5 javë abolim

Kaluan saktë 5 javë që kur presidenti Gjorgje Ivanov fali 56 politikanë dhe persona të afërt me ta. Protestat të cilat filluan si revoltë ndaj këtij vendimi po vazhdojnë edhe më tej. Në ndërkohë, Kuvendi u shpërbë dhe zgjedhjet u caktuan për datën pesë qershor.

Javën e kaluar, disa orë para skadimit të afatit ligjor VMRO — DPMNE paraqiti lista të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Megjithatë, LSDM, BDI dhe PDSH, siç paralajmëruan paraprakisht nuk e bënë të njëjtën. Në mënyrë plotësuese, BDI paraqiti propozim për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Edhe pse vetëm tre muaj më parë Gjykata Kushtetuese u shpall jo kompetente për temën e njëjtë, kësaj here unanimisht vendosi të fillojë me shqyrtimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit për shpërndarje. Menjëherë pas shpalljes së Vendimit gjyqësor, deputetët e filluan procedurën për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Me propozimin e ri, zgjedhjet e 5 qershorit, zyrtarisht nuk do të mbahen, por datë e re nuk është përcaktuar ende.

Paralelisht me këtë, faktori ndërkombëtar ditët e fundit po bën presion gjithnjë e me të madh për tërheqjen e plotë të faljes të miratuar nga presidenti dhe ringjalljen dhe implementimin e Marrëveshjes të Përzhinos.

Like what you read? Give Гласови за демократија a round of applause.

From a quick cheer to a standing ovation, clap to show how much you enjoyed this story.