Sabina Qeleposhi
Nov 3 · 10 min read

Dukuritë natyrore si alegori e përjetimeve të unit lirik në poezitë e Ana Ahmatovës

Ndryshe nga simbolistët rus të viteve të para të shekullit të XX-të, Ahmatova u përpoq që përvojën e dashurisë ta përcillte duke përdorur imazhe konkrete nga natyra, jo fetare, apo imagjinare. Lëvizja letrare e Akmeizmit, në të cilën Ahmatova ishte pjesë e saj, ndikoi shumë në fillimet e punëve e saj. Akmeistët këmbngulnin në një qartësi në të shprehur. Ahmatova në poezitë e saj përdor objekte konkrete për të përcjellë emocione të forta. Robert Frosti, një nga poetët amerikanë, ndër më të famshmit e shekullit njëzetë, ka thënë: “Poezia sjell një mënyrë të lejueshme të të thënit të një gjëje duke menduar një tjetër”.

Tek poezia “Këngëz” e shkruar më 11 Mars 1911 demostron qartë këto cilësi të sipërpërmendura mbi stilin e Ahmatovës.

Që në ag për dashurinë

Këngën time nis,

Te bostani me gardhinë

Labotin ujis

Shkul një rrënjë e tej e flak

Dhimbshëm i lyp ndjesë;

Shoh te gardhi, qan një vajzë,

Fat i keq, ti më tmerron,

Zëri yt i thekur,

Gjith’ më fort po erëmon

Ky labot i vdekur.

Jo me bukë, po gurë me nyje

Marr shpërblim për dreq;

Vetëm qiell do kem mbi krye,

Zërin tënd fatkeq.

Kjo poezi, që përkon edhe me vitet e para të krijimtarisë së poetes ruse, nga ana formale nuk veçohet nga ato traditës: me varg të rregullt, rimë të kryqëzuar(ABAB), strofa katërshe. Por, po të ndalemi tek interpretimi i saj do të vëmë re botën poetike të Ahmatovës. Kjo poezi lirike mbart në tërësinë e saj një ton dëshpërimi, ndjenja pashpresë dhe fatkeqësi që e ndjekin deri në fund.

Në strofën e parë, ne kuptojmë që poezia si ndienjë qëndrore do ketë dashurinë. Elementët e natyrës si bostani, laboti luajn një rol në përshkimin e asaj bote.

Në strofën e dytë, dy vargjet e para na përcjellin identë se nuk është e drejtë të kërkosh dicka nga një gjë që e ke flakur. Edhe pse ajo kishte ujitur labotin, tanimë e flak ata, dhe pastaj duke i kërkuar ndjesë. Duket sikur problem qëndron në faktin që individi i pamësuar me këtë ndienjë e ushqen mbrapsht atë.

Në strofën e katërt, bima e labotit tanimë ka vdekur, pra përpjekja nga çdo ringjalljeje të ndienjës së dashurisë është joekzistente dhe e pamundur. Kjo gjendje do të vazhdojë tek uni lirik, dhe ku të drejtuarit tek një forcë mbinatyrore mbetet si zgjedhja e vetme.

Një mënyrë e tillë origjinale e transmetimit të dashurisë e bëri poezinë e saj që të ngjajë më një tablo pikture impresioniste, ku larmia e dukurive është e fiksuar dhe ngërthen domethënien që dëshiron të shpreh poetja.

Mjaft interesante është edhe një poezi pa titull ku natyra është më “pjesëmarrëse” se kurdoherë.

* * *

Më mbulo, më varro ti moj erë!

As miq as shokë nuk kam te koka,

Mbi mua mbrëmje sillet paprerë

dhe frymë e butë që del nga toka.

E lirë isha si ti nëpër botë,

Po desha të rroj më shumë, e sheh

Kufoma ime është e ftohtë

Dhe duart s’kam se ku ti fsheh.

Erë, mbuloma plagën e zezë,

Ky tmerri i mbrëmjes ta mbulojë

Dhe resë së kaltër, asaj reze,

I thuaj psalme t`më këndojë.

Që lehtë të shkoj unë fillikatja,

Te gjumi i fundit pa trazime,

Zhurmo moj erë shavar i gjatë

Dhe sill pranverë, pranverën time.

