LGBTI personat në demokraturën e RM-së

Për sigurimin e informatave në lidhje me statusin e LGBTI (lezbikeve, gej meshkujve, biseskual/eve, trans* dhe interseks personave) në Maqedoni, mund të shërbejnë shumë të dhëna të gjeneruara nga lloje të ndryshme të hulumtimeve, indekse, raporte dhe analiza, të cilat mund të përfshijnë një grup ose më tepër grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut, të cilat kanë të drejtë ti realizojnë dhe ti gëzojnë këta persona me të drejtë të barabartë, si të gjithë qytetarët/ et tjerë/a të Maqedonisë.

Një nga burimet e këtilla gjithëpërfshirëse të informatave është Indeksi i Rainbow Europe, e ILGA Evropa, e cila hulumton kornizën juridike për mbrojtjen e të drejtave të LGBTI personave e pranishme në secilën nga 49 shtetet, të cilat përkrahin këtë organizatë rajonale evropiane e cila i merr parasysh LGBTI të drejtat e qytetarëve. Kjo analizë i rangon shtet në bazë të asaj se si ndikojnë ligjet dhe politikat e çdo shteti, mbi jetën e LGBTI personave në shtet. Në detaje, kjo analize jep këqyrje për fushat në të cilat zakonisht të drejtat e LGBTI personave paraqesin lëndë të shkeljes, si për shembull diskriminimi, krimi për shkak të urrejtjes, fjala e urrejtjes, liria për tubim dhe shoqërim publik, liria e shprehjes, por edhe e drejta e pranimit të gjinisë, integritetit trupor dhe familjes.

Sipas kësaj analize, Maqedonia vitet e fundit është ankoruar në fundin e shteteve evropiane për disa shkaqe. E para dhe themelorja është mungesa e kornizës juridike përkatëse në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të këtyre personave, e cila në fakt paraqet bazën e hulumtimit të cilin e përpunon kjo analizë. E dyta, dhe më shumë e rëndësishme është mungesa e dialogut dhe bashkëpunimi ndërmjet LGBTI organizatave dhe organeve shtetërore kompetente. E treta, mungesa e besimit të LGBTI personave ndaj institucioneve, por edhe ndaj LGBTI organizatave, dukshëm e vështirëson avancimin e të drejtave dhe statusin e LGBTI personave.

Në fakt, mungesa e dialogut dhe besimi ndërmjet LGBTI organizatave dhe organeve shtetërore, si dhe ndërmjet LGBTI personave dhe LGBTI organizatave paraqet një nga sfidat më serioze të LGBTI organizatave dhe aktivistëve gjatë viteve të kaluara më tepër se 10 vjet LGBTI aktivizëm në Maqedoni.

Për shembull, nga aspekti i aktivistit për LGBTI të drejta, është jashtëzakonisht e vështirë dhe e pa imagjinueshme të mendohet për bashkëpunim me institucionet, madje edhe me ato të cilat vetë janë të formuara me miratimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, siç është Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Ky Komision kohë më parë nuk konstatoi diskriminim në tekstet shkollore universitare, ku homoseksualiteti konsiderohet si gjendje patologjike. ku promovohet homoseksualiteti si kërcënim për mbijetesën e njeriut dhe njerëzimit, dhe ku mbështetja ndaj homoseksualiteti çon drejt aprovimit të zoofilisë, pedofilisë dhe incestit.

Hulumtimi për vitin e kaluar në lidhje me mendimin publik për LGBTI në Ballkanin Perëndimor tregon se tre sferat në të cilat LGBTI personat konsiderojnë se janë më të diskriminuar janë vendi I punës, mbrojtja policore dhe mbrojtja sociale, sfera për të cilat shteti ka mandate dhe kompetencë të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së. Raporti vjetor për diskriminimin, dhunën dhe shqetësimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, tregon se personat e rinj LGBTI, për dallim nga moshatarët/et e tyre hetero, janë më të prirë ndaj depresionit, më shpesh ndjejnë ankth në interaksionet sociale, dhe më shpesh i fshehin informatat për veten, informata për të cilat konsiderojnë se janë jo përkatëse dhe të turpshme.

Unë personalisht jam e lodhur të drejtat e LGBTI personave në Maqedoni na vazhdimësi të diskutohen, vetëm dhe vetëm në nivele të disa të drejtave themelore të njeriut — e drejta e tretmanit të barabartë dhe jo diskriminimit, e drejta e shprehjes së lirë, e drejta e lirisë për tubim dhe shoqërim publik, e drejta e lirisë së shprehjes, e drejta për çlirim nga dhuna…

Vallë ekzistenca jonë është e reduktuar vetëm në (mos) gëzimin dhe (mos) realizimin e këtyre të drejtave? Kur do të diskutojmë për të drejtat tona sociale dhe ekonomike?
Ku është zëri jonë?

Me siguri, i humbur diku nëpër korridoret e karikaturimit të demokracisë gjatë gjithë këtyre viteve.

Autor: Antonio Mihajlov, Fronti Subversiv

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.