Zgjerimi i videove Live po e bën Instagramin shumë më të dobishëm

Instagrami me përditësimin e tij të fundit do t’u mundësojë përdoruesve të tij të shkojnë Live në të njëjtën kohë me një mik, një anëtar të familjes ose të famshmëve me adhuruesit e tyre. Kjo veçori do vihet në provë sot për një grup të njerëzve të zgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe do të testohet për disa muaj para se të lansohet zyrtarisht.
Një transmetim i drejtpërdrejtë me dy persona u dëshmua të jetë një produkt dhe një sfidë teknike. Ekipi Live duhej ta gjente se si të dy njerëzit do të shfaqeshin në ekran. Në vend të përdorimit të modelit FaceTime, që e bën një telefonues të duket shumë më i vogël, Instagrami dëshironte ta bënte transmetimin me ndarje të barabartë të ekranit. Këtë e kanë kërkuar edhe njerëzit me ndikim si një mënyrë për të komunikuar më hapur me adhuruesit.
Gjatë muajve të fundit, ekipi Live e ka rregulluar produktin, të cilin e ka emëruar Tango. Përderisa përdoruesit mund të kenë vetëm një bashkëbisedues në një kohë, me këtë veçori të re ata mund të sjellin aq bashkëbisedues sa ata duan. Të paktën, sa më shumë që mund të futni brenda një ore (maksimumi aktual i livestream). Thjesht përfundoni një bisedë me një person dhe ftoni dikë që të bashkohet. Për ata që nuk duan të shkojnë Live vetë, alternativa me dy ose më shumë persona mund të jetë më e rehatshme dhe një mënyrë që disa marka të fillojnë të komunikojnë direkt me klientët.
Për ta përdorur këtë veçori të re, filloni duke shkuar live: Në Instagram Stories, kaloni nga ekrani “Normal” i kamerës në opsionin “Live”. Pastaj, prekeni ikonën e fytyrave të reja që shfaqet në pjesën e poshtme të djathtë. Përzgjidheni një mik për të shkuar Live dhe shtypni “Add”. I ftuari juaj do të marrë një njoftim pop-up që duhet ta pranojë para se të bashkohet në transmetim. Ju ose i ftuari juaj mund ta përfundoni bisedën në çdo kohë duke kilikuar “X” në qosh të ekranit. Pastaj, transmetuesi origjinal mund të vazhdojë të qëndrojë Live vetë, ta ftojë dikë tjetër ose ta përfundojë edhe ai transmetimin. Pas ndërprerjes së transmetimit, nëse doni mund ta shpërndani videon në storien tuaj.
Ekipi Live mendon se kjo veçori ndihmon që postimet të jenë sa më joformale. Përderisa në Instagram gjithçka paraqitet në mënyrë të përsosur, në videot Live është e kundërta.
Pra, merreni telefonin tuaj, zgjidheni një mik dhe bëhuni gati për Tango!
