Facebook po lanson seksionin “Trending News”

Tech Crunch

Facebooku është duke e ridizajnuar “Trending Topics”dhe po lanson seksionin “Trending News” në celularë, që përfshin linkun e posaçëm në navigacionin kryesor të aplikacionit. Ky ridizajnim u vu në dispozicion të përdoruesve të iPhone gjatë javëve të fundit dhe po testohet në Android.

Pamja origjinale e “Trending Topic” për Facebook (që e tërhiqni me një prekje në kutinë e kërkimit të aplikacionit) është një listë e thjeshtë e temave që shfaqen nën kërkimet tuaja të fundit në Facebook. Megjithatë, nëse keni qasje në linkun e ri të “Trending News” që sapo është shfaqur në menynë e navigimit në Facebook, do të shihni një lloj krejtësisht të ndryshëm të seksionit “Trending”. Duhet shtuar se Facebooku ka ndërhyrë vetëm në mënyrën se si shfaqet lajmi dhe jo pse është zgjedhur si “Trending”.

Tech Crunch

Në vend të një teme (shpesh vetëm një fjalë, person ose vend, si “Kina” ose “Donald Trump”) dhe një shigjete, këtu lajmet përfshijnë një titull, një foto, emrin e një mediumi të madh që është duke raportuar për të dhe burime tjera që janë në dispozicion për temën.

Për shembull, pas titullit mund të shkruhet: “Reuters dhe 100+ burime të tjera”. Duke shtuar foton pranë secilit artikull, ka më shumë hapësirë për informacion të zgjeruar. Seksioni i ri gjithashtu u jep storieve një shkallë (# 1, # 2, # 3, …).

“Trending News” bashkon një numër të shtesave të tjera të reja në navigacionin kryesor të Facebookut duke përfshirë opsionin e porosisë së ushqimit, komunën, motin, “Explore Feed” dhe më shumë.

Like what you read? Give Socialive a round of applause.

From a quick cheer to a standing ovation, clap to show how much you enjoyed this story.