Adoleshentët e përdorin Instagramin më shumë se Snapchatin

Crowdm

Snapchati po i humbet përdoruesit e tij më të rëndësishëm, adoleshentët. Ata po e përdorin më shumë Instagramin.

Instagrami tani është një prej platformave më të përdorura të mediave sociale, bazuar në një hulumtim të Piper Jaffray. 85 për qind e adoleshentëve raportojnë se e përdorin Instagramin të paktën një herë në muaj, krahasuar me 84 për qind që thonë të njëjtën gjë për Snapchatin.

Është hera e parë që Instagrami ka dalë para Snapchatit sa i përket përdorimit të këtyre platformave nga adoleshentët. Edhe pse të dyja aplikacionet janë renditur vazhdimisht në krye, Snapchati ka qenë pak më i popullarizuar që nga pranvera e vitit 2016.

Megjithatë, raporti i njëjtë zbuloi se 46 për qind e adoleshentëve të anketuar e vlerësuan Snapchatin si platformën e tyre të preferuar, krahasuar me 32 për qind që e preferojnë Instagramin.