Gjenerata e rritur në protesta

Lufta ime dhe e gjeneratës sime filloi kur ata u përpoqën të infiltrohen në atë që ne të rinjtë e vlerësojmë më së shumti — arsimin. Nuk u ndezi te studentët kështu që goditën te më të rinjtë, sipas tyre varianti më i dobët — nxënësit e shkollave të mesme. Dhe menduan se do t’ju ndezë. U përpoqën të na futin reforma mbeturinash të paligjshme në arsim, me të cilat vetëm se na ndihmuan. Na miqësuan, na bashkuan, na ngritën në këmbë, na treguan se dimë si të organizohemi dhe si të luftojmë. Na mundësuan në moshën tonë 18 vjeçe jo të plotë, të përjetojmë përvojën e luftës për të drejtat tona, përvoja si ndjehesh kur zëri juaj është i injoruar edhe pse kërkon me zë të lartë, por edhe e ndjejmë si është kur dëgjohet zëri jonë i fuqishëm. Një përvojë, të cilën nuk prisja ta përjetoja në ato vite, sidomos jo në Maqedoni, sidomos jo me brezin tim.

Na zgjuan nga gjumi dimëror dhe krijuan vetëm kundër efekt. Përmes asnjëfarë arsimi, me kuazi-reforma përmes të cilave duan t’i rrisin të rinjtë në pa kurrizorë, konformistë të qetë të regjimit, të cilët me kokat e përkulura vetëm dëgjojnë urdhra dhe pranojnë çdo gjë që do tu servohet u ndezi vetëm në rrugë, duke mos dashur të na edukojnë në një rrini kritike, një brez që nuk ka frikë dhe që në mënyrë të vendosur dhe të qartë lufton për qëllimet dhe idealet e veta. Vetë u bënë pedagogët të cilët nuk dëshironin që t’i kemi dhe me kampimin para MASH na mësuan të jemi të qëndrueshëm, të vazhdueshëm dhe të fuqishëm, të ndajmë frikën, lumturinë dhe pikëllimin. Dhe kjo është ajo që na bëri brez të sinqertë që nuk lufton për para, pushtet dhe autoritet, por për arsimimin e vet, të drejtat e veta, për vendin e vet, PËRDITË.

Beteja e brezit tonë nuk u ndal me ngritjen e kampit për shkollat e mesme para MASH, në të kundërtën, aty vetëm morën vrull përmes njohjes me individë të ndryshëm që më vonë u afruan, u lidhën dhe tani përveç arsimit veprojë për zgjidhjen e krizës së plotë politike. Dhe kuptuam se lufta nuk fitohet menjëherë, por renditen betejë pas beteje. Por, kuptuam se kemi ardhur në gjysmë të rrugës. Edhe pse e arritëm moshën madhore para MASH, në rrugë, nuk na mjaftonte. Tani e mbushëm dekadën e dytë të jetës sonë, prapë u kthyem në rrugë para ISHP-së dhe nuk na vjen keq, sepse kemi dy alternativa: të dalim jashtë vendit dhe të na brejë ndërgjegjja se ikim nga problemet, ose të luftojmë edhe më tej, të bashkuar dhe të sinqertë, ashtu siç kemi bërë deri më tani.

Më gëzon ajo që më në fund brezi im ka mësuar ta marrë fuqinë në duart e veta. Më gëzon ajo se jam e sigurt se në qoftë se vazhdojmë kështu, kurrë nuk do të na gjejë ky mjerim. Së fundi erdhi koha jonë dhe do ta shfrytëzojmë atë. Kështu që brezi ynë u rrit në rrugë, do të jetë ky që do të mund t’i shtyjë dhe të ketë bazë për kritika ndaj të gjitha qeverive dhe institucioneve në të ardhmen.

Author: Alexandra Filipova