Pardje, dhe një tjetër grua u vra nga vjehrri i saj! Duket se askujt nuk i bëri shumë çudi… Prita edhe këtë herë se thashë shoqëria shqiptare paska ndryshuar dhe une s’di gjë akoma! Ashtu sikurse prita se mos thoshin ndonjë gjë më shumë për vajzën e mitur që do të martohej me një burrë shumë më të madh në moshë. Vetëm kur një media e huaj e publikoi, filluan të merren me fakiren, që ende fëmijë, do ose është shndërruar në fëmijë-grua! Është për të vënë duart në kokë….. Dhe për çfarë? Se thuhet e vërteta pranë një media të huaj: “…Gruaja shqiptare është ende pjesë e frymës maskiliste… Burri e tregon “burrërine” e tij vetëm kur “pushton” gratë…Dhe gratë janë gra kur mendojnë dhe dëshirojnë nisur nga çfaë mendon dhe dëshiron burri! Çdo veprim, sa do i pamoralshëm të jetë, kur e kryen burri kthehet i drejtë: të bëj fëmijë jashtë martese, të ushtrojë dhunë verbale, fizike, psikologjike, ekonomike, sociale, seksuale … “ Po ka nga ato gra që i respektojnë me “mençuri” traditat dhe dëshirat e burrave, dhe këtyre u është vënë një emër: burrënesha! Po në cilin fjalor të botës e gjeni fjalën “burrëneshë” more aman, se e kam me shumë merak! Ose, ka ende vende në Shqipërinë e jugut që gruan e thërrasin në emrin e burrit, d.m.th, mua teorikisht do të duhet të më thërrasin Mirjanica p.sh! Si përfundim: Faleminderit shumë që mundoheni të tregoni dashurinë për atdheun dhe për ndryshimin që ka pësuar shoqëria shqipare. Ku më tregoni përmbajtjen kulturore dhe më tregoni se çfarë është e çfarë nuk është primitivitet!!! Edhe një herë Jeta e një gruaje iku! Dhe druaj se këto histori do t’i dëgjojmë sërisht të ndodhin edhe nesër! Mund të ishte mamaja juaj, motra juaj, por nuk guxoj të them gruaja juaj, se ja si i trajtoni ju gratë!!! Më ndjeni, po kam nevojë të them: ju kam dh…*rë mu në komente e portale, pas “dhuratës me gjak gruaje” që mora sërisht prej kësaj shoqërie maskiliste!!! Gjthashtu, edhe ju shtetar plehra që mendoni se po “luftoni” për të mirën e vendit, e nuk keni bërë as minimumin për ta reabilituar këtë shoqëri dhe për t’i dhënë frymë shpresë kësaj varfërie si ekonomike, sociale, kulturore, dhe si rezultat shpirtërore… E keni kthyer popullin në analfabet, për ta zotëruar atë lehtësisht, sikurse dhe po e bëni. Më ndjeni edhe një herë për ndërhyrjen, se ju shpërqëndrova nga debatet politike, të cilat, më në fund, po i sjellin “ndryshimin” e shumëpritur, ndryshimin tonë Donkishotian që do e marrim me vete deri sa të mbyllim sytë. Shpresoj që fëmijët tuaj ta gëzojnë!😔

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.