Instagrami po i shtynë restaurantet të bëhen të parezistueshme për fotografët

The Verge

Për vite me radhë, Instagrami ka qenë në qendër të trendeve të ushqimit dhe pijeve. “Ushqimet me ngjyra të ylberit” shpesh janë të dizajnuara duke menduar për Instagramin. Firmat e marketingut specializohen në kthimin e restoranteve në vende tërheqëse për foto të Instagramit duke ua dizajnuar paketimet e sheqerit, menytë dhe sloganet.

Tani disa sipërmarrës po bëjnë një hap më tej, duke projektuar hapësirat e tyre fizike me shpresën e frymëzimit të realizimit të sa më shumë fotove. Ata po vënë shenja neoni duke i pikturuar muralet e përpunuara të kafshëve të egra tropikale dhe duke vënë pllaka dyshemeje me përshëndetje, duke shpresuar që mysafirët e tyre t’i postojnë ato.

Përderisa për brezin e vjetër të restoranteve qëllimi kryesor ishte nxitja e shoferëve për t’u ndalur në autostradë dhe për të ngrënë atje, tani për shumë restaurante dizajni i përqendruar në Instagram nënkupton lëvizjen në hapësirat fizike që janë të përmbytura me dritë natyrore të cilat mundësojnë realizimin e fotografive më të bukura. Instagrami madje ndikon edhe në llojin e bareve dhe restauranteve që ndërtohen.

DeRossi, pronari i “Mother of Pearl”, ka thënë se ai nuk i ka pasur parasysh mediat sociale kur e ka dizajnuar hapësirën ose menynë e koktejeve. Por, pas disa muajve ai ka vërejtur se njerëzit që shkonin në bar porosisin koktejin “the Shark Eye” pa e kërkuar fare menynë, pasi e kishin parë në Instagram.

Disa restaurante si Bellota (restorant spanjoll në San Francisko) e kanë marrë fotografinë me seriozitet. Hyrja është mbyllur, duke krijuar një efekt të këndshëm përderisa klientët shikojnë në dhomën e ngrënies. Kuzhina është e hapur dhe i inkurajon ata që të marrin video 360-shkallë të hapësirës. Shumë nga postimet e Instagramit në këtë restaurant përmbajnë fotografi të “murit të proshutës”, që është një dritare e dhomës ku ruhet proshuta spanjolle. Klientët i bëjnë fotot te detajet e njëjta, ashtu si i kanë parë në Instagram.

Për sipërmarrësit që e kërkojnë shkëlqimin e mediave sociale, asnjë detaj nuk është shumë i vogël për t’u marrë parasysh.

Në Wisconsin në fillim të vitit të ardhshëm do të prezantohet një përpjekje për të rikrijuar një klub të këndshëm darke si “The Turk’s Inn”. Në këtë restaurant të specializuar për bërxolla me një frymë inspirimi aziatike , pallonjtë e gjallë patrullonin nëpër themele. Kur “The Turk’s Inn” u mbyll në vitin 2013 pas vdekjes së pronarit, dy sipërmarrës blenë sa më shumë prej relikeve të tij dhe vendosën të sjellin këtë koncept në New York.

Por, çfarë marrin në fund sipërmarrësit në këmbim të përvojës së tyre me mediat sociale?

Askush nuk e përcakton një kthim të saktë të investimeve të tyre. Suksesi i restauranteve vlerësohet kryesisht nga numri turistëve të huaj që i vizitojnë dhe nga “përmendja” e tyre në Instagram. Pronarët e restauranteve thonë se Instagrami është i dobishëm kryesisht si kanal marketingu, sepse restauranti grumbullon ndjekës me kalimin e kohës dhe poston çdo ditë në përpjekje për të joshur këta ndjekës. Ata vërejnë se nëse nuk postojnë disa ditë, atëherë biznesi bie dukshëm. Pra Instagrami u ndihmon atyre të jenë në qendër të vëmendjes.

Baret dhe restaurantet që godasin në Instagram duhet të kenë kujdes dhe të jenë sa më kreative, në mënyrë që të pamundësohet kopjimi me shpejtësi. Një furrë buke ishte shtëpia e një mesazhi të shquar ku thuhet “U pjeka në San Francisko” dhe është i vendosur në një mur me neon të kuq. Tani shenja të ngjashme neoni ka kudo, duke bërë që të bie ndikimi i tyre. Në mënyrë të ngjashme, klubi “Liholiho Yacht” në San Francisko shënoi goditje në Instagram me pllakën e dyshemesë, e cila shpalos fjalën “Aloha”. Kjo ka frymëzuar kopjime në tërë qytetin. Për sipërmarrësit rreziku është që dizajnet e tyre të drejtuara për Instagram të duken të ngrira ose joorigjinale.

Në fund të fundit, restaurantet janë në biznesin e bërjes së kujtimeve dhe fotografitë janë vendi ku i ruajmë ato. Sipërmarrësit thonë se ata faktikisht tregtojnë në Instagram kujtime për mallra.