Si të veproni pasi keni postuar gabimisht në mediat sociale?

Shkruani njerëzishëm. Njerëzit, për nga definicioni, bëjnë gabime. Kështu që, kur gaboni, pranoni gabimin dhe përmirësojeni atë shpejt.

Një ndër shtyllat kryesore të mediave sociale është humanizimi i brendit, kompanisë, apo institucionit. Përmirësimi është gjë njerëzore, poashtu është edhe pranimi i gabimit. Mos e arsyetoni gabimin dhe mos e rritni atë duke u munduar ta mbuloni.

Bëjeni të qartë gabimin dhe informacionin e saktë. Nëse jeni duke përmirësuar një gabim, tregoni për ndryshimet që keni bërë, sepse paqartësitë në këto raste veçse e bëjnë gabimin akoma më të madh dhe e hutojnë lexuesin ose e bëjnë dyshues. Mbani mend që qartësia është parësore kur bëhet fjalë për përmirësimin e një gabimi.

Korrigjimit duhet t’i jepet po e njëjta rëndësi sikur postimit origjinal, duke e shkruar dhe redaktuar me kujdes në mënyrë që të mos ketë më nevojë për korrigjime të tjera.

Shprehni keqardhje. Shtoni “Na vjen keq ” ose “kërkojmë falje” për gabimin e bërë. Në këtë mënyrë ata që mund të jenë ofenduar ose atyre që u është bërë padrejtësi, do të shohin që kërkimfalja është e plotë, e sinqertë dhe se personi mbrapa gabimit është i gatshëm të jap llogari.


Facebook ofron një mundësi që është shumë e dobishme për të bërë korrigjime: ju mund ta redaktoni/editoni postimin pas publikimit të tij. Pra, ju nuk keni nevojë të fshini postimin, por mund ta ndreqni gabimin dhe të shtoni korrigjimin duke klikuar në “edit”.

Opsioni i editimit të postimit në Facebook

Megjithatë, është praktikë e mirë që të shtohet një koment në postim që i njofton njerëzit se ju keni edituar dhe korrigjuar postimin. Ky informacion është i dobishëm sepse njerëzit që mund të kenë komentuar në postim njoftohen për komentin tuaj të ri dhe kështu tërhiqni vëmendjen te korrigjimi që keni bërë.

Mediat sociale janë një arenë që lëviz me shpejtësinë e dritës. Me kanale dhe pajisje të shumëfishta për t’u menaxhuar, edhe profesionistët më të mëdhenj mund të bëjnë gabime.

Duhet ta kemi parasysh se gabimet mund dhe do të ndodhin. Mediat sociale janë një arenë që lëviz me shpejtësinë e dritës. Me kanale dhe pajisje të shumëfishta për t’u menaxhuar, edhe profesionistët më të mëdhenj mund të bëjnë gabime. Shumicën e kohës, nëse pranoni gabimin, e korrigjoni atë, dhe i njoftoni fansat tuaj për këtë, gabimi juaj do të falet dhe harrohet lehtë.


Nëse keni probleme me menaxhimin e krizave në mediat sociale, na kontaktoni.