Vetëm një shoqëri kritike është ideale

Omar Ajruli
Jul 24, 2017 · 4 min read

Në një botë si kjo e jona, njeriu mund të kategorizohet në shumë grupe dhe nëngrupe por kategorizimi më evident në shekullin XXI është se njeriu dhe shoqëria në përgjithësi ndahet në fitues (winners) dhe humbës (losers). Kjo formë e mendimit që kemi na shtynë të mendojmë për formën ideale që ne dhe shoqëria duhet të kemi. Forma ideale do të duhej të garantonte një avantazh shoqërisë dhe të jetë shtytës e forcave progresive përbrenda saj.
Ndoshta kur flasim për atë se çfarë forme duhet të marrë një shoqëri ideale opinioni i përgjithshëm sugjeron që një shoqëri ideale është shoqëria optimiste sepse sipas Churchillit një shoqëri optimiste është ajo që gjen mundësi në çdo vështirësi. Por, në fakt e kundërta duket sikur është më afër të vërtetës: pesimizmi apo dyshimi i thellë në natyrën njerëzore është garantues e një shoqërie të mirë. Pesimisti natyrën njerëzore e shikon atë si dinake, emocionale, hakmarrës, shkurtë pamës pavarësish sa normal dhe i pafajshëm mund të shfaqet ai. Ne jemi kafshë që mendojmë, jemi ndryshe vetëm për ata ca neuron që kemi më shumë ndërsa pjesa tjetër është instinkt dhe egocentrizëm.
Kur shoqëria e pranon faktin që njeriu mund të jetë i keq për nga natyra atëherë kupton se me ata ca neurone tepër që njeriu ka mund të jenë vend një strehim për urtësi, racionalitet, emocione të kontrolluare etj. Në një shoqëri pesimiste politikan të mërzitshëm dhe të pakuptueshëm janë pjesë e përditshmërisë ndërsa shoqëria është tepër pesimiste të ju beson utopive të çmendura apo të guximshme dhe që një njeri i vetëm do të zgjidhte të gjitha problemet me shkopin e tij magjik. Shoqëria pesimiste e shikon si mjerim atë shoqëri që është në kërkim të një heroi.

Shoqëria pesimiste ngase shumë mirë e kupton natyrën njerëzore, orvatet që institutet shoqërore të jenë të fuqishme, pavarura, relevante dhe nuk tolerojnë që i tërë aparati shtetëror të bjerë në duart e një individi të vetëm. Institucionet në një shoqëri pesimiste janë të mbrojtur nga luhatjet dhe lëkundjet spontane për tre arsye:

1. Institucionet bartin frymën kritike ndaj fenomeneve, kjo frymë mundëson një këndvështrim më real mbi problemet eventuale.

2. Formati check and balance vetvetiu është instaluar në shoqëritë pesimiste dhe parandalon çdo keqpërdorim eventual të posteve.

3. Problemet nuk janë personale por janë si pasoj e rrymave ideologjike dhe forcave historike.

Shoqëria pesimiste është tepër e kujdesshme me yjëzimin e yjeve të sportit, artit apo dhe të politikës, ata janë skeptik në natyrën e njeriut sepse thellë brenda të gjithë jemi paksa rrëmujë. Për një skeptik natyra e njeriut është një dichotomy mes të mirës dhe së keqes, thënë ndryshe sa është i sjellshëm aq dhe i ligë.
Prandaj herë pas here kur shfaqen skandalet (të “yjeve”) shoqëria skeptike nuk tronditet ngase kjo është normale që njeriu të gabon, harron apo thjeshtë pakujdesi. Në këtë rast energjia e shoqërisë nuk fokusohet në dhunë dhe shpagim por në mirëkuptim, empati.
Sistemi edukativo arsimor është institucioni më i rëndësishëm se çdo institucion tjetër në shoqërinë pesimiste. Është institucion i mirë menduar, i gjerë, ambicioz dhe i mirë financuar. Plan programet janë të formuar ashtu që çdo kush të gjënë vetën dhe aftësitë e tij, njeriu në shoqërinë pesimiste është origjinal, botë në vetvete. Përpos që sistemi edukativo arsimor kujdeset për aftësitë e nxënësve sado pak dhe të kufizuara ata kujdesën edhe për mirëqenën emocionale të gjithë nxënësve.
Nxënësit nuk mjegullohen se të gjithë do të kenë një jetë të ngjashëm me yjet në televizorë, sepse një gjë e tillë statistikisht nuk është e mundshme. Prandaj institucionet arsimore në shoqëritë pesimiste nxënësit që nga fëmijëria këshillohen, klasifikohen, kujdesen që të ndjekin aftësitë reale që posedojnë dhe nuk është turp që ndonjëra të dëshiron të bëhet kuzhiniere tjetri mjeshtër apo zjarrfikës sepse jo të gjithë do të bëhemi astronaut.
Po, të arrish majat e shoqërisë është e mundshme, askush nuk të pengon, gjithkush të inkurajon por jeta mediokre është norma dhe dështimi është aty afër prandaj vetëm një shoqëri pesimiste mund të i përballon këtë sfida eventuale.
Optimizmi i madh gjeneron dëshpërim të madh, pikërisht atë që një pesimist i shmanget, por arsyeja dhe dobia kryesore që një shoqëri duhet të jetë pesimiste është jetë gjatësia. Sipas shoqatës Amerikane të psikologjisë pesimizmi për të ardhmen mund t’i inkurajojë njerëzit që të jetojnë me më shumë kujdes, duke marrë masa paraprake për shëndetin dhe sigurinë.

Këtu mund të shihni shtetet më pesimiste dhe ata më optimiste dhe ndoshta do të ndryshoni mendimin pesimist mbi pesimizmin.

Vendet më optimiste
Vendet më pesimiste
Omar Ajruli

Written by

Political Science Student at State University of Tetovo

Welcome to a place where words matter. On Medium, smart voices and original ideas take center stage - with no ads in sight. Watch
Follow all the topics you care about, and we’ll deliver the best stories for you to your homepage and inbox. Explore
Get unlimited access to the best stories on Medium — and support writers while you’re at it. Just $5/month. Upgrade