Dhjetor 1909

Ahmatova nuk u drejtohet zhbirimeve përmes rrëfimit, por parapëlqen emërtimin e dukurive, sendeve dhe të gjendjeve njerëzore. Dukuri të natyrës si era, Ahmatova i lutet ta mbulojë e ta varrosë atë. Kjo ndjenjë e thëllë zemërimi me veten dhe jetën, duket sikur ka natyrën kundër saj. Ajo krejt e vetme duke mos patur askënd as natyra nuk i bindet urdhrave të saj.

Në strofën e dytë ajo bën një krahasim të saj me erën, sesi ndihet ajo e lirë porsi era, por ndërkohë ajo është e gjallë e ndërsa “luan” me trupin e saj të vdekur.

Duke vazhduar me strofën e tretë thirrjet vazhdojnë dhe theksohen, dukë i kërkuar mbulim të plagëve dhe natyra t’i këndojë psalme nga librat e shenjë fetarë.

Në strofën e fundit të poezisë, Ahmatova përsëri në gji të natyrës, duke i kërkuar erëa t’i sjellë pranverën e nevojshme për shpirtin e saj.

Poetja nuk kërkon frymë, pra ajër që thithim dhe nxjerrim nga mushkëritë, por erë, si një rrymë ajri që nga ndikon tek ne së jashti e që lidhet ngushtësisht me trazimet e natyrës që janë paralel me ato të unit të poetes.

Në një tjetër poezi të shkruar në vitin 1911, përsëri elemente të natyrës bëhen qëndrorë në të kuptuarit e atyre që poetja dëshiron të shpjegojë.

* * *

Kujtimi për diellin në zemër u mpak,

Bari i zbehtë.

Flokë të hershëm dëborë që larg

Era po nget.

Kanalesh të ngushta ngrin uji, s’bucet,

sikur u shter.

Këtu asnjëherë asgjë nuk ngjet

Oh, asnjëherë!

Shelgu në qiellin e shkretë, freskore

Degët ka shtrirë.

Që unë s’u bëra gruaja jote,

Ndoshta më mirë.

Kujtimi për diellin në zemër venitet

Pse kaq zymti?

Ndoshta!… Pas natës, dimri gatitet

Të vijë.

Në këtë poezi, kemi kthim prapa në kohë, jo në kohë ndoshta por vetëm për ngjarje apo dukuri që janë pakësuar apo zvogëluar në të tashmen. Ndërkohë që uni lirik po përjeton stinën e ftohtë të dimrit, ku bari është zbehur dhe dëbora ka filluar të shihet e që era po e përçon më shpejt, ajo çfarë dëshirohet më së shumti është të shijohet dhe njëherë dielli. Uni lirik ka kohë që nuk i jep kuptim kësaj gjendjeje shprese, energjie që mund të të mbajë gjallë në të tashmën. Tani vendin e këtyre e ka zënë dëbora, dhe dimri mbetet stina mbizotëruese në poezi. Kjo tregon se edhe shpriti i unit lirik ndihet i tillë, ka kohë që nuk ka rrokur rreze dielli dhe fshihet pas acarit të dimrit.

Shelgu, si një bimë që rritet në vendet me lagështirë, tani nuk ndodhet në mjedisin e tij, por në një qiell të shkretë e që degët e tij janë të vdekura përfundimisht

Pas gjithë këtyre fshihet një marrdhënie intime e papërfunduar, e që poetja me anë të këtyre shfaqeve natyrore përcjell shumë qartë atë çfarë po përjetohet thellë saj.

Poezi mbyllet me të njëjtën atmosferë, ku kujtimi për diellin vazhdon të venitet dhe po shkon drejt humbjes.

* *

Zemra me zemër ja që s’ngjit

Ti, po deshe, ik më mirë.

Më shumë lumturi t’i prit

Në rrugë me ndonjë të lirë

Unë s’qaj, nuk di të ankohem

Pse lumturi s’më dha kush,

Jo, mos më puth mua të lodhurën,

Vdekja po vjen të më puth

Të gjitha në dimrin e bardhë

I hoqa, nuk pres ngushëllim.

E përse na qenke t’i vallë

Më mirë se i zgjedhuri im?

Pranverë 1911

Kjo poezi demostron stilin e Ahmatovës, sesi ajo e paraqet dashurinë me një stil shumë pranë reales dhe racionales, nuk kemi ekzagjerime apo enigma që duken si të pamundura për t’u zgjidhur por imazhet e dashurisë dhe vdekjes u lidhën në vizionin e saj poetik siç ishin në përvojën e saj.

Zhgënjimet që ka vijnë nga fakti sepse ky un duket sikur nuk përket më askund.

Në strofën e parë, Ahmatova i drejtohet dikujt që ka qenë i një rëndësie në jetën e saj që të largohet. Gjendja shpirtërore e saj lë për të dëshirur duke shprehur qartë që askush s’qe i aftë ta bëjë atë të lumtur. Uni lirik nga zhgënjimet e mëdha që ka patur, uron që të vetë vdekja ajo që do të jetë më afër tij sesa çdokush.

Dimri vazhdon të jetë dominant në poezi, duke treguar që lidhja e kësaj stine me shpirtin e poetës nuk paska të ndarë. Ajo është e burgosur në të bardhën e dimrit dhe nuk ka zgjidhje të kësaj situatë as në fund të poezisë. Dashuri dhe vdekja ndodhen aq pranë saqë shpesh herë marrin tiparet e njëra-tjetrës.

Poezia “Në Carskoe Sjello” element nga natyra shërbejnë si plotësuese të imazheve që poetja dëshiron të paraqesë. Ahmatova përdor objekte nga natyra për të bërë një lidhje lexuesi me imazhin e dashurisë dhe të vdekjes.

Mëdyshjen time do t’a gjenit

Te panjë e vjetër, të mermertë,

Ajo fytyrë i dha liqenit,

Një shushurimëze të blertë.

Ia lajnë shirat — ujë e dritë

Një plagë sa piqet e të nxehtë…

O kipc, të bardhë aty më prit,

Mermer i ftohtë do vij dhe vetë.

1911

Carskoe Sjello është vendi ku familja e saj u zhvendos kur ajo ishte 1 vjeçe. Ata do të jetonin aty deri sa Ana u bë 16 vjeçe. Mëdyshja dhe panja, ky fjalë që bëjnë pjesë në fusha krejt të ndryshme, njëra abstrakte tjetra konkrete, përbëjnë termat kyç të poezisë. Ahmatova mesa duket përpiqet të lidh një gjendjë që është gati statike tek ajo si mëdyshja, me bimën e panjës e cila është e vjetër sikuse mëdyshja tek uni, dhe gjithashtu e mermertë pra e izoluar dhe destinuar të mos ketë jetë. Shushurima e gjetheve të panjës janë e vetma jetë që liqeni mbart.

Gjithçka çfarë e afron shpirtin e bardhë të poetes me natyrën është lagështia e saj, mos pasja e një qëndrueshmërie, dhe kjo nuk duket sikur përbuzet nga poetja por kërkimi për shpalosjen e këtyre ndienjave bëhet në mënyrë shumë natyrale.

Pra, poetja arriti të jepte edhe luhatje mezi të dukshme shpirti, të rrokte shfaqe psiklogjike të ndërlikuara duke u marrë me paraqitjen e sandeve, të gjesteve, të grimasave, të gjetjeve e detajeve të goditura.

Ahmatova e paraqet ndienjën e dashurisë në një fromë shumë unike. Tek poezia “Dashuria” figura e krahasimit është mbizotëruese.

Herë mbështillet si gjarpër në gur

Dhe bën magjira në zemrën e vet,

Herë dit të tëra si pëllumb

Në dritarkën e bardhë guget;

Herë në vesë më qartë shkëlqen,

Sheboja më bëhet në ëndërr…

Sa vjen vërtet dhe fshehtas vjen

Të të sjellë prehje e gaz të ëmbël.

Kaq ëmbël di të qaj, ta dëgjosh

Në lutje violinash gazavaj

Dhe se e tmerrshme më tej të zbulosh

Në buzëqeshjen enigmë të saj.

29 nëntror 1911

Në strofën e parë krahasimet me gjarprin, pëllumbin, i jep karakteristikat e këtyre gjallesave sipas perceptimit të saj, kësaj ndjenje, tipare të cilat nuk dalin jashtë tipareve kryesore që poezia e saj mban.

Përsëri në strofën e dytë, dukuri të natyrës si vesa, bimë si sheboja arrijnë të përçojnë shumë në lidhje me ato që uji lirik koncepton rreth dashurisë. Dashuria tek njeriu sjell ndienja të përziera si prehje dhe gaz duke mos arritur të përcaktohet saktë diçka që është e luhatshme.

Në strofën e tretë përsëri paraqitja vazhdoj të jetë e dyzuar, domethënë jepen të dy anët e përjetuara. E qara vjen e ëmbël, ndërsa sfiqa qëndron në të kuptuarin e enigmës së buzëqeshjes që mund të çojë në përfundime të tmerrshme.

Ahmatova nuk u tregua indiferente as ndaj ngjarjeve shkatërrimtare si Lufta e Parë Botërore.

Tek poezia “Përjetim nga 14 Korriku i 1914-ës” poetja nuk tërhiqet nga nga vendosja e vetes në situata mbartin tragjizëm.

U plakëm sa për njëqind vjet

Brenda një çast, në një minutë

Vera që nxirrte avuj të nxehtë,

U duk sa befas u këput.

Dhe rrugë e qetë u shtri se e vrarë,

Me pika — lot — argjendi u shtrua…

“Sa pa u derdhur ende gjak1 i parë,

O Zot, — u luta, — merrmë mua!

Kujtesës nisën t’i mërgojnë

Këngët, zogjtë lule e stolira

Dhe ndoshta Zoti urdhëroi

Të mbushej me nekrologjira.

1916

Ahmatova duke praqitur një gjendje tragjike gjithëpërfshirëse, njëkohësisht e paraqet edhe atë të shpirtit të saj.

Vera këputet nga ngjarja e Luftës së Parë Botërore; asgjë nuk mund të lidhet me normalitet. Kjo gjëndje e trishtë do të pushtoje dalngadalë gjithë botën, por theksi vendoset tek mënyra sesi uni lirik kërkon nga Zoti që mos ta lërë të vuaj në këtë dhimbje por ta marrë atë.

Strofa e fundit lidhet me kohën e shkuar. Tashmë kujtimet nga e shkuara nuk mbartin më pas vetes as këngë as zogj e as lule apo stolira. Ata ngadalë po veniten. Tashmë Zoti sipas optikës së saj, ka vendosur që të sfidojë njeriun, duke e përballur me gjendje që kërkojnë rehabilitim.

Përsëri teknika shuëm e përporur në poezitë e saj, që një gjendje universale ta bëjë të veten merr jetë në këtë poezi.

Lirikat e Ahmatovës janë të kufizuara në një trajtim poetik të jetës intime të përdishme, përvoja ngjarjesh të parëndësishme, e njëjta histori e vjetër që këndohet sërish e sërish.

Poezia “Rakela” gjithcka në plan të parë lidhet me figurën biblike të Rakelës.

Mbi shkretëtirë rrjerr kupë e natës,

Derdh pika vese të ftohta, të rënda,

Rënkon kjo vashë e vogël e Llavanit,

Teksa shthur gërshetat e dëndura

Motrën mallkon dhe Zotin e shan

Dhe ëngjëllin e vdekjes thërret t’i vijë pranë.

Në ëndërr i shfaqet Jakovit orë e ëmbël:

Burimi i kthjellët që lugut përhumb

Vështrimi i syve të gëzuar të Rakelës

Dhe zëri zëri i saj si pqllumb:

“Jakov, a s’ishe ti që më puthe, për besë,

E më quajte pëllumbeshën tënde të zezë?

25 dhjetor 1921

Në këtë poezi Ahmatova e përshkruan heroinën e saj si të ndarë dysh prej trupit sepse i është dhënë një djaloshi, bari i thjeshtë, ndërsa fizikisht dëshiron Davidin. Gratë në poezitë e Ahmatovës zënë vende me rëndësi historike dhe simbolike. Ato janë gra që do të luajnë një rol të fuqishëm në formimin e një race, por ato janë të shtrënguara të bëjnë këtë në undërshtim me dëshirat e tyre.

Vuajtjet e tyre shkaktohet nga mungesa e besimit në vendosmërinë themelore të jetës, në mungesën te Zoti. Lufta e tyre është vetëm për dëshirat që i tërheqin, ndonëse nuk i përmbushin dot ato.

Rakelës i duhet të presë 14 vjet për Jakobin. Fëmijët u lindin Leas dhe Jakobit, e kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Izraelit, ndërsa shpërblimi për Rakelën, është se do të bëhet nëna e Jozefit, i cili do t’ju sjellë atyre 7 vjet uri. Heroinat e Ahmatovës të verbuara e të rrëmbyera nga dëshira dhe ndienja e braktisjes bëhet kështu pjesë e një tërësie më të madhe.

©️Sabina Qeleposhi

Welcome to a place where words matter. On Medium, smart voices and original ideas take center stage - with no ads in sight. Watch
Follow all the topics you care about, and we’ll deliver the best stories for you to your homepage and inbox. Explore
Get unlimited access to the best stories on Medium — and support writers while you’re at it. Just $5/month. Upgrade