Facebook lanson opsionin ‘Snooze’ për kryefaqe

Newsroom

Facebooku ka lansuar opsionin ‘Snooze’ për kryefaqe, i cili ju jep mundësi që përkohësisht të mos e ndiqni një person, faqe ose grup. Njerëzit duan më shumë opsione për të përcaktuar se çfarë duan të shohin në kryefaqe dhe kur ta shohin atë.

Duke zgjedhur ‘Snooze’ në menynë e sipërme të djathtë të një postimi, përdoruesit nuk do të shohin përmbajtje nga ata njerëz, ato faqe ose grupe në kryefaqen e tyre për një periudhë kohore deri në 30 ditë. Njerëzit, faqet, dhe grupet që shmangen me ‘Snooze’ nuk do të njoftohen për këtë veprim. Ndërsa, përdoruesit do të njoftohen para se periudha e pezullimit të përfundojë dhe cilësimi mund të ndryshohet në çdo kohë.

Opsionet e kontrollit për kryefaqe nuk janë të reja. Facebooku ka punuar vazhdimisht për t’i ndihmuar njerëzit që ta përshtasin përvojën e tyre në kryefaqe me karakteristikat si ‘Unfollow’, ‘Hide’, ‘Report’ dhe ‘See First’.

Përderisa kryefaqja evoluon, kompania do të vazhdojë të sigurojë mjete të lehta për t’u përdorur, që përdoruesit të kenë përvojë sa më të personalizuar kurdo që e vizitojnë Facebookun.

Like what you read? Give Socialive a round of applause.

From a quick cheer to a standing ovation, clap to show how much you enjoyed this story.