Gjatë fotografimit të Vilës së Omer Fortuzit. Foto nga Jora Kasapi nën licensen Creative Commons Attribution-ShareAlike (CC BY-SA 3.0)

Në kërkim të Banesave karakteristike shqiptare.

The Albanian House
5 min readSep 16, 2019

Hey!

Do të donim t’iu marrim pak minuta nga dita juaj, për t’iu folur pak në lidhje me një projekt, me të cilin jemi momentalisht të angazhuar. Projekti quhet “The Albanian House”, një shtysë e mirë për të cilin ishin dhe problematikat dhe gjendja që parashtroi “Preserving Tirana”, një projekt analog dhe i ngjashëm në strukturë dhe në mision. U pa e nevojshme, krijimi i një tjetër platforme online dokumentimi, këtë herë më gjithpërfshirëse, për territorin ku shtrihet projekti.

www.preservingtirana.city pamja e webfaqe-s.

Dokumentimi që po bëjmë është ai mbi banesat më karakteristike dhe përfaqësuese nga pikëpamja historike dhe arkitektonike, në fshatrat dhe qytetet shqiptare. Duke përfshire këtu nga banesat popullore, tradicionale si dhe ansambleve të banimit, të ndërtuara gjatë shekujve XVIII-mesi i shek.XIX në përgjithësi të realizuar me mjeshtër, banesat nga mesi i shek.XIX e deri ne fillimet e shek.XX si adaptime të modeleve të banesave popullore për plotësimin e kërkesave të kohës, si dhe banesat e reja të realizuara me arkitektë të huaj dhe shqiptar me prirje më bashkohore dhe influenca përtej arkitekturës tradicionale. Kjo tipologji përfaqëson në një masë të madhe arkitekturën më autentike shqiptare, gjë që shpjegon dhe fokusin tonë, në këtë arkitekturë specifikisht. Ajo çka e bën më të pasur projektin është padyshim diversiteti i këtyre tipologjive. Ndryshe nga PreservingTirana, i realizuar plotësisht mbi bazë vullnetare, këtë herë gëzojmë një mbështetje nga “Swiss Cultural Fund”, si një ndër projektet fituese, në ndihmë të artistëve të rinj në zhvillim. Jemi të lumtur dhe më vetëbesues, pasi puna jonë do jetë një përzierje me ekspertiza nga profesione të ndryshme, arkitektë dhe kërkues, fotografë, profesionistë dhe konsulentë mbi teknologjitë me kodburim të hapur (open source). Së bashku me ne po punojnë dheCollective 68', një grupim i fokusuar në dhënien e shërbimeve dhe konsulencës, mbi zgjidhjet e teknologjive me kodburim të hapur (free open source) si dhe të dhënave të hapura (open data). Gjithashtu fotot që do jenë pjesë e website-it, po realizohen me një fotograf profesionist.

Produkti final i projektit është një webfaqe dhe materiali, kryesisht material përshkrimor arkitektonik, historik, gjithashtu material fotografik të bërë në terren për të treguar gjendjen aktuale të tyre si dhe evidentimi i shtëpive përmes gjeo-lokacionit në hartë. Webfaqja është menduar si një platformë, që të shërbejë për këdo vendas apo vizitor të huaj që është i interesuar ti vizitojë dhe të marri më shumë informacione mbi to. Duke qenë se një pjesë e mirë e materialeve kanë përshkrim të detajuar arkitektonik, platforma do të shërbente dhe për studentët e arkitekturës dhe jo vetëm, për ti pasur të gjithë materialet të organizuara në një strukturë të vetme dhe lehtësisht të përdorshme.

Punë në progres për emrin e website-it. Foto nga Jora Kasapi nën licensen Creative Commons Attribution-ShareAlike (CC BY-SA 3.0)

Momentalisht kemi rreth një muaj që merremi me pjesën kërkimore përmes literaturës dhe paralelisht me disa udhëtime në terren, ato pak më të afërtat, banesat në zonën e Tiranës dhe Durrësit. Kemi hasur një sërë vështirësish në gjetjen e materialeve dhe literaturës, në situatën kur të duhet ti kërkosh përmes strukturave përkatëse (rasti i Bibliotekës Kombëtare) që kanë shumë procedura e burokracira, që ta vështirësojnë shumë mbledhjen e informacionit si për shembull pamundësia për të tërhequr libra, për ti shfletuar nga shtëpia me qetësinë e nevojshme, duke të dhënë vetëm një afat të shkurtër kohor brenda ditës në një sallë që në shumicën e rasteve është e tej-mbushur dhe pa vende. Gjithashtu shumë materiale që duhet të ishin në domain publik dhe lehtësisht të aksesueshme, janë ofruar online me simbole dhe shkrime censurimi që e bëjnë shumë të papërshtatëshme leximin e informacionit. Në këtë situatë, falemnderojmë shumë Federica Pompejano-n për ndihmën e saj në sigurimin e shumë materialeve (libra dhe artikuj) shumë të vyer e relevantë për projektin.

Një ditë e zakonshme në Bibliotekën Kombëtare. Foto nga Jora Kasapi nën licensen Creative Commons Attribution-ShareAlike (CC BY-SA 3.0)

Në metodën që po aplikojmë, po marrim informacionet dhe po evidentojmë banesat fillimisht nga literatura në mënyrë që më pas të kemi një bazë për ti kërkuar në terren. Në këtë situatë duke qenë se librat në dispozicion janë shkruar shumë dekada më parë, ekziston risku që këto banesa të mos gjenden më sot. Një problem tjetër që kemi hasur është dhe mungesa e përditësimit të hartës së “OpenStreetMap” mbi qytete dhe fshatrat ku bëhet kërkimi i këtyre banesave. “OpenStreetMap” është harta me të dhëna të hapura (pra që mund të përdoret e përmirësohet nga të gjithë ne) gjeohapsinore, që po përdorim për hartëzimin e të dhënave në projekt. Përmës realizimit të projektit synohet të bëhet një punë e dyfishtë mbi hedhjen e shumë informacioneve mbi këto fshatra dhe qytete në hartë. Ky përfaqëson një kontribut në shumë plane.

Etapa e dytë që na pret janë kërkimet në terren dhe fotografimet e eksterierit dhe interierit të banesave, gjatë të cilave shpresojmë të kemi gatishmërinë e njerëzve për të na informuar dhe dhënë informacione pak më interesante, qoftë dhe në trajtën e “legjendave urbane” mbi mënyrën se si këto ndërtesa kanë ndryshuar dhe si janë përdorur ndër vite. Këto ditë po merremi me koordinimin e udhëtimeve, me shpresën që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve, pasi disa nga zonat jane pak më të vështira për tu aksesuar si për shembull zona e Thethit apo fshatra të Tropojës dhe Bulqizës, pjesë këto të projektit.

Imazh nga “Historia e Arkitekturës Shqipëtare”, 1979 .Bace, A. Meksi, A. Riza, e. Karaiskaj, Gj. Thomo,

Gjithësesi, shihemi në blogun e rradhës! Deri atëherë, më shumë informacione dhe foto për të ndarë. :)

p.s. Nëse ke komente apo sygjerime mbi projektin, mund të komentosh duke shtuar një ‘issue’ në ‘repon’ në Github!

Cheers

Sonia Budini dhe Jora Kasapi.

Gjatë fotografimit të Vilës në Rrugën “Rreshit Çollaku”. Foto nga Sonia Budini nën licensen Creative Commons Attribution-ShareAlike (CC BY-SA 3.0)

--

--

The Albanian House

Project that aims to document the most characteristic Albanian houses, historically and architecturally in some of the main cities and villages of Albania.