Fjalorth marketingu digjital

Abonim

Procesi i regjistrimit në një fletushkë elektronike (email newsletter).

AdSense

Shërbim i reklamimit tekstual ofruar nga Google.

Algoritëm

Formulë e zhvilluar për një kompjuter që performon një funksion të veçantë. Kjo është me rëndësi në sferën sociale sepse sajtet që shfrytëzojnë algoritme si Facebook dhe Google janë kritike në zhvillimin e strategjive të promovimit të përmbajtjes.

Aplikacion mobil

Pako të vogla të kodit të dizajnuara dhe zhvilluara për përdorim në pajisje të lëvizhshme. Ato janë krijuar me qëllim të shtimit të ofrimit të funksionaliteteve shtesë në pajisje. Ja lista e aplikacioneve më të mira sociale.

Avatar

Foto që përfaqëson një person online, më së shpeshti brenda mediave sociale dhe forumeve.

Avokat i brendit

Klient që është shumë i kënaqur me një produkt dhe ndihmon në marketimin e tij. Zakonisht këtë e bëjnë vet (për shpërndarjen e lajmit, fjalëve të mira dhe informatave rreth produktit tuaj), por bëhen resurs edhe më i vlefshëm kur lidheni me ta dhe i fuqizoni ata. Mediat sociale janë plot me avokatë të brendit.

Business-to-business B2B

Kompani që fokusohen në shitjen e produkteve dhe shërbimeve te kompanitë tjera.

Business-to-consumer B2C

Kompani që fokusohen në shitjen te konsumatorët. Një shitës me pakicë i tekstilit, psh, është një kompani B2C.

Backlink

Link nga një websajt tjetër në websajtin tuaj. Google përdor backlinks në algoritmin e tyre për të përcaktuar rezultatet e kërkimit. Poashtu njihet si inbound link.

Baner

Reklamë që shfaqet në Webfaqe, zakonisht në krye (header) apo në fund (footer) të faqes. Dizajnuar që të nxisë përdoruesin që të klikojë në të për më shumë informata.

Blog

Një ditar online që përditësohet shpesh dhe është për konsum të përgjithshëm të publikut. Blogjet definohen sipas formatit të tyre: një seri artikujsh të postuara në një faqe të vetme në rend kronologjik të kundërt. Blogjet përfaqësojnë personalitetin e autorit ose pasqyrojnë qëllimin e websajtit që është nikoqir i blogut.

Brandjacking

Rrëmbimi i një brendi për të promovuar një agjendë apo dëmtuar një reputacion. Nuk përbën hakim të llogarive në mediave sociale të individëve apo organizatave që janë cak. Kjo arrihet përmes mënyrëve indirekte si krijimi i llogarive të rrejshme, hashtag-ëve të paguar, dhe fushatave satirike të marketingut.

Click and Mortar

Biznes që ka aftësi të bërjes biznes online dhe poashtu në dyqane offline.

Content Management System CMS — Sistem i Menaxhimit të Përmbajtjes

Software që përdoret për organizimin, editimin dhe publikimin e përmbajtjes. Psh Wordpress.

Cost per click CPC — Kostoja për klikim

Çmimi që paguhet nga një reklamues, i cili paguan çdo herë që dikush klikon në një reklamë (në vend se të paguaj për çdo shikim të reklamës).

Cost per Impression CPM — Cmimi për Shikime

Çmimi i paguar çdo herë që një reklamë online si psh baneri, butoni ose teksti, shfaqet në ekranin e përdoruesit. Çdoherë që shfaqet reklama, serveri i reklamës e llogarit si një shikim.

Conversion Rate CR — Shkalla e konvertimit

Numri i njerëzve që bëjnë një veprim, pjesëtuar me numrin e njerëzve që kanë mundur ta bëjnë atë. Për shembull, nëse keni 100 vizita në webfaqe dhe 15 klikojnë në një buton, butoni ka një shkallë të konvertimit prej 15 %.

Customer Relationship Management CRM — Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin

Mënyrë e menaxhimit të interaksionit dhe komunikimit ndërmjet biznesit dhe klientëve potencialë e aktualë.

Call-to-action CTA — Thirrje në aksion

Fjala apo fraza që u tregon njerëzve çka të bëjnë. Kliko këtu. Shiko videon. Blej tash. Lexo më shumë.

Clickthrough rate CTR — Shkalla e klikimit

Numri i njerëzve që kanë klikuar, pjesëtuar me numrin total të atyre që kanë mundur të klikojnë.

Customer experience CX — Eksperineca e klientit

Shuma e çdo përvoje që një klient ka me ju. Kjo mund të përfshijë interaksionet me produktin, websajtin, shërbimin e konsumatorëve, apo mediat sociale.

Dëshmi sociale

Një fenomen psikologjik në të cilin njerëzit kërkojnë udhëzim nga të tjerët rreth tyre në mënyrë që të përcaktojnë se si duhet të veprojnë apo mendojnë në një situatë të caktuar. Në mediat sociale, dëshmia sociale mund të identifikohet nga numri i interaksioneve që një përmbajtje merr ose nga numri i ndjekësve që keni. Idea është që pasi të tjerët po shpërndajnë diçka ose po ndjekin dikë, duhet të jetë e mirë.

Digjitale

E disponueshme në formë elektronike; që mund të manipulohet apo lexohet nga një kompjuter.

Direct Message DM (Mesazh direkt)

Mesazhet që pranohen në inbox-in privat në Twitter.

Email service provider ESP — Ofrues i shërbimit të email

Program apo software që ju lejon të dërgoni email. Mailchimp është ndër më të përdorurit.

Fans

Njerëzit që bëjnë like faqen tuaj në Facebook.

Faqe për vizitë

Numri mesatar i faqeve të shikuara nga një vizitor i vetëm në një periudhë të caktuar kohore.

Fjalë e Mausit — Word of Mouse

Një emër tjetër që shpjegon marketingun viral online dhe Word of Mouth.

Foto cover

Fotoja e madhe e vendosur në krye të profilit tuaj në Facebook. Poashtu quhet foto header në Twitter dhe foto baner në LinkedIn.

Gjeolokacion

Identifikimi i lokacionit real gjeografik të një objekti si psh telefoni mobil ose kompjuteri i lidhur në Internet.

Gjeotargetim

Një veçori në shumë platforma të mediave sociale që i lejon përdoruesit të shpërndajnë përmbajtjen e tyre te audienca të definuara gjeografikisht. Në vend të dërgimit të një mesazhi të përgjithshëm që mund të shihet nga e gjithë bota, ju mund të rafinoni mesazhin dhe gjuhën e përmbajtjes që të lidheni më mirë me njerëzit në qytetet, shtetet dhe rajonet specifike.

Google Analytics

Vegël e krijuar nga Google që ju lejon të monitoroni trafikun e websajtit tuaj.

Google CV

CV (rezume) dinamike që përfaqësohet nga rezultatet që shfaqen kur kërkohet një individ apo kompani në Google. Përshtypja e parë që fitojmë për një kompani apo individ vjen nga një kërkim në Google, prandaj është me rëndësi që rezultatet potencialisht negative të jenë sa më poshtë që është e mundur.

Hashtag

Kategori që përdoret në media sociale si një mënyrë e etiketimit të një mesazhi. Një hashtag është një fjalë apo frazë që paraprihet me një #, psh #Socialive. Mediat sociale përdorin hashtags për kategorizimin e informatave dhe për t’i bërë ato më lehtë të kërkueshme për përdoruesit.

Instant message IM — Chat

Vecori të disa mediave sociale që ofrojnë mundësinë e bisedës në kohë reale. Për shembull, Messenger nga Facebook.

Kalendar i marketingut digjital

Mjet që ofron strukturë të bazuar në kohë dhe disciplinë për marketerin në planifikimin, delegimin, krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes te target audienca e marketerit.

Kanal

Mekanizmi i distribuimit; në marketingun digjital, mesazhi i një biznesi mund të distribuohet përmes një apo më shumë kanaleve të marketingut si psh email, mediat sociale, blogimi, reklamat, etj.

Kategori

Mënyrë për organizimin e përmbajtjes në një sajt.

Koha e kaluar në sajt

Koha mesatare që një vizitor i websajtit mbetet aktiv në një websajt të caktuar.

Konsistenca

Rëndësia e vazhdimit të një veprimi, si psh blogimi, në një shpeshtësi të rregullt në mënyrë që audienca të ekspozohet vazhdimisht te porosia e marketerit.

Key Performance Indicator KPI — Indikatorët Kyç të Performancës

Qëllimet më të rëndësishme të biznesit tuaj, që ndihmojnë në vlerësimin e suksesit të fushatave dhe strategjive. KPI-të për mediat sociale mund të jenë sasia e aktivitetit ose shpërndarjeve në profilet tuaja.

Kthimi në Investim

Shuma e profitit bazuar në dallimin ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve. Në marketingun në mediat sociale, kthimi në investim mund të jetë kthimi në klikime, aktivitet apo ndjekës të rinj, bazuar në kohën dhe resurset e dedikuara për një rrjet sociale.

Like

Aksion që mund të bëhet nga një përdorues i Facebook, Twitter dhe Instagram. Në vend se të shkruhet një koment apo të shpërndahet një postim, përdoruesi mund të klikojë në butonin Like si një mënyrë e shpejtë e shfaqjes së miratimit.

Livestream

Media e transmetuar drejtpërdrejt përmes Internetit.

Marketing digjital

Përdorimi i teknologjive digjitale për të krijuar komunikime të integruara, targetuara dhe të matshme që ndihmojnë në marrjen dhe ruajtjen e klientëve duke ndërtuar marrëdhënie më të thella me ta.

Marketing guerril

Marketing jokonvencional me qëllim të arritjes së rezultateve maksimale me resurse minimale.

Marketing i brendshëm — Inbound Marketing

Një stil i marketingut që përdor teknika të marketingut të bazuara në miratim në mënyrë që të gjenden konsumatorët potencialë, të konvertohen në konsumatorë dhe avokues. Taktikat dhe mjetet që përdoren si pjesë e inbound marketing janë: SEO, blogimi, mediat sociale, email marketing, anketat, personalizimi dhe CRM.

Marketing i fjalëve kyçe

Vendosja e porosisë suaj para njerëzve të cilët kërkojnë fjalë apo fraza të caktuara.

Marketing i miratimit

Marketing i përqendruar në marrjen e miratimit të konsumatorit për pranimin e informatave nga kompania.

Marketing në Media Sociale

Procesi i fitimit të vëmendjes përmes mediave sociale.

Media sociale

Websajte dhe aplikacione që u mundësojnë përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje ose të marrin pjesë në rrjetëzim social.

Menaxhim i krizës

Masat që janë pjesë e një strategjie të mediave sociale që një kompani ka për të menaxhuar riskun në media sociale dhe për të reaguar në rast të ndonjë krize. Një krizë mund të përfshijë një gamë të gjerë të mundësive, nga hakimi tek postimet e gabuara e deri te fluksi i përmendjeve në media sociale si rezultat i ndonjë ngjarjeje të jashtme. Menaxhimi i krizës është jetik për organizatat që synojnë të menaxhojnë riskun në mediat sociale dhe të përgjigjen efektivisht.

Miq

Kontaktet dhe njerëzit që i ndiqni në Facebook. Këta janë individë që ju i konsideroni si mjaft miqësor që të shohin profilin tuaj dhe të komunikojnë me ju.

Monitorim i mediave sociale

Proces i monitorimit dhe i kthimit të përgjigjeve lidhur me përmendjet e një biznesi në mediat sociale.

Motor i kërkimit

Websajt që i lejon përdoruesit të kërkojnë në Web për informata specifike duke futur fjalët kyçe. Google është motori kryesor i kërkimit. Mund të përfshijë listime të paguara apo organike të websajteve dhe nganjëherë foto specifike, produkte, video, muzikë, informata mbi lokacionin, dhe rezultate të tjera shtesë.

Ndërtim i linqeve

Aspekt i Optimizimit të Motorëve të Kërkimit ku pronarët e websajtit zhvillojnë strategji për linkimin e sajtit të tyre nga sajtet tjera, me shpresë të përmirësimit të rankimit të tyre në motorët e kërkimit. Blogimi është një formë e popullarizuar e ndërtimit të linqeve.

Ndjekës

Në kontekstin e mediave sociale, një person që abonohet në llogarinë tuaj në mënyrë që të pranojë postimet tuaja.

News Feed

Në Facebook, faqja kryesore e llogarisë së përdoruesve, ku mund të shohin përditësimet e fundit nga miqtë e tyre. Në Twitter quhet Timeline.

Newsjacking

Praktika e shfrytëzimit të popullaritetit të një lajmi për të rritur shitjet dhe suksein e marketingut.

PageRank

Element i algoritmit rankues të Google që i cakton webfaqes suaj një vlerë numerike nga 0 deri në 10 bazuar në numrin dhe cilësinë e linqeve që dërgojnë te ajo faqe. Në këtë mënyrë, PageRank mat cilësinë e vet faqes.

Pageviews PV — Shikime të faqes

Numri total i shikimeve të një webfaqeje. Për shembull, nëse Andrra e viziton një faqe 3 herë dhe Astriti 2, kjo faqe ka 5 shikime (pageviews).

Pay per click PPC — Paguaj për klikim

Kur një reklamues paguan bazuar në atë se sa herë është klikuar reklama e tij. Poashtu njihet si kostoja për klikim (CPC).

Permalink

Adresa apo URL e një postimi të caktuar në blog, websajt, apo media sociale, që mbetet e përhershme.

Podcast

Audio fajll që mund të transmetohet në Internet. Për përdoruesit e abonuar në Podcast, shkarkohen automatikisht në kompjuterët apo pajisjet për dëgjim të muzikës, si iPod dhe MP3.

Postim

Përditësim në mediat sociale, ose artikull në blog, websajt, apo forum.

Profil

Faqe brenda medias sociale krijuar nga përdoruesi për të ndarë informata me të tjerët në rrjet. Profili ofron informata bazike rreth individit apo entitetit dhe shpesh linkon te profilet e miqve/lidhjeve të përdoruesit.

Quick Response — QR kodi

Barkod 2-dimensional matricë që përdoret për identifikimin e produkteve. Mund të skanohet me telefona të mençur.

Rankim

Pozicioni i një websajti në faqet e rezultateve të motorëve të kërkimit. Sa më i lartë rankimi për një fjalë specifike, aq më shumë mund të shihet një faqe nga përdoruesit e motorëve të kërkimit.

Referues i vizitës

URL-ja nga ku e ka prejardhjen vizita e caktuar.

Regjistrim

Procesi i regjistrimit në mediat sociale, komunitete apo forume online. Në minimum, kjo përbën shënimin e emrit dhe email adresës në mënyrë që të krijohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.

Reklamim autokton

Një lloj i reklamimit online ku reklama ka formatin e njëjtë me një postim të rregullt në websajtin ku publikohet. Qëllimi është që reklamat të duken më pak se reklama, dhe më shumë si pjesë e një bisede. Ndryshe njihen edhe si artikuj të sponsoruar.

Reklamim kontekstual

Metodë e shërbimit të reklamave bazuar në përmbajtjen (kontekstin e përgjithshëm apo temën) e një webfaqeje.

Reputacion Online

Si perceptohet kompania, brendi apo stafi juaj nga komuniteti online. Mund të dëmtohet apo zhvillohet, varësisht nga ndjenjat që mbizëtorjnë në përmendjet online. Reputacioni online duhet të monitorohet dhe të menaxhohet për të parandaluar dëme serioze, afatgjata të brendit si rezultat i medias negative të gjeneruar nga vet konsumatorët.

Retweet

Si share (shpërndarje) në Facebook.

Ritargetim

Teknikë që i lejon marketerët që të shfaqin reklama te njerëzit që e kanë vizituar websajtin e tyre apo janë pjesë e databazës së tyre të kontakteve.

Really Simple Syndication RSS

Mënyrë për të qenë në rrjedha duke ndjekur postimet e blogjeve tuaja favorite.

Real-time data RTD

Mundësinë e të dhënave në kohë reale që ofrohet nga disa media sociale dhe vegla për monitorimin e trafikut të websajteve.

Search engine marketing SEM

Mënyra se si kompanitë dhe brendet promovojnë websajtin e tyre brenda motorëve të kërkimit. Dy elementet kryesore të marketingut në motorët e kërkimit janë reklamat me pagesë dhe optimizimi për motorë të kërkimit.

Search Engine Optimization SEO

Praktika e optimizimit të një websajti që ajo të rankohet sa më lartë në faqet e rezultateve në motorë të kërkimit. Disa nga elementet kryesore të SEO janë përmbajtje, fjalët kyçe, meta informacioni, backlinqet dhe struktura e shpejtësia e sajtit.

Search engine results page SERP

Faqja që e shihni kur bëni një kërkim në motorët e kërkimit.

Shikim

Çdo herë që reklama “lëshohet” dhe numërohet.

Shitje sociale

Koncept i shitjes në të cilin përfaqësuesit e shfrytëzojnë fuqinë e komunikimit social për të biseduar me konsumatorët potencialë duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, ofruar përmbajtje të dobishme, qartësuar informata, etj.

Shkalla e “kërcimit” (bounce rate)

1) Në web analitikë, përqindja e vizitorëve të cilët e lëshojnë websajtin tuaj pasi kanë vizituar vetëm një faqe.

2) Në email marketing, përqindja e emailave në një fushatë që janë të padërgueshme.

Shkalla e angazhimit

Sasia e interaksionit — likes, shares, komente — që merr një përmbajtje e caktuar.

Shkalla e Hapjes — Open Rate

Numri i njerëzve që kanë hapur email-in tuaj në përpjesëtim me numrin total të njerëzve të cilëve u keni dërguar email.

Shtrirja totale — total reach

Ekspozimi total (matur me numrin e përdoruesve apo shikimet) i një reklame apo përmbajtjeje.

Social media optimization SMO

Procesi i shfrytëzimit maksimal të mediave sociale për biznesin apo brendin tuaj.

Social media platform SMP

Platformat e mediave sociale janë sajtet si Facebook, Twitter, Google+, LinkedIn, Pinterest dhe Instagram.

SoLoMo — Social, Local, Mobile

Një version i rezultateve të motorëve të kërkimit që i lokalizuar dhe i bazuar në mobil. SoLoMo shfrytëzon GPS teknologjinë e telefonit mobil apo tabletit për të dhënë një përvojë të përdoruesit (rezultate të kërkimit, njoftime, etj.) të bazuar në lokacion.

SOV — Share of voice (Hise e zërit)

Përqindja e gjithë përmbajtjes online rreth kompanisë tuaj në krahasim me përmbajtjen rreth konkurrentëve tuaj. Një formë e hises së tregut online.

Tag

Etiketimi i gjërave me fjalë përshkruese që i grupon në kategori të veçanta, ashtu që të gjenden më lehtë kur ka nevojë.

Targetim

Specifikimi i një audience që ndan nevoja të përbashkëta ose sipas karakteristikave që një kompani dëshiron t’i shërbejë.

Temë në trend (Trending Topic)

Temat apo hashtag-ët për të cilët po flitet më së shumti në mediat sociale. Këto zakonisht paraqiten në mediat sociale si Twitter dhe Facebook dhe shërbejnë si linqe të klikueshme ku përdoruesit mund të klikojnë për t’u bashkëngjitur në bisedë ose thjesht të shfletojnë përmbajtjen relevante.

Testim AB

Një metodë në hulumtimin e marketingut ku variablat në një skenar kontrolli ndryshohen dhe strategjitë alternative testohen, në mënyrë që të përmirësohet efektiviteti i strategjisë përfundimtare të marketingut.

Trendjacking

Kur një brend apo individ tenton të përfitojë nga një trend në mediat sociale duke injektuar përmbajtjen e tyre jorelevante në bisedë.

User Generated Content UGC (Përmbajtje e gjeneruar nga përdoruesi)

Lloje të ndryshme të përmbajtjes — artikuj, postime, komente, video, foto, etj. — që prodhohen nga vet përdoruesit e një sajti.

User interface UI

Aspektet e një websajti apo produkti me të cilat përdoruesi ka interaksion direkt. Për shembull, butonat, dritaret, etj.

Unique Pageviews UPV — Shikime unike të faqes

Shikimet e faqes nga individët unikë. Në rastin e mësipërm, kemi dy shikime unike të faqes.

Uniform Resource Locator URL

Web adresa për një faqe specifike. URL për websajtin e Socialive është http://www.socialive.co. Ju mund të shihni URL e çdo faqeje duke shikuar në kolonën e adresës në krye të dritares së shfletuesit.

User experience UX

Mënyra se si përdoruesi ndihet kur e viziton websajtin, profilin social, apo produktin tuaj.

Verifikuar

Formë e autentifikimit të identitetit nga ana e ofruesit të shërbimit të medias sociale. Kjo zakonisht rezervohet për brende dhe figura publike si mënyrë për të parandaluar mashtrimet dhe për të ruajtur integritetin e personit apo kompanisë prapa llogarisë.

Virale

Kur një përmbajte — foto, artikull, video, etj., arrin përhapje të gjerë. Distribuimi viral mbështetet në word of mouth dhe në shpërndarjen e shpeshtë të përmbajtjes anembanë Internetit.

Web trafik

Sasia e vizitorëve dhe vizitave që pranon një Web.

Webinar

Seminar apo prezantim online që mbahet nga një individ apo kompani.

WOM — Word of Mouth

Gjërat që thuhen nga njerëzit për brendin apo produktin tuaj. Ka implikime madhore për rritjen e biznesit dhe përhapet edhe më shpejt me zhvillimin e hovshëm të mediave sociale.