Pse beteja për PSUKM është jashtëzakonisht e rëndësishme?

Në mënyrë që të krijojmë dhe të ruajmë shoqërinë e re, na nevojitet të krijohet dhe të ruhet vetëdije e re. Kultura është vend ku mbillet vetëdija jonë: Rregullat, zakonet dhe diskursi që e përbëjnë përditshmërinë tonë. Në këtë drejtim, kultura është ajo që na udhëheq nëpër të mirë dhe të keqe, nëpër të drejtë dhe të padrejtë, nëpër të pa këndshme dhe të bukur, nëpër të mundshme apo të pamundshme. Kur kultura bëhet hegjemonike, ajo bëhet “mëndje e arsyeshme” (common sense) për shumicën e qytetarëve. Ajo që shpesh dëgjohet në publik, si: “Duhet të ndryshohet vetëdija te qytetarët”, sugjeron luftën kulturore të pikëpamjeve të saja dhe kuptimin e vetes, shoqërisë, lirisë, barazisë, etj. Xhepat e lirisë siç i ka quajtur Gramshi më vonë kulturë “kundër hegjemonike”, respektivisht mënyrë e të menduarit dhe praktikë të cilat kanë potencial revolucionar për shkak të faktit se e sfidojnë gjithë sistemin e kulturës dominuese. Në rastin tonë mund të përmendim pakënaqësinë e organizuar Sheshi Liria, Stop Brutalitetit Policor, Aman, Masa Kritike, Plenumet etj.

Që të rish në pushtet, nevojitet riprodhim kulturor i shembullit vetjak. PSUKM luan pikërisht këtë rol në fakultetet. Por, ekzistojnë qytetarë të cilët janë në kontakt me kulturën e instaluar dhe pyesin veten, nëse ajo paraqet armikun toksik të pa dukshëm brenda të cilit në mënyrë oportune do të treten ose do ta hedhin dorashkën para tij dhe do ta sfidojnë. Këta “xhepa të lirisë”, në përgjithësi paraqesin masën studentore dhe gjimnazistët.

Përfaqësuesit studentor të forumeve rinore të të rinjve, dukshëm kontribuuan për “autonomi universitare” në drejtim të zgjedhjes së profesorëve, senatorëve, dekanëve, rektorëve, me të cilët strukturat partiake instalohen përgjithmonë në fakultete. Dëmi është i paçmueshëm. Ata janë filtri i të përshtatshmëve dhe të pa papërshtatshmëve. Ushtri partiake në radhët e universiteti. Nga ekzistimi i tij, ata e pamundësojnë zërin e studentit dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Por këtu, identifikimi i anëtarëve të forumeve rinore me përfaqësuesit studentor do ta ndërlidh me një tjetër, asociacion shumë më të tmerrshëm dhe më shqetësues.

Pamë se falsifikimi i zgjedhjeve nuk ishte mundim për ata, as turp. Falsifikimi tani më është absolvuar në rrethin e tyre të shenjtë si gjë normale, madje edhe si “kull”. Me krenari dhe dinjitet. Me muskuj dhe zinxhirë të florinjtë, me rambovka në fakultet. Imagjinoni si mund të jetë, kur kjo gjeneratë i realizon zgjedhjet? Nuk ka nevojë, ushtrim i cili dëshmoi si realizohen zgjedhjet parlamentare, ishte zgjedhja e liderit të studentëve. Në mënyrë plotësuese, kjo gjeneratë tani më ka marrë pjesë në parregullsi zgjedhore gjatë mbajtjes se zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve parlamentare. Të mos gënjehemi dhe ta ndërpresim mendimin tonë se djelmoshat janë shumë të rinj, që të mund të bëjnë punë të pista në atë moshë.

Nëse e ndyn fytyrën në ato vite, kohë të gjatë do ta mbash të palarë. Ai turp në rrugë të gjata është tepër i rëndë.

Fitorja në zgjedhje të këtilla studentore vështirë kualifikohet edhe si “i pari i fshatit”. Këta njerëz tani më shkelin mbi kurrizin tonë. Mund ta ndërroni lojën ose ti duroni gjatë gjithë jetës. Qëndrimi i tyre në pushtet, është disfata jonë më e madhe. Kjo është ajo kulturë e cila shumon dhe përshëndet krimin, është ajo kulturë e cila të shpërngul jashtë Maqedonisë. Këta “të rinj” janë ata të cilët abolojnë (falin) me të vërtetë.

Autor: Vladimir Delov

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.