Facebook bëhet strikt ndaj videove të rreme në Facebook Live

Tech Crunch

Facebook është duke i ndaluar disa përdorime të videove të formatit direkt. Kompania ka deklaruar se është duke shtuar një pjesë të veçantë në politikën e platformës Live API ku shkruan:

Mos e përdorni API-në për të publikuar vetëm fotografi (p.sh. mos publikoni fotografi statike, të animuara apo ciklike) apo për t`i shfaqur direkt videot që kanë të bëjnë me ambientet dhe transmetimet e palëvizshme.

Videot që nuk e respektojnë këtë politikë do të kenë shikueshmëri të zvogëluar dhe publikuesve që vazhdimisht i thyejnë rregullat mund t`u kufizohet qasja në Facebook Live.

TechCrunch i bëri thirrje Facebook-ut që të jenë më strikt në videot e rreme direkte qysh në janar, pasi shpalli një listë të top 10 videove direkte të 2016-ës, gjysma e të cilave nuk ishin vërtet direkte por thjesht sondazhe apo numërime mbrapsht në prapavija statike.

Facebook-u ka kërkuar komentet e shikuesve, dhe ka kuptuar se përdoruesit nuk i shohin këto fotografi statike apo grafika si përmbajtje direkte interesante dhe kjo nuk i shtyn ata të angazhohen. Në dhjetor, Facebook i largoi ngadalë nga kohështrirja videot direkte që përmbanin vetëm grafika, të cilat i përdornin pëlqimet apo reagimet për t’i shtyrë njerëzit që të votojnë.

Tani Facebook po e merr hapin e radhës drejt ruajtjes së ‘shenjtërisë’ së videove të formatit direkt.

Kurreshtja, paparashikueshmëria dhe veprimet mbi ekran i shtyjnë njerëzit drejt videove direkte dhe i bëjnë të vazhdojnë të shikojnë çfarë do të ndodhë tutje. Nëse përdoruesit mësohen me video direkte të rreme, ata mund t’i shikojnë të gjitha videot direkte më pak, dhe të jenë më pak të prirur t`i hapin njoftimet që dërgohen kur njerëzit apo publikuesit që i ndjekin fillojnë një transmetim.

TechCrunch ka dhënë sqarime rreth një lloji të videove direkte mashtuese mjaft të pranishme: numërimet mbrapsht. Facebook thotë se tani për tani, numërimet mbrapsht në parim nuk janë të ndaluara. Por nëse publikuesit që i postojnë këto vazhdojnë të marrin komente negative, shikueshmëria e tyre mund të zvogëlohet. Në Facebook thonë se do të vazhdojnë ta monitorojnë këtë trend.

Mbajtja e cilësisë së lartë së këtyre transmetimeve është kritike për rikthimin e shpenzimeve në afate të gjata kohore duke qenë se Facebook është vendi kryesor për të xhiruar dhe për të shikuar përmbajtjet direkte në rrjetet sociale.