Universiteti do te jetë përsëri joni!

Protesta studentore (01.07.2016)

Lufta për organizim studentor demokratik dhe cilësor më UKM është e pranishme pothuajse një dekadë. Me vite me radhë aktivistë studentor kanë alarmuar, krijuar, theksuar, organizuar aktivitete me qëllim ndryshimin e akteve juridike të cilat ekskluzivitetin e organizimit studentor ja kanë ndarë një organizate të quajtur Parlamenti Studentor pranë UKM. Vite me radhë, studentë të cilët nuk janë zgjedhur gjatë zgjedhjeve studentore, të cilat janë organizuar në mënyrë partiake, të cilët kujdesen për nevojat e grupit të ngushtë të studentëve dhe i anashkalojnë problemet dhe kërkesat studentore u përshinë në të gjitha trupat e vendimmarrjes dhe me të drejtë të barabartë vote vendosnin për punën e fakulteteve dhe universitetit. Edhe përkundër të gjitha kërkesave në publik, UKM ngeli i shurdhër ndaj kërkesave të studentëve të ndërmarrë qëndrim konkret në lidhje me këtë çështje dhe u apstrahua sikur ajo pjesë të ishte diçka që ndodh jashtë komunitetit akademik.

E gjithë drama e turpshme rreth çështjes së hidhur në lidhje me organizimin studentor kulminoi më 30 qershor, të enjten e kaluar shumë të nxehtë. Dita e cila na zgjati 19 orë, luftë aktive pa kompromis dhe e cila na solli një mëngjes të hershëm gjatë të cilit u shoqëruam nga pjesëtarë të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë të MPB-së.

Më 30 qershor u mbajtën zgjedhjet për presidentin e PSUKM, përfaqësuesi i parë i studentëve të UKM. Zgjedhjet vijuan me një vonesë prej dy vjet, gjatë së cilave, ish kryetari, Kirill Spirovski, pa asnjë njoftim dhe bazë juridike, e vazhdoj mandatin e tij. Zgjedhjet u mbajtën jashtë kalendarit akademik të UKM, në periudhë kur në Shkup ka numër të vogël të studentëve, ndërsa akoma më pak studentë janë të pranishëm në fakultete. Rregullat nuk u bënë publike, ndërsa PSUKM nuk i vendosi në asnjë vend publik rregulloret. Në mënyrë plotësuese, parlamenti nuk ka ueb faqe.

Gjatë ditës si anëtarë të Plenumit Studentor ishim të pranishëm në një pjesë të fakulteteve pranë UKM dhe e mbikëqyrëm procesin. Në shumicën e fakulteteve mungonin paravanë, më çka drejtpërdrejtë shkelet Statuti i UKM i cili kërkon zgjedhjet për përfaqësues të studentëve të jenë sekrete dhe të drejtpërdrejta. Kishte prezencë të madhe të jo studentëve, si dhe grupe të organizuara partiake të të rinjve në grupe të mëdha të cilit vinin të votojnë së bashku. U vërejtën edhe pjesëtarë të policisë me veshje civile. Edhe përskaj përpjekjeve të diskutohet me përfaqësuesit e PSUKM, nuk mundëm të marrin përgjigje. Në fakultetet, në oborrin e UKM vazhdimisht shëtisnin një grup prej tridhjetë studentë të cilët u tregonin votuesve për kë të votojnë dhe ku të shkojnë. Secila përpjekje nga ana jonë të bisedojmë, shndërrohej në fjalë të pa artikuluar mirë dhe ofendime të nivelit më të ulët.

Dalja ishte vërtet shumë e ulët kështu që në çdo fakultet kishte nga 10–20 letra votimi. Në disa fakultete nuk kishte as kuti votimi.

Kutitë e votimit të Fakultetit Ekonomik/ Juridik/ Filozofik dhe Filologjik.

Në ora 16, në Fakultetin Juridik një kuti votimi u nxor me dhunë edhe atë nga anëtarë të partisë politike, të cilët nuk janë studentë dhe nuk kanë legjitimacion studentor. Njerëzit e njëjtë me dhunë na shtynë nëpër pjesën e pasme të fakulteti dhe i morën kutitë e votimit, me automjete private në drejtim të panjohur.

Pjesëtarët e Plenumit u drejtuan kah selia e PSUKM prej nga u nxorën disa kuti votimi, prej të cilave disa u vendosën në automjet me targa të Shtipit (ST 466 KG) ndërsa të tjerat u fshehën në ambulancën më të afërt. Kryetari i parlamentit së bashku me Komisionin Zgjedhor u kyçën në seli dhe e nxorën dorëzën e derës. Gjatë periudhës nga ora 16.30 deri në orën 18, dy herë u njoftua policia se PSUKM po e pengon lëvizjen e studentëve në hapësirat të cilat u takojnë dhe se janë vjedhur një pjesë e kutive. Në lidhje me këtë asnjëherë nuk morën procesverbal zyrtar dhe e njëjta nuk është regjistruar në procesverbalin zyrtar të MPB për atë natë. Deri sa erdhi Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, në rrethinë kishte 4 policë.

I telefonuam Kirill Spirovskit rreth orës 20.30 me kërkesë të anulojë zgjedhjet e turpshme, me ultimatum për një orë të marrë vendim. Pas një ore, ai as nuk u paraqit as nuk ju përgjigj thirrjeve tona telefonike.

Rreth pres 23 vërejtëm se policia e zakonshme u largua, ndërsa në vend të saj erdhën disa automjete të blinduara dhe nja gjashtëdhjetë forca speciale.

Njësia për Shpërndarje të Shpejtë para PSUKM
Përsëris, gjashtëdhjetë pjesëtarë të njësisë policore speciale detyra e së cilës është të luftë kundër grupeve terroriste dhe shoqërimit kriminel. Ne, tridhjetë studentë me indekse në dorë, me qese të nxira poshtë syve dhe lodhje nga e gjithë dita e turpshme, barqe të zbrazura dhe me mendimin për drejtësi.

Thamë, çfarë mund të na ndodhë, hajde, me siguri do të marrin ndonjë njoftim për atë se çfarë po ndodh. U ulëm në korridorin para zyrës, të gjithë së bashku, me duart lartë si shenjë se ne nuk jemi të dhunshëm, por se jemi qytetarë akademik.

Fillimisht hynë tre studentë të Fakultetit të Mjekësisë me kuti votimi. Ajo që më pikëlloi më tepër është momenti kur një nga anëtarët e plenumit iu drejtua studentit të parë: “Ti ishe në plenum, si mund ta bësh këtë? Ti ishe me ne, luftonim së bashku!” Më kujtoi një dramë maqedonase, pikëlluese e cila fliste për marrëdhënie të acaruara ndërmjet vëllezërve. Emri nuk më kujtohej.

Mbasi nuk ju lejuam studentëve të kalojnë, në shenjë proteste për pa ftyrësinë me të cilën kjo organizatë studentore e keqpërdori pozitën e cila i është dhënë si përfaqësues i studentëve. në hapësirat hynë anëtarët e Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë. Gjithçka ndodhi shumë shpejtë. Duke shkelur mbi ne na shpërndanë në hapësirën brenda.

Para ne një resht policë me mburoja, mbrapa tyre incizonin mediat me drita të ndezura. Rimë ulur poshtë, në mes të mburojave. Fillimisht e kapën Magdalenën e cila rinte ulur pranë meje. Mundohem ta shpëtoj, e mbaj fort sa mundem. Mbrapa dëgjohej ulërimë. Dikush bërtiti: “Rrihni studentë, a keni ndërgjegje? Fëmijë shkelni, nuk duam të rrihemi!” Nga mediat dëgjonim njerëz më të moshuar si i lutnin të na lënë. Një pjesë e prindërve tanë janë atje, shohin se si fëmijët e tyre durojnë brutalitetin policor. Të gjithë së bashku filluam të bërtasim: TURP, TURP, TURP, TURP

Më kapin dy policë. Nuk shoh fytyra, nuk shoh asgjë. Vetëm zi, blice dhe ushtarë. Përpiqem të lirohem, por dikush më mban për çante dhe më nxjerr nga hapësi.

Tani më jam jashtë, por nuk mund të marr frymë. Mendoj se në mushkëri kam vrimë të zezë. Dridhem, lukthi do të dalë jashtë stomakut. Marr veten dhe hy në radhët e policëve, duke i lutur të shoh nëse kanë dalë të gjithë tanët.

Kam frikë se dikush po ha qotek brenda, ndjej mosbesim ndaj njerëzve të cilët duhet të na mbrojnë ne.

Më lëshojnë të hy brenda. Nën këmbët time po heqin zvarrë një student të vitit të parë. Një nëntëmbëdhjetë vjeçar i cili peshon nja dyzet kile. Nga ana tjetër, atje ku janë mediat dëgjoj ulërimë konstante.

Shoh se të gjithë jemi jashtë, tani më të larguar nga hyrja. Na shtyjnë, të gjithëve. Disa profesorë, studentë, prindër. Me duart lart. Formojnë rreth gjithnjë e më të madh, ndërkaq ne jemi të pa fuqishëm para mburojave të tyre me duart lart bërtasim “STOP BRUTALITETIT POLICOR”! Derisa hapën e mbyllem sytë ishim jashtë në bulevard.

Nuk mund te flas, qaj, pyes veten si mundën të na bëjnë një gjë të këtillë. Të gjithë me procese të larta, dije, punime shkencore dhe debate në biografitë tona, luftëtarë të sinqertë të lirisë, të shkelur nga jësia policore detyra e të cilës është të përballem me terroristë!

E ngre kokën ndërsa nga lartë, anëtarët e PSUKM nga dritarja na incizonin dhe na qeshnin. Njishanikët dhe analfabetët, nga lart tallen me të mësuarit. Të mbrojtur nga policia.

Në dorë kam blana, ndërsa shoku im, bluzën e ka me gjak. Do paguajnë për këtë, them. Drejtësia nuk është nocion abstrakt. Ajo do ti mbërrijë dhe do paguajnë për këtë!

Anëtarët e lënduar të Plenumit Studentor

Informata është përhapur, vijnë gjithnjë e më tepër njerëz të na mbështesin. Prindërit e mi po vijnë, të hidhëruar e kërkojnë komandantin e aksionit. Normalisht, ai zotëri është fshehur diku dhe i ruan studentët të cilët kurdisën, falsifikuan dhe vodhën zgjedhjet studentore. Kështu është në këtë shtet, kriminelët mbrohen, qytetarët e rëndomtë shkelen nga policia.
 
 Morëm informatë se Kirill Spirovski, kryetari i PSUKM, del nga pjesa e pasme e konviktit. E takojmë në rrugicat dhe të gjithë mllefin ja derdhim atij. I themi se ai është turpi i komunitetit akademik. Normalisht, këtu është Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe e fut në konviktin studentor.

E gjithë kjo tollovi zgjati deri në ora 3 në mëngjes. Rimë në bulevard dhe nuk mund të besojmë çfarë na gjeti. 
 
 Gjithë natën vijoj pagjumësi për shkak të imazheve të cilat më kthehen nga e gjithë dita. Ndjehem se më është shkaktuar padrejtësi dhe e ofenduar. E shoh indeksin tim të ndezur, diplomën time të Fakultetit Juridik, të këputur. I mat matricat time mendore prej partizani, me primitivizmin e këtyre të PSUKM.

Çizmet e rënda kundër mendjeve tona të reja, lufta jonë për drejtësi kundër demonstruesve të fuqisë dhe forcës të të paditurve.

Në mëngjes zgjohem me mllef. Ndjehem edhe më tepër e hidhëruar, edhe më tepër jam e motivuar të vazhdoj betejën për një të nesërme më të mirë. Mbrëmë mbollën fara të bukura lule, mendoj me vete. UKM do të jetë joni përsëri dhe do të kthejmë dinjitetin. Ne, tridhjetë pleumas të mllefosur, racional dhe të pjekur. 
 
 Gjatë këtyre disa ditëve, nuk u deklarua asnjë nga komuniteti akademik. Heshtje në administratën e rektorit, dekanëve dhe shumica e profesorëve. Një pjesë e tyre me pa ftyrësi u shprehën të tmerruar nga ndodhitë në rrjetet sociale, ndërsa ditën e kaluar na kalonin duke qeshur nëpër korridoret e fakulteteve derisa zgjatnin zgjedhjet.

Jam e mendimit se UKM-it i nevojitet një ristrukturim moral dhe kthimin e vlerave etike dhe raporteve të respektit dhe solidaritetit ndërmjet qytetarëve akademik
 
 Lufta për universitet të lirë është lufta për shoqëri të lirë! Lufta për studentë të lira është luftë për pishtarët e lirisë të një shteti! Tani jemi edhe më të motivuar të kthejmë universitetin atje ku takon — bastion i mendimit të lirë kritik.

Do të fitojmë, të gjithë ne jemi qenie racionale! Nuk mund të na shkelin aq sa mund të krijojmë dije, nuk mund të na kontestojnë aq sa mund ti praktikojmë idetë e lira! Ky është amanet nga veprimtarët vëllezër emrin e të cilëve e mban universiteti jonë, Goce mësuesi dhe stërgjyshet tona dhe stërgjyshërit partizanë!

UKM do të jetë vendi nga i cili do të fillojnë rrënjët e thella të drurëve të qershisë me lule të bujshme! Vendi ku u lind dielli i ri i lirisë. Përshëndetje plenumas!

Autor: Aleksandra Zhivkovikj

One clap, two clap, three clap, forty?

By clapping more or less, you can signal to us which stories really stand out.