Reforma në administratën publike në Maqedoni: rrethi magjik i klientelizmit duhet të parandalohet

Reformat në administratën publike në Maqedoni, filluan gjatë viteve të vonshme të 90- tave në të njëjtën kohë kur filluan edhe në vendet tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore të cilat tani janë anëtare të BE-së, ndërsa më herët në krahasim me vendet e tjera të rajonit (“Ballkani Perëndimor”).[1]

Pas një dekade, kritikat ndaj administratës publike në Maqedoni u bënë edhe më të fuqishme sesa gjatë fillimit të reformave. Sipas raporteve, partizimi i përhapur gjerësisht [2] i shkatërron institucionet.

Çfarë shkoi keq?

Është e lehtë regresi në lidhje me reformat në administratën publike ti referohet të ardhmes jo të sigurt Euro — atlantike. Regresi është evident në të gjitha aspektet e qeverisjes. Megjithatë, ne jemi të mendimit se faktorë të caktuar vendas dhe të jashtëm të lidhur ngushtë ndërmjet vete, kontribuuan në drejtim të kësaj situate, në veçanti në drejtim të reformave në administratën publike.

1. Faktori i parë, gjithsesi se është mungesa e udhëheqjes politike, gjatë zbatimit të reformave në administratën publike. Përderisa qeveritë e ndryshme kishin pikëpamje dhe praktika të ndryshme, asnjëra prej tyre hapur, nuk ndërmori përgjegjësi për formimin e administratës të bazuar mbi merita dhe e fokusuar në krijimin e kushteve.

2. Në fillim , reformat u zbatuan me kërkesë të BE-së dhe më kërkesa të disa institucioneve të reja të formuara ( p.sh., ish Agjencia për Nëpunës Shtetërorë). Qeveria aktuale e modifikoi sistemin dhe rolin e institucioneve në masë të madhe, në mënyrë që i fragmentoi reformat në projekte të veçanta [3] me çka, në fakt, manipuloi me reformat në administratën publike me qëllim që ti robërojë institucionet.

3. Nuk u dakordua një version dhe strategji publike, të cilën do ta kishin pranuar shumica e aktorëve. Një nga çështjet kyçe, sistemi i karrierës përkundër sistemit të pozitës, ende është të tryezë.

4. Zbatimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ( të bashkësive etnike), e cila është përfitimi themelor i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nuk kontribuoi drejt krijimit të administratës publike bazuar në merita, por përkundrazi rezultoi se partizim të mëtutjeshëm [4].

5. Intervenimi i BE-së, e cila në masë të madhe varej nga vlerësimi dhe këshilla e SIGMA — OECD ( Mbështetje për përmirësimin e qeverisjes dhe avancim — Organizata për Bashkëpunim Evropian dhe Zhvillim), si dhe nga projekte të ndryshme për ndihmë, fillimisht ishte teknike dhe shpesh “lejonte” hapa që deklarativisht është dashur por në praktikë nuk i kanë arritur qëllimet e vërteta ( si p.sh. miratimi i dy amendamenteve si mesatare në nivel vjetor për Ligjin për nëpunës shtetërorë, i miratuar në vitin 2000, deri në vitin 2011).

6. Mungesa e debatit strukturor i cili do të kishte përfshirë sektorin civil dhe sektorin e biznesit dhe përjashtimi i organizatave jo qeveritare gjithashtu rezultuan me regresin e reformave në administratën publike.

Një nga mësimet kryesore të cilat u mësuan nga shembulli maqedonas, është se nevojitet vullnet i sinqertë politik nga aktorët vendas dhe potencial i fuqishëm që të zhvillohet dhe aq më tepër të zbatohet vizioni i përbashkët për reformën në administratën publike e cila do tu shërbejë qytetarëve dhe subjekteve afariste.

Intervenimet e jashtme mund të cenohen nëse inkorporohen në hendekun ndërmjet vullnetit esencial të aktorëve vendas dhe potencialit për reforma vetëm në nivel teknik.

Siç qëndrojnë punët, nevojiten masa urgjente në Maqedoni, që të ndalohet rrethi magjik i klientelizmit i cili i parandalon reformat esenciale në administratën publike. Për këtë shkak, një grup organizata jo qeveritare maqedonase, kërkojnë, me Draftin e tyre, formimin e qeverisë të ekspertëve e cila në mënyrën më të mirë të mundshme do ta kishte ndarë shtetin nga partitë [5]. Kjo mund të paraqesë pikën fillestare për rivendosjen e sistemit të administratës publike, dhe në veçanti zbatimin e saj.

[1] Strategjia për reforma në administratën publike u miratua në vitin 1999 pasi paraprakisht ishte miratuar Ligji për nëpunësit shtetëror në vitin 2000.

[2] Strategjia për zgjerim e BE-së 2015, Komunikimi i Komisionit Evropian më Parlamentin Evropian, Këshilli i Evropës, Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social dhe Komiteti Rajonal, 10 nëntor 2014, KOM (2015), 611 versioni përfundimtar

[3] Strategjia e re për reforma në administratën publike u miratua në vitin 2010.

[4] Ristevska Jordanova M, dhe autorë të tjerë, Jeta dhe Numra, përfaqësimi adekuat në administratën publike në Maqedoni, Instituti për Politika Evropiane, Shkup 2016.

[5] Draft për reforma urgjente demokratike, Shkup, korrik 2016, e qasshme në: http://epi.org.mk/docs/Blueprint_ANG_WEB.pdf

Autor : Dr. Malinka Ristevska Jordanova, Drejtore, European Policy Institute — Shkup

Like what you read? Give Гласови за демократија a round of applause.

From a quick cheer to a standing ovation, clap to show how much you enjoyed this story.