Instagram-i sapo ka lansuar përditësimin e tij më të madh ndonjëherë
Feb 23, 2017 · 1 min read

Duke filluar nga 22 shkurti 2017, përdoruesit e Instagram-it do të mund të kombinojnë deri në 10 foto dhe video, në një postim të vetëm. Instagram slideshows janë zyrtarisht këtu për ta ndryshuar lojën.
Ideja është që kur keni fotografi të shumta nga një ngjarje dhe nuk mund të vendosni cilën ta shpërndani, ju mund t’i vini ato në një slideshow.
Katër pika të kaltra përgjatë pjesës së poshtme të një postimi me shumë foto do të lejojnë ndjekësit tuaj të rrëshqasin nëpër të, kur e shohin postimin në kryefaqen e tyre. Në profilin tuaj, këto postime do të shënohen me logon ombre në këndin e sipërm, djathtas imazhit të parë në Slideshow.

