtu me të vërtetë ne e hedhin dallimin mes shoqërisë moderne dhe shoqërisë fetare, e para është e strukturuar dhe psiko-centrike ndërsa shoqëria moderne është karioro-centrike dhe e fiksuar me spontanitetin jetësorë. 
Arti — Frekuenca tjetër ku miqtë ateist duhet të dëgjojnë është sfera e artit. Bota laike mendon që arti është rrugës duhur dhe se nuk duhet përmirësuara ngase një shumë e madhe e të hollave është duke shkuar drejt artit. Mendoj që një maximë që është në mesin e shoqërive artistike duhet larguar, shembull maxima që ka ngelur qysh nga shek XIX është se arti duhet të jetë vetëm për hirtë të artit. Mendoj që është gabim arti të izolohej dhe se besoj që qëllimi i artit duhet të jetë ashtu si një mikesha ime ateiste që thoshte kishat e mia janë në çdo kryeqytet por ata janë muzetë. Ky koncept duhet përforcuar sepse rolin i artit nëpër religjione është i tillë. Kur flitet për artë mjafton të analizojmë koha e Renesancën dhe do të kuptojmë forcën shtytëse të kishës në promovimin e artit. Arti sipas fesë është për dy qëllime. 
Qëllimi i parë është të kujtosh të mirën dhe të bukurën, të shikojmë të bukurën dhe të jetojmë bukur. Qëllimi i dytë është të kujtosh të shëmtuarën dhe të i largohemi çdo rruge që do të na dërgonte drejtë asaj. 
 Me fjalë të tjera arti duhet të jetë didaktike dhe një propagandë për një jetë më të mirë. Arti fetar është propagandë në vetvete, e kuptoj aversionin që kjo fjalë ka gjeneruar gjatë shekujve ku njerëzit që banën të famshëm këtë term janë pjesa e zezë e historisë së civilizimit. Por religjionet tentojnë të bëjnë një propagandë të bardhë, shembull piktura e Rembrandt Harmenszoon van Rijn i cila në disa piktura të Krishtit që gjinden gjithandej nëpër kishat e Evropës do të shohim Krishtin modest apo Krishtin duke kaluar liqenin Gennesaretit që neve na mëson për kurajën që duhet të kemi në jetë. 
Organizimi — të ecim më tutje në byfen e ofruar nga religjioni. Nëse analizojmë religjionet më të fuqishme botërore do të vëreni që gjëja e ngjashme e tyre është grupimi apo organizimi i tyre perfekt. Religjionet kryesore suksesin e tyre kryesisht e kanë falë organizimit, besimtari asnjëherë nuk ndjehet alien në shoqërinë që është. Bota moderne duke qenë e inspiruar nga romantizmin klasik dhe e ndikuar nga rrymat majtiste të një shoqërisë anarkiste prodhoj një shoqëri të decentralizuar, ku vetvetja është gjithçka për qytetarin modernë. 
Në anën tjetër kemi religjionet, ata janë të organizuar, janë brende, kanë struktura globale apo ndryshe janë organizata shumëkombëshe tregojnë unanimitet dhe koherencë në veprimtarinë e tyre. 
Strukturimi i tyre është i ngjashëm me korporatat shumëkombëshe normale dallimi qëndron në produktin që ata servojnë. Njëra ka fokus shpirtin ndërsa të tjerat kanë fokus materialen (Pica, shërbime bankare, energjetikë). 
 Mendoj se 70% e suksesit të religjioneve e atriboj në formën e shpërndarjes së që kanë. Kemi shumë poet, artistë, filozof të ngulfatur në libraritë e tyre duke shkruar, pikturuar ditë dhe natë për të përmirësuar jetën e njerëzve por dështojnë ngase janë të pa organizuar. 
Shoqëria laike duhet të shikon efektin e organizimit pikërisht në kishën Katolike e cila vitin e kaluar ka gjeneruar të ardhura marramendëse deri 97 miliardë dollarë. Mundet vetë të paramendoni se çfarë fuqie posedon ky institucion duke ju falënderuar organizimit të sajë. 
 Si çdo doktrinë dhe fetë kanë në qendër të tyre një libër që flet për të vërtetën absolute por ajo që dallon një libër teologjikë nga të tjerët është forma e propagandimit të sajë. Ata kanë një sistem edukativ tejet të sofistikuar, fetë kanë një qasje krejt ndryshe për artin dhe janë më të strukturuar dhe organizativ në realizimin e projekteve që kanë. 
Për të përfunduar këtë thamë që në religjion kemi një byfe që duhet çdo kush nga ne së paku të hedhë një sy para se të refuzon të tërën që nga fillimi. Prandaj them që edukatorët, artistët dhe njerëzit përgjegjës për zhvillimin e shoqërinë mund të mësojnë nga ajo që na ofron byfeu i religjioneve.

Në fund të fundit unë dua të përfundoj me këtë pikë, fetë janë tepër komplekse, të mençura, të pasura, të nuancuara për te’u braktisur thjesht për ata që në të vërtetë besojnë në to.