Rrjetet sociale! Si të përfitoni prej tyre?
Laidi Ferruni
81

Faleminderit qe ke marre kohen per te shkruar nje artikull te tille. Krahasimi qe ke bere mes 123.al dhe faqes tende nuk eshte i drejte sepse s’ke permendur qe ne faqen tende i ke bere ‘boost’ postit, pra e ke sponzorizuar permes Facebook Ads dhe kjo ka shkaktuar rritje ne ‘reach’ & ‘engagement’. Edhe me ‘organic reach’ mund te ia kesh kaluar, mirepo keshtu si e ke paraqitur ne postim nuk ke lene te kuptohet nje gje e tille. Une u drejtova te ky shkrim permes nje postimi ‘sponsored’ qe pashe ne kryefaqen time. Gjithashtu ke lene anash nje aspekt shume te rendesishem te marketingut online: SEO. Ende nuk i kam lexuar postimet tua tjera mirepo mendoj qe te folurit per internet marketing pa permendur SEO eshte shenje e nje artikulli te manget. Jam shume i gezuar qe ka njerez si ju qe po fillojne te perhapin marketingun online nder shqiptare. Thene kete, ju inkurajoj qe te vazhdoni te shkruani mbi kete teme dhe ju sugjeroj qe te thelloheni edhe me shume ne tema te caktuara si p.sh. Adsense per faqet shqiptare, krahasimi i rrjeteve te reklamave shqiptare si Gjirafa Ad Network, httpool, kosoft ads etj., metoda tjera te perfitimit te parave nga CPC si Taboola, revcontent (qe po rriten ne popullaritet koheve te fundit nder shqiptare), potenciali i SEO ne webin shqiptar e keshtu me radhe. Edhe une se shpejti mendoj te filloj nje blog per internet marketing dhe ta mbuloj ate ne nje menyre profesionale, mirepo kam edhe shume per te mesuar njehere. Shpresoj qe ne nje te ardhme te afert te bashkepunojme. Nderkohe, keep up the good work!