Image for post
Image for post

Edhe pse në Kosovë ekziston Ligji mbi Qasjen e Dokumenteve Publike, qytetarët dhe shoqëria civile thonë se vazhdojnë të hasin vështirësi në sigurimin e të dhënave.

Sipas tyre, përveç vështirësive për sigurimin e tyre, është edhe mungesa e dokumenteve të duhura që kërkohen nga ata.

Ata thonë se, jo gjithmonë i sigurojmë të dhënat e kërkuara nga institucionet e Kosovës.

Hulumtuesi në Institutin për Politika Zhvillimore, Dardan Abazi, tha për Telegrafin se e drejta e qasjes në dokumente zyrtare është duke u respektuar, por sipas tij, qasja nuk është në nivelin e dëshiruar.

“Në princip e drejta e qasjes në dokumente zyrtare po respektohet në Kosovë, por problemin që ne hasim është se jo gjithmonë të kemi qasje ashtu siç dëshirojmë. Qeveria nuk është se nuk përzgjedh se çfarë të shohim, në princip e zbatojnë Ligjin mbi Qasjen e Dokumenteve por jo edhe në dokumente kyçe siç kemi të bëjmë me kontratat e mëdha publike, që nuk na janë dhënë ashtu siç kemi kërkuar dhe pastaj na është dashur që t’i padisim nëpër gjykatat dhe t’i fitojmë rastet në mënyrë që t’i bëjmë presion Qeverisë që t’i liroj këto dokumente”, tha Abazi. …


Image for post
Image for post

Teknologjia mund të cilësohet si e arritura më e madhe e mendjes dhe punës së njeriut. Ajo është bërë pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës sonë, duke mundësuar që shumicën e punëve t’i kryejmë më shpejt dhe më lehtë.

Përfshirja në teknologji e të rinjve në Kosovë nuk është e vogël. Shumë të rinjë nga Kosova, tashmë kanë arritur të themelojnë organizata që për fokus kanë teknologjinë e informacionit. …


Image for post
Image for post

Qasja e të dhënave të hapura si për gazetarët dhe institutet kërkimore konsiderohet si jetike për trajtimin e temave dhe analizave.

Kështu thonë hulumtues dhe gazetarë, të cilët sipas tyre do ta rriste llogaridhënien gjatë raportimit.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Jeton Mehmeti për Telegrafin tha se qasja në të dhëna të hapura është esenciale për analizimin e politikave të caktuara.

“Për punën e një instituti kërkimor qasje në të dhëna është esenciale për të analizuar një politikë të caktuar. Ndonëse ligji e garanton një të drejtë të tillë, ende ka vështirësi në mbledhjen e të dhënave që në radhë të parë do duhej të ishin publikuar vet nga institucionet publike. …

About

Open Data Kosovo

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store