Facebook feston 30 vjetorin e GIF-it me risi

Facebook newsroom

Një vështrim i brendshëm mbi GIF-at në Messenger

Me arritjen e këtij momenti historik, është vështruar se si GIF-at e kanë transformuar mënyrën e komunikimit të njerëzve me njëri-tjetrin që nga prezantimi i tyre në Messenger në vitin 2015:

  • Njerëzit kanë dërguar në Messenger afër 13 miliardë GIF-a vitin e kaluar, apo rreth 25 mijë GIF çdo minutë.
  • GIF-at e dërguar në Messenger janë trefishuar vitin e kaluar
  • Dita e Vitit të Ri 2017 ka qenë dita më e popullarizuar për GIF-at e dërguar në Messenger, me më shumë se 400 milionë GIF-a të dërguar.

GIF-at në komentet në Facebook përfundimisht janë këtu!

Duke e parë se njerëzit e pëlqejnë komunikimin me GIF në Messenger, Facebook e ka lehtësuar përdorimin e GIF-ave në këtë platformë. Tani keni mundësi që të shtoni GIF-a në komente për të gjithë njerëzit në Facebook.

Vetëm shtypeni butonin GIF kur doni të komentoni dhe shkruani atë që kërkoni ta shtoni. Pastaj, shtojeni GIF-in që përshtatet me atë që doni ta thoni